Xhamia e Klleznës » Pyetje-Përgjigje

Përse Allahu xh.sh. e krahasoi përgojimin me ngrënien e mishit të vëllait të vdekur?
Ndër përshkrimet më tronditëse me të cilat Kur’ani e ka paraqitur shëmtinë e përgojimit (gibetit), është krahasimi i tij me ngrënien e mishit të vëllait të vdekur. Allahu i Madhërishëm thotë:

﴿وَلَا يَغْتَب بَعْضُكُم بَعْضًا ۚ أَيُحِبُّ أَحَدُكُمْ أَنْ يَأْكُلَ لَحْمَ أَخِيهِ مَيْتًا فَكَرِهْتُمُوهُ ۚ وَاتَّقُوا اللَّهَ ۚ إِنَّ اللَّهَ تَوَّابٌ رَحِيمٌ﴾

“Mos përgojoni njëri-tjetrin! A mos vallë ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Atë sigurisht që e urreni! Kijeni frikë Allahun! Me të vërtetë, Allahu është Pranues i pendimit dhe Mëshirëplotë.” (El-Huxhurat, 12).

Zgjedhja e kësaj figure kaq të fuqishme në Kur’an nuk është e rastësishme. Kurani nuk mjaftohet vetëm duke na ndaluar përgojimin, por na sjell para syve një pamje aq të rëndë, saqë të na bëjë ta ndiejmë shëmtinë e këtij veprimi përpara se të biem në të.

Përse Allahu xh.sh. e krahasoi përgojimin me ngrënien e mishit të vëllait të vdekur?

Sepse përgojimi është një sulm ndaj njeriut në mungesë të tij, kur ai nuk është i pranishëm për t’u mbrojtur dhe nuk ka mundësi t’u përgjigjet fjalëve që thuhen për të. Është sikur përgojuesi të shfrytëzojë mungesën dhe pamundësinë e vëllait të tij për t’u mbrojtur, për t’ia cenuar nderin dhe dinjitetin.

Mishi është ndër pjesët më intime të trupit të njeriut, prandaj copëtimi dhe ngrënia e tij janë pamje që natyra e shëndoshë njerëzore i refuzon. E si do të ishte atëherë kur bëhet fjalë për mishin e vëllait tënd? Dhe atë të vdekurit, i cili nuk ka mundësi të mbrohet nga kjo dhunë?

Kjo figurë bashkon në vete shëmtinë e sulmit, cenimin e shenjtërisë së vëllazërisë dhe shfrytëzimin e mungesës së atij që nuk mund të mbrohet.

Një nga hollësitë e bukura të shprehjes kuranore është se Allahu nuk tha: «A dëshiron ndonjëri prej jush të hajë mishin e një njeriu të vdekur?», por tha: «Mishin e vëllait të vet të vdekur».

Kjo na kujton se personi për të cilin flasim nuk është i huaj për ne, por është vëllai ynë. Mund të jetë vëlla në fe, por edhe vëlla në njerëzi. Lidhja e vëllazërisë nuk ndërpritet për shkak të mungesës së tij dhe nuk na jep të drejtë t’ia cenojmë dinjitetin kur ai nuk është i pranishëm.

Dy fytyra dhe dy gjuhë

Shëmtia e këtij veprimi bëhet edhe më e madhe kur shoqërohet me dyfytyrësi dhe dygjuhësi, siç thuhet në një transmetim:

“Sa i keq është njeriu që ka dy fytyra dhe dy gjuhë: e lavdëron vëllain e tij kur është i pranishëm, ndërsa e përpin me fjalë kur ai mungon.”

Ky është njeriu që në praninë e tjetrit shfaq dashamirësi dhe lavdërime, ndërsa në mungesë të tij e lëshon gjuhën në nënçmim dhe sulme. E lavdëron vëllain kur e sheh, pastaj e shfrytëzon mungesën e tij për ta goditur.

Sikur të kishte një gjuhë për lajkatim dhe një tjetër për përçmim, një fytyrë përballë tjetrit dhe një tjetër pas shpine.

Këtu problemi nuk qëndron vetëm te përgojimi, por edhe te mungesa e sinqeritetit, humbja e fisnikërisë morale dhe mungesa e besnikërisë në marrëdhëniet njerëzore.

