Të Fundit
7 shenja që tregojnë se jemi prindër të mirë

7 shenja që tregojnë se jemi prindër të mirë

Nadene van der Linden

Prindërit shpesh herë shqetësohen se po dështojnë me fëmijët e tyre. Prindërit modernë e mbajnë veten në standarde më të larta ndërsa ne i udhëzojmë fëmijët tanë në moshën madhore. Thjeshtë mund të biesh në kurth duke u krahasuar me prindërit e tjerë ose nëse kërkojnë njoftime të jashtme të qenit prind i mirë.

Prindërit shpesh herë shqetësohen se po dështojnë me fëmijët e tyre. Prindërit modernë e mbajnë veten në standarde më të larta ndërsa ne i udhëzojmë fëmijët tanë në moshën madhore. Thjeshtë mund të biesh në kurth duke u krahasuar me prindërit e tjerë ose nëse kërkojnë njoftime të jashtme të qenit prind i mirë.

Në punën time si psikolog klinik, ekzistojnë shtatë shenja të cilat na bëjnë me dije që fëmija ka prindër të shkëlqyeshëm.

1 | Fëmija shfaq një varg emocionesh përpara jush

Ndonjëherë është rëndë t’i parashikosh emocionet e mëdha të fëmijës. Ne ndoshta nuk dëshirojmë të jemi dëshmitarë të shprehjes së emocioneve të mëdha të tyre, por aftësia e tyre për ta shprehur zemërimin, trishtimin ose frikën para jush është shenjë e mirë sepse ato ndihen të sigurt me ne që të shprehen në atë mënyrë.

Mua më brengos shumë kur fëmija i fsheh ndjenjat e veta prej prindërve. Shpesh, kjo është shenjë e problemeve të mëdha në relacionin prind-fëmijë. Shmangni ndaljen ose shpërqendrimin e fëmijës tuaj nga ndjenjat e tij. Në vend të kësaj, kushtojini vëmendje dhe tregoni vlerësim për ta.

“Sipas mënyrës në të cilën e godet murin, e shoh që je shumë i zemëruar. Dhe më thua që kjo është për shkak se vëllai yt nuk dëshiron të loz me ti.” Në këtë mënyrë i bëni me dije fëmijës se mund t’i trajtoni ndjenjat e tij dhe jeni të gatshëm ta kuptoni problemin nga prizmi i tij.

2 | Fëmija juaj vjen tek ju kur lëndohet ose përballet me ndonjë problem

Unë e di se prindi bën një punë të jashtëzakonshme kur fëmija i tyre vjen tek ata si stacion i parë për problemet e tij. Kjo do të thotë që ju keni siguruar një bazë të sigurt në të cilën fëmija juaj mund të kthehet kur ka nevojë për ndihmë.

Mënyrë e mirë për ta inkurajuar këtë është ta mirëprisni fëmijën tuaj me krahë të hapur dhe t’i dëgjoni problemet e tij, edhe pse juve mund t’ju duket problem i vogël. Kjo vendos që marrëdhënia e juaj të jetë e hapur për komunikim për gjëra që janë të vështira në jetën e fëmijës.

3 | Fëmija juaj mund i debaton mendimet dhe ndjenjat e tij pa pasur frikë nga reagimi juaj

Kjo është shenjë pozitive e një marrëdhënieje të hapur dhe fleksible në mes prindërit dhe fëmijës. Disa prindër pa dashje e kufizojnë komunikimin me fëmijën e tyre përmes sjelljes së tyre, të tilla si reagimi i ashpër ndaj mendimeve ose ndjenjave që nuk iu pëlqejnë atyre që vënë në dyshim sjelljen e tyre si prind.

Prindërit e tjerë shfaqen aq të brishtë para fëmijëve të tyre sa që nuk duan t’i dëgjojnë mendimet dhe ndjenjat e tyre. Unë shqetësohem kur prindërit thonë: “Fëmija im është shkëmbi im”. Prindërit janë shkëmbinjtë; fëmijët nuk duhet të jenë kurrë shkëmbi i prindërve të tyre.

Ju mund ta përkrahni këtë duke i pranuar mendimet dhe ndjenjat e fëmijës tuaj. Ndërsa nëse keni nevojë për mbështetje shtesë për ndjenjat tuaja, bëjeni këtë me një të rritur tjetër – jo me fëmijën tuaj.

