Të Fundit
60 SHPORTA TË KURBAN BAJRAMIT PËR FAMILJET NË NEVOJË

60 SHPORTA TË KURBAN BAJRAMIT PËR FAMILJET NË NEVOJË

Në aspektin e bamirësisë dhe humanizmit, përmes një organizimi, tashmë të rëndomtë, në prag të natës së Kurban Bajramit, Këshilli i Xhamisë së Klleznës dhe Forumi Rinor i Xhamisë së Klleznës, me rastin e festës së Kurban Bajramit, shpërndanë SHPORTËN E BAJRAMIT si aksion humanitarë bamirës në ndarjen e ndihmave që iu dedikua familjeve me gjendje ekonomike të rënduar në tërë territorin e komunës së Ulqinit me rrethinë.

Ditën e Enjte me 02.10.2014, Xhamia e Klleznës shpërndau 60 Shporta të Bajramit për 60 familje, ku Shporta festive përmbante gjërat elementare ushqimore dhe ato higjienike.

Ju njoftojmë se, Shporta e Bajramit kishte po të njëjtat produkte ushqimore siç kishte Shporta e Ramazanit, ku gjatë muajit ramazan u shpërndan 220 shporta të ramazanit për 220 familje, dhe pjesa e mbetur e të hollave nga donatorët e shumtë që kontribuuan gjatë muajit ramazan, u shpërnda në 60 familje në prag të festës së Kurban Bajramit.

Andaj kemi obligim moral si para Zotit të Plotfuqishëm dhe para donatorëve ku amanetin e tyre, pasurinë e tyre që na besuan neve si xhami e Klleznës në shpërndarjen e ndihmave, e përfunduam me angazhimin maksimal, sinqeritet të plotë dhe me bindje se shpërblimin do ta kemi tek Zoti i Madhëruar, për të gjithë ato që kontribuuan në forma të ndryshme.

Andaj edhe njëherë i falënderojmë nga zemra të gjithë ato që kanë kontribuar në forma të ndryshme, si ato vendas por edhe mërgimtarët tanë, duke e lutur Zotin e Plotfuqishëm që të i shpërblej me të mirat e Tij, dhe ju shtoftë gëzimin në familjet e tyre ashtu siç sollën gëzimin dhe buzëqeshjen në familjet e këtyre familjeve në nevojë, sidomos në prag të kësaj feste të bekuar të Kurban Bajramit.

Gjatë kësaj jave të kaluar, vlen të përmendet aktiviteti dhe angazhimi maksimal i të gjithë aktivistëve dhe anëtarëve të Forumit Rinor, Këshillit të Xhamisë dhe vet Imamit të nderuar, të cilët nuk kursyen veten dhe kohën e tyre për t’i realizuar të gjitha këto aktivitete.

Dhe në fund në emër të të gjithë neve,

Gjithë besimtarëve të besimit islam iu urojmë festën e Kurban Bajramit.

Paçi shëndet, lumturi, dashuri dhe begati në familjet e juaja.

 

Me respekt
Këshilli i Xhamisë së Klleznës

63bbde4035633acc7e84c9063872332de59fa8995b45ca659f70013dd96f2810 70bbde4035633acc7e84c9063872332de59fa8995b45ca659f70013dd96f2810 71bbde4035633acc7e84c9063872332de59fa8995b45ca659f70013dd96f2810 73bbde4035633acc7e84c9063872332de59fa8995b45ca659f70013dd96f2810 768c05bff39723cc66c2ad6b4823738783373548e6e3b1d3c48b97c91d4bd07f 2014-09-29 15.16.11 2014-09-29 16.13.23 2014-09-29 16.20.38 2014-09-29 16.24.40 2014-09-29 16.26.30 2014-09-29 16.26.38 2014-09-29 16.42.58 2014-09-29 16.43.01 2014-09-29 16.43.38 2014-09-29 16.44.36 2014-09-29 16.46.45 2014-09-29 16.49.35 2014-09-29 17.14.36 2014-09-29 17.14.51 2014-09-29 17.56.02 9246166a68cdbb4d53f960d2472339396162f84bceac7780afa348456c8aaa69 b3c0f45dfa25e8af73a7691559e740b85c85790b4c96d14c436112587b617083 e986b007c611df344c9f29ce90b278147a9619a81b2b17f8e05868b3328e7d84 e3772d722ce9919a06db596f379d59b93a2272d8425b5ddedbd46a3290cd3958