Ta ruajmë gjuhën tonë

Le t’i kemi nën kontroll gjuhët tona! Një fjalë që e shqiptojmë në një mexhlis mund të jetë tek Allahu cenim i nderit të një njeriu. Një bisedë që neve na duket e zakonshme dhe kalimtare, mund të jetë prej atyre përgjegjësive për të cilat do të japim llogari në Ditën e Gjykimit.

Allahu i Madhërishëm thotë:

﴿مَا يَلْفِظُ مِن قَوْلٍ إِلَّا لَدَيْهِ رَقِيبٌ عَتِيدٌ﴾

“Ai nuk e shqipton asnjë fjalë, e që të mos jetë pranë tij një mbikëqyrës i gatshëm (për ta shënuar atë).” (Kaf, 18)

Mos e bëj gjuhën tënde mjet për ta rrënuar nderin e dikujt që nuk është i pranishëm. Ruaje dinjitetin e tjetrit sikur të ishte dinjiteti yt. Sepse besimtari nuk e ha mishin e vëllait të tij, as me gojë e as me gjuhë.

Allahu xh.sh. na i pastroftë zemrat, na i ruajtë gjuhët nga përgojimi dhe na bëftë prej atyre që flasin mirë ose heshtin! Amin.

Thuraja Sulhi/islampress/

Festimi i Mevludit: I Lejuar apo Bidat?
Gjykimi juridik për festimin e Mevludit të Nderuar të Profetit (a.s) ndërmjet ngurtësisë së të rreptëve dhe bidatit të tepruesve: një studim themelor në dritën e objektivave të Sheriatit dhe argumenteve të tij.

Falënderimi i takon Allahut, ndërsa paqja dhe bekimet qofshin mbi të Dërguarin e Allahut. Më tej:

Të flasësh për pozitën dhe madhështinë e Zotërisë sonë, të Dërguarit të Allahut (a.s), është padyshim ndër dijet më të nderuara dhe më të larta për nga rëndësia e tyre. Po kështu, hulumtimi i gjykimit juridik për festimin e përvjetorit të lindjes së tij të nderuar është ndër çështjet më të rëndësishme në të cilat janë dalluar perceptimet e myslimanëve dhe në të cilat rrugët e tyre janë ndarë mes tepruesve dhe neglizhuesve, si dhe atyre që ndjekin një qasje të matur dhe të kthjellët.

Në këtë studim do ta trajtoj çështjen në mënyrë metodike, duke e ndarë atë në çështje dhe pika të mirëstrukturuara, ku secila ide të çojë natyrshëm te tjetra, në mënyrë që lexuesit t’i bëhet e qartë e vërteta në këtë çështje të ndërlikuar.

Përpara se të hyj në thelbin e çështjes, dëshiroj të sqaroj se në këtë studim do të përpiqem të ndjek një metodologji shkencore që ndërthur qëndrueshmërinë e parimeve të Usulit me bukurinë e stilit letrar dhe këshillues. Kjo, sepse të folurit për personalitetin e Profetit (a.s) nuk i përshtatet as fanatizmi dhe as polemika e pafrytshme; përkundrazi, ajo që i përshtatet është etika, paanshmëria dhe përcaktimi i saktë i objektit të mospajtimit në mendim.

ELEMENTI I PARË: PARATHËNIE SHPIRTËRORE DHE SHKENCORE PËR POZITËN E PROFETIT (a.s)

Të ndjesh madhështinë e Profetit (a.s) është porta përmes së cilës duhet të hyhet në mënyrë që kjo çështje të kuptohet drejt. Allahu i Lartësuar e ka veçuar Profetin e Tij, Muhamedin (a.s), me veçori me të cilat nuk ka bashkëndarë askënd tjetër prej krijesave dhe e ka bërë dashurinë ndaj tij një prej bazave të besimit, pa të cilën besimi i robit nuk është i plotë. Allahu i Lartësuar thotë: “Profeti është më i merituar për besimtarët sesa vetvetja e tyre.”[1]