4 | Keni qëndrim jo-kritik dhe pa etiketime

Prindërit e shkëlqyeshëm komunikojnë pa e kritikuar dhe emërtuar fëmijën e tyre me emërtime të ndryshme siç janë: “i keq”, “lakmitar”, “dembel”, “gënjeshtar”.

Nëse fëmija e ka ngrënë komplet kutinë e biskotave me çokollatë dhe nuk iu ka ofruar asnjë biskotë të tjerëve, prindi i shkëlqyeshëm do të përqendrohet në sjelljen: “E ke ngrënë gjithë kutinë me biskota dhe nuk ke dhuruar asnjë. Në familjen tonë është traditë t’u ofrosh edhe të tjerëve, dhe të mos e hash i vetëm. Si mendon, çfarë mund të bësh ta kompenzosh këtë veprim?!”

Kjo është më ndryshe nga thënia, “Ti vajzë lakmitare. Ik në dhomën tënde.”

5 | E inkurajoni fëmijën tuaj t’i ndjek interesat dhe talentet e tij

Duke ndjekur interesat dhe talentin e tyre, fëmijët kanë mundësinë të provojnë aftësi dhe arritje. Në këtë mënyrë, fëmijët mund të qëndrojnë të angazhuar në disa aktivitete gjatë viteve të adoleshencës dhe si të rritur, dhe të mësojnë për këmbënguljen dhe përballimin e suksesit dhe dështimit, por edhe të mbrohen nga sjelljet e rrezikshme. Është ndjenjë e mrekullueshme për të pasur sukses në diçka që duam.

Ndonjëherë, unë takoj prindër që drejtojnë interesat e fëmijëve për t’i përmbushur ëndrrat dhe nevojat e paplotësuara të tyre. Kur e detyroni fëmijën të shkëlqejë për arsyet tuaja, të gjitha llojet e gjërave mund të marrin drejtim të gabuar, edhe kur ju duket sikur gjërat po shkojnë mirë. Kjo mund të ndikojë që fëmija të ndjehet si dështim, të ndjejnë presion të madh dhe të ndjehen të kontrolluar.

Gjithashtu, nëse ata dështojnë dhe ambicia e një prindi narcisist qëndron prapa tij, fëmijët e mbajnë barrën e zhgënjimit të prindit të tyre, mbi vetë zhgënjimin e tyre.

6 | Ju i krijoni kufijtë e sjelljes për ta mbajtur fëmijën tuaj të sigurt

Prindërit e mrekullueshëm e udhëzojnë sjelljen e fëmijës së tyre duke vendosur ndonjëherë kufij. Fëmijët pa kufij dhe kufizime shpesh përfundojnë në telashe dhe humbin.

Kufijtë e ndihmojnë fëmijët të ndjehet i dashur dhe i vlerësuar, edhe nëse nganjëherë nuk i pëlqejnë kufizimet. Disa shembuj të kufizimeve të dobishme e përfshijnë rutinën e gjumit, gjuhën respektuese ndaj anëtarëve të familjes dhe mos lejimin e adoleshentëve të marrin pjesë në ahengje ku shërbehet alkooli.

7 | Ju i përmirësoni gabimet tuaja

Të qenët në gjendje t’i përmirësosh marrëdhëniet e prishura me fëmijën tënd paraqet shenjë e të qenit prind i mrekullueshëm. Nëse bërtisni, reagoni zëshëm dhe e ofendoni fëmijën tuaj në afekt, me rëndësi të jashtëzakonshme është ta ndërprisni atë gjë.

Biseda me fëmijën rreth reagimit tuaj të pamatur mund të ndihmojë, duke u arsyetuar se ju kanë pushtuar reagime intensive dhe nuk keni qenë në gjendje të reagoni në mënyrën e duhur.

Shpesh herë mund të bini në kurthin e keq-vlerësimit të aftësive të ndonjë prindi dhe “vlerave” të tij duke e krahasuar me nivelin e fëmijës, sa lexon në krahasim me të tjerët, çfarë hanë dhe se si ata ngadhënjejnë në terrenet sportive.

Të qenët prind i suksesshëm është diçka tjetër – ndërtimi i bazës së sigurt me fëmijën. Baza e sigurt qëndron në marrëdhënien e cila nuk varet nga rezultatet e jashtme, por qëndron në dashuri, respekt dhe lidhshmëri.

Burimi: mother.ly/
Përktheu: Lutfi Muaremi