Kjo përparësi absolute nënkupton se dashuria ndaj tij (a.s) duhet të paraprijë dashurinë ndaj vetvetes, familjes, pasurisë dhe fëmijëve. Ky është edhe kuptimi i fjalës së tij (a.s): “Askush prej jush nuk do të besojë derisa unë të jem më i dashur për të sesa prindi i tij, fëmija i tij dhe të gjithë njerëzit.”[2]

Sahabët (r.a) kanë dhënë shembujt më të mrekullueshëm në këtë aspekt. Madje, ndonjëri prej tyre, kur e kujtonte të Dërguarin e Allahut (a.s) ndërsa ishte ulur mes familjes dhe fëmijëve të tij, largohej prej tyre nga malli dhe dashuria e madhe për të, siç e kanë përcjellë librat e Sunetit dhe të Sirës.

Pikërisht për këtë, pjesë e metodologjisë së shëndoshë shkencore është që çështjes së festimit të Mevludit t’i qasemi nga këndvështrimi i kësaj dashurie të thellë dhe gjithëpërfshirëse për Profetin (a.s), dhe jo nga këndvështrimi i akuzave të gatshme dhe klasifikimeve të paracaktuara.

ELEMENTI I DYTË: PËRCAKTIMI I SAKTË I OBJEKTIT TË MOSMARRËVESHJES NË KËTË ÇËSHTJE

Është një gabim i rëndë shkencor të mendohet se mosmarrëveshja rreth festimit të Mevludit të Profetit (a.s) është një mosmarrëveshje lidhur me dashurinë ndaj Profetit (a.s), apo me lejueshmërinë e lavdërimit të tij dhe dërgimit të salavateve mbi të. Ithtarët e qasjeve të ndryshme e duan të gjithë të Dërguarin (a.s); mosmarrëveshja qëndron vetëm në këtë: Cila është mënyra e përcaktuar nga Sheriati përmes së cilës shprehet kjo dashuri?

Madje, objekti i saktë i mosmarrëveshjes është ky: A konsiderohet përcaktimi i ditës së dymbëdhjetë të muajit Rebiul-Evvel për organizimin e një tubimi ku lexohet Sira e Profetit (a.s), lavdërohet ai, jepet sadaka dhe bëhen vepra të mira, si një prej risive të futura në fe, apo është një prej mjeteve të lejuara që çojnë drejt objektivave të konsideruara nga Sheriati?

Përkufizimi i Mevludit: Mevludi është një tubim dhe grumbullim që organizohet për të përkujtuar dhe festuar lindjen e Profetit (a.s) gjatë muajit Rebiul-Evvel. Ai përfshin leximin e jetëshkrimit dhe cilësive të tij të nderuara, rrëfimin e mrekullive dhe ngjarjeve që lidhen me lindjen e tij, krahas këndimit dhe lavdërimit të Profetit (a.s), si dhe ofrimin e llojeve të ndryshme të ushqimit, pijeve dhe parfumit për të pranishmit.

Imam Xhelaluddin es-Sujutiu thotë: “Baza e organizimit të Mevludit, që konsiston në tubimin e njerëzve, leximin e asaj që mund të lexohet nga Kurani, transmetimin e rrëfimeve që kanë ardhur lidhur me fillimin e misionit të Profetit (a.s) dhe shenjat që ndodhën gjatë lindjes së tij, pastaj shtrimin e një tryeze ushqimi për ta, ku hanë dhe largohen pa shtuar asgjë përtej kësaj, është prej bidateve të mira, për të cilat organizuesi shpërblehet.”[3]

Edhe shejh Ahmed en-Nasan e ka trajtuar me mjeshtëri këtë përcaktim në fetvanë e tij, kur thotë: “Mevludi i Nderuar, i cili organizohet me rastin e përkujtimit të lindjes së Profetit (a.s), si dhe në çdo rast tjetër fetar, konsiderohet prej bidateve të mira dhe nuk ka ndonjë pengesë për organizimin e tij, nëse elementet përbërëse të Mevludit kanë bazë në fe.”

Shiko se si ai e ka vendosur kushtin për lejueshmërinë te fakti që elementet përbërëse të këtij festimi të kenë bazë sheriatike. Pikërisht ky është kuptimi i saktë i fikhut, i cili bën dallimin ndërmjet mjeteve dhe objektivave.

ELEMENTI I TRETË: QASJET JURIDIKE NË KËTË ÇËSHTJE DHE ARGUMENTET E SECILËS QASJE

Qëndrimet e dijetarëve lidhur me gjykimin juridik për festimin e Mevludit të Nderuar të Profetit (a.s) janë ndarë në tri qasje kryesore:

Qasja e parë: Ndalimi dhe shpallja e tij e ndaluar në mënyrë absolute

Ky është qëndrimi i një grupi dijetarësh të shquar e hulumtues, ndër më të dalluarit prej të cilëve janë Imam Ibn Tejmije në disa prej teksteve të tij, nxënësi i tij Ibn Kajjimi, Imam esh-Shatibiu, shejh Abdulaziz ibn Baz, shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmini, si dhe shumë prej dijetarëve bashkëkohorë të thirrjes selefite.

Imam Ibn Tejmije (r.h) thotë: “Përcaktimi i një feste a ceremonie të posaçme, përveç festave të përcaktuara nga Sheriati, si disa prej netëve të muajit Rebiul-Evvel, për të cilat thuhet se janë nata e Mevludit… apo çfarëdo feste tjetër të papërcaktuar nga Sheriati, nuk ishte praktikë e sahabëve dhe as e pasuesve të tyre që i ndoqën ata me përkushtim. E sikur kjo të ishte diçka e mirë, ata do të na kishin paraprirë në të… Përkundrazi, ajo është prej bidateve të reja.”[4]

Ndërsa shejh Ibn Bazi (r.h) thotë: “Nuk lejohet festimi i Mevludit të të Dërguarit (a.s) dhe as i ndonjë tjetri, sepse kjo është prej bidateve të reja të futura në fe.”

Argumentet e kësaj qasjeje:

Së pari: Argumentimi me fjalën e Allahut të Lartësuar: “Sot jua përsosa fenë tuaj, e plotësova ndaj jush Mirësinë Time dhe zgjodha për ju Islamin fe.”[5]

Ata thonë: Feja tashmë është plotësuar, prandaj ajo që në atë kohë nuk ishte pjesë e fesë, nuk mund të jetë pjesë e saj sot. Festimi i Mevludit nuk ishte pjesë e fesë në kohën e Profetit (a.s) dhe as në kohën e sahabëve të tij, prandaj ai nuk është pjesë e fesë as sot.

Imam Maliku, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Kush sjell në Islam një bidat, të cilin e konsideron të mirë, ka pretenduar se Muhamedi (a.s) e ka tradhtuar misionin e tij, sepse Allahu thotë: “Sot jua përsosa fenë tuaj’. Prandaj, ajo që në atë kohë nuk ishte pjesë e fesë, nuk mund të jetë pjesë e saj sot.”[6]

Ky është një argumentim i fuqishëm nga Imam Maliku, Imami i Darul-Hixhres, i cili qartëson rëndësinë e madhe të moskonsiderimit si të mirë të asaj që Allahu dhe i Dërguari i Tij nuk e kanë përcaktuar si të tillë.

Së dyti: Argumentimi me hadithin e Aishes (r.a) se Profeti (a.s) ka thënë: “Kush sjell në çështjen tonë këtë diçka që nuk është prej saj, ajo është e refuzuar.”[7]

Ata thonë: Festimi i Mevludit është një risi e futur në çështjen e Sheriatit, e cila nuk është prej tij; rrjedhimisht, ajo është e refuzuar për atë që e praktikon.

Së treti: Argumentimi me hadithin e Irbad ibn Sarijes (r.a) se Profeti (a.s) ka thënë: “Ju porosis të kapeni pas Sunetit tim dhe Sunetit të halifëve të drejtë e të udhëzuar pas meje. Përmbajuni fort atij dhe kapuni pas tij me dhëmballë. Dhe ruhuni nga risitë në çështjet e fesë, sepse çdo risi është bidat dhe çdo bidat është humbje.”[8]

Ata thonë: Ky hadith është i qartë në pohimin se çdo bidat është humbje. Festimi i Mevludit është bidat; rrjedhimisht, ai është humbje.

Së katërti: Ata argumentojnë se sahabët (r.a), ishin njerëzit që e donin më së shumti Profetin (a.s) dhe ishin më të zellshmit për çdo të mirë. Sikur në festimin e Mevludit të kishte ndonjë të mirë, ata do të na kishin paraprirë në të. Meqenëse ata e lanë atë, ndonëse shkaku që do ta nxiste një veprim të tillë – domethënë dashuria ndaj Profetit (a.s) – ishte i pranishëm, kjo tregon se ata e kishin kuptuar se Sheriati nuk e kishte përcaktuar një praktikë të tillë.

Këtë e ka pohuar edhe dijetari i madh malikij, el-Fakihaniu, i cili thotë: “Nuk di që ky Mevlud të ketë ndonjë bazë në Libër apo në Sunet dhe nuk është transmetuar se e ka praktikuar ndonjë prej dijetarëve të umetit, të cilët janë shembull në fe dhe pasues të gjurmëve të brezave të hershëm. Përkundrazi, ai është një bidat i sajuar nga njerëzit e kotësisë.”[9]

Së pesti: Ata kanë mbajtur qëndrimin se të parët që e futën festimin e Mevludit ishin fatimidët, ubejdijtë rafidij, të cilët, sipas këtij qëndrimi, në mënyrë të rreme ia atribuojnë prejardhjen e tyre Fatimes ez-Zehra. Historianët, sipas autorit, kanë qenë të njëzëshëm për prishjen e besimeve të tyre dhe daljen e tyre nga metodologjia e Ehli Sunetit. Këtë e ka përmendur edhe el-Makriziu në El-Hitat, ku thotë se ata shpikën njëzet e shtatë kremtime të karakterit bidat, ndër to Mevludin e Profetit (a.s), si dhe mevludet e Aliut, Fatimes, Hasanit dhe Husejnit.

Nëse, pra, origjina e këtij bidati është vepër e rafidijve ubejdij, atëherë si mund t’i lejohet myslimanit që t’i ndjekë ata në këtë praktikë?!

Këtë e ka vënë në dukje edhe el-Alaui es-Sekafi, i cili thotë: “E vërteta e dytë historike, e cila gjithashtu nuk pranon asnjë dyshim, është se nuk është vërtetuar që data dymbëdhjetë e Rebiul-Evvelit të jetë dita e lindjes së Profetit (a.s). Madje, më e mundshmja dhe më e sakta është se ajo nuk është dita e lindjes së tij. Ndërsa ajo që është e vërtetuar dhe për të cilën pajtohet shumica e historianëve është se ajo është dita e vdekjes së tij, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të.”

Qasja e dytë: Lejueshmëria dhe preferueshmëria me kushte dhe kufizime sheriatike

Ky është qëndrimi i Darul-Iftasë së Egjiptit, si dhe i një numri të madh dijetarësh të shquar të umetit, ndër ta Hafidh Ibn Haxher el-Askalanit, Hafidh es-Sujutit, Ibn el-Xheuzit, Ibn Dihje el-Endelusit, Imam Ibn el-Haxh el-Maliki, shejh Jusuf el-Kardavit, shejh Ahmed en-Nasanit dhe të tjerë.

Në fetvanë e tyre të mbështetur, është përcaktuar se: “Festimi i përvjetorit të lindjes së Zotërisë së dy botëve dhe Vula e Profetëve dhe të Dërguarve, Profetit të mëshirës, Zotërisë sonë Muhamedit (a.s), është prej veprave më të mira dhe prej afrimeve më të mëdha me Allahun, sepse ai shpreh gëzimin dhe dashurinë ndaj Profetit (a.s), ndërsa dashuria ndaj Profetit (a.s) është një prej bazave të besimit.”

Argumentet e kësaj qasjeje:

Së pari: Argumentimi me kuptimin e përgjithshëm të fjalës së Allahut të Lartësuar: “Thuaj: Me mirësinë e Allahut dhe me mëshirën e Tij, vetëm me këto le të gëzohen! Kjo është më e mirë se ajo që grumbullojnë.”[10]

Ata thonë: Lindja e Profetit (a.s) është mirësia dhe mëshira më e madhe me të cilën Allahu i ka begatuar botët, ashtu siç thotë Allahu i Lartësuar: “Dhe Ne nuk të kemi dërguar ty veçse si mëshirë për botët.”[11]
Prandaj, nëse gëzimi për mirësinë dhe mëshirën është i përcaktuar në mënyrë të përgjithshme, atëherë gëzimi për lindjen e Profetit (a.s), i cili është burimi dhe mishërimi i mëshirave dhe burimi i mirësisë, është edhe më parësor dhe më i denjë.

Së dyti: Argumentimi me veprën e vetë Profetit (a.s), i cili agjëronte ditën e hënë si falënderim ndaj Allahut të Lartësuar për mirësinë e lindjes së tij. Kur u pyet për këtë, ai tha: “Ajo është dita në të cilën kam lindur dhe dita në të cilën jam dërguar si Profet, ose në të cilën më është shpallur.”[12]

Ata thonë: Ja ky është i Dërguari i Allahut (a.s), i cili me veprën e tij të nderuar i ka përcaktuar umetit të tij llojin e falënderimit ndaj Allahut të Lartësuar për mirësinë e lindjes së tij të nderuar. Falënderimi mund të marrë forma të ndryshme, ndër të cilat përfshihet agjërimi, ushqyerja e njerëzve, tubimi për dhikër dhe lavdërim të Profetit (a.s), si dhe leximi i jetëshkrimit të tij të ndritur.

Shfaqja e gëzimit dhe harese në ditën e lindjes së tij, përmes çfarëdo mjeti që është i lejuar nga Sheriati — si shtrimi i ushqimit, tubimi për dhikër dhe leximi i Sires — hyn tërësisht në kuadrin e madhërimit të shenjave të Allahut, pasi ata e shtrijnë shkakun e gëzimit dhe madhërimit në mënyrë të përgjithshme, duke e përfshirë çdo veprim të ligjshëm.

Së treti: Argumentimi me hadithin e Burejde el-Eslemiut (r.a), i cili transmeton: “I Dërguari i Allahut (a.s) doli në një prej ekspeditave të tij. Kur u kthye, erdhi një vajzë zezake dhe tha: “O i Dërguari i Allahut, unë isha zotuar se, nëse Allahu të kthente shëndoshë e mirë, do të bija defit para teje dhe do të këndoja.” I Dërguari i Allahut (a.s) i tha: “Nëse je zotuar, atëherë bjeri defit; përndryshe, jo.”[13]

Ata thonë: Nëse Profeti (a.s) e miratoi shfaqjen e gëzimit për kthimin e tij të shëndoshë nga lufta, përmes rënies së defit dhe këndimit, atëherë aq më parësore është shfaqja e gëzimit për ardhjen e tij në këtë botë si mëshirë për botët.

Së katërti: Argumentimi me atë që është vërtetuar në Sahihun e Buhariut, se Ebu Lehebit i është lehtësuar dënimi të hënën për shkak të gëzimit të tij për lindjen e Profetit (a.s) dhe lirimit të robëreshës së tij, Suvejbes, e cila e kishte përgëzuar për lindjen e tij.

Ata thonë: Nëse ky është shpërblimi për një jobesimtar që u gëzua për lindjen e tij (a.s), atëherë ç’mund të thuhet për shpërblimin e një besimtari monoteist, i cili gëzohet për lindjen e Profetit të tij dhe i afrohet Allahut përmes dashurisë dhe madhërimit ndaj tij?!

Së pesti: Argumentimi me parimin: “Mjetet marrin gjykimin e objektivave.”

Tubimi për të përkujtuar jetëshkrimin dhe cilësitë e Profetit (a.s), për ta lavdëruar atë, për të dërguar salavate mbi të, është një mjet i përcaktuar nga Sheriati, i cili çon drejt një objektivi të madh sheriatik: madhërimit dhe dashurisë ndaj Profetit (a.s), njohjes së njerëzve me virtytet dhe udhëzimin e tij, si dhe nxitjes për ndjekjen e Sunetit të tij.

Prandaj, nëse mjeti është në vetvete i lejueshëm dhe çon drejt një objektivi të konsiderueshëm sheriatik, atëherë ai është i ligjshëm dhe nuk konsiderohet bidat.

Së gjashti: Argumentimi me atë që kanë përcaktuar Imam es-Sujutiu dhe dijetari i madh Ibn Haxher el-Hejtemiu, se tubimi për dhikër, leximin e Kuranit dhe leximin e Sires së Profetit është një veprim i ligjshëm në çdo kohë; ndërsa përcaktimi i një dite të caktuar për të kujtuar një mirësi të madhe prej mirësive të Allahut të Lartësuar nuk e nxjerr këtë veprim nga kuadri i ligjshmërisë, për sa kohë që ai është i pastër nga veprat e ndaluara.

Përkundrazi, ai përfshihet në kuptimin e përgjithshëm të fjalës së Allahut të Lartësuar: “Dhe përkujtoju atyre ditët e Allahut.”[14]

E cila ditë prej ditëve të Allahut mund të jetë më madhështore sesa dita e lindjes së Profetit?! Dhe përkujtimi i lindjes së tij (a.s) është, në vetvete, përkujtim i ditëve të mëdha të Allahut.

Qasja e tretë: Qasja e mesme dhe dallimi ndërmjet mjetit dhe qëllimit

Ky është qëndrimi i shejh Jusuf el-Kardavit (r.h), i cili bën dallimin ndërmjet përkujtimit të Mevludit të Profetit (a.s), në kuptimin e përkujtimit të Sires dhe cilësive të tij, dhe atyre festimeve të cilat shoqërohen me vepra të qortuara dhe të ndaluara. Ai thotë: “Ka prej myslimanëve të atillë që çdo përkujtim, çdo interesim apo çdo trajtim të përvjetorëve islamë, si Hixhreti i Profetit, Israja dhe Miraxhi, Mevludi i të Dërguarit (a.s), Beteja e Madhe e Bedrit, Çlirimi i Mekës, apo çfarëdo ngjarjeje tjetër nga Sira e Muhamedit, madje edhe çdo trajtim të këtyre çështjeve, e konsiderojnë bidat në fe, duke u bazuar në parimin se çdo bidat është humbje dhe çdo humbje të çon në Zjarr. Kjo nuk është e saktë në mënyrë absolute. Ajo që ne kundërshtojmë në këto raste janë festimet që shoqërohen me vepra të qortuara, shkelje të dispozitave të Sheriatit dhe gjëra për të cilat Allahu nuk ka zbritur asnjë argument.”

Vëre, pra, këtë qasje të ekuilibruar juridike, e cila bën dallimin ndërmjet bazës së lejueshme dhe asaj që mund t’i bashkëngjitet më pas prej veprimeve të ndaluara.

Imam Ibn Tejmije, në veprën e tij Iktidau-s-Siratil-Mustekim, duke folur për ata që e festojnë Mevludin, thotë: “Madhërimi i Mevludit dhe marrja e tij si një rast i veçantë mund të praktikohet nga disa njerëz dhe ata mund të kenë për këtë një shpërblim të madh për shkak të qëllimit të tyre të mirë dhe madhërimit që i bëjnë të Dërguarit të Allahut (a.s)… Prandaj, ai justifikohet për atë në të cilën gabon, madje shpërblehet për qëllimin e tij të mirë.”

Kësisoj, veprimi dhe praktika në vetvete, nga këndvështrimi i bazimit juridik, konsiderohen bidat; mirëpo vepruesi mund të shpërblehet për qëllimin e tij, duke marrë parasysh nijetin e tij të sinqertë dhe madhërimin e nderimin që i bën pozitës së lartë të Profetit (a.s).

ELEMENTI I KATËRT: SHQYRTIMI I ARGUMENTEVE TË ATYRE QË E NDALOJNË DHE PËRGJIGJJA NDAJ TYRE ME NJË QASJE TË QETË SHKENCORE

Ai që shqyrton argumentet e atyre që e ndalojnë festimin e Mevludit vëren se ato janë argumente të fuqishme në fushën ku përdoren. Mirëpo, ato i drejtohen kryesisht futjes së një adhurimi të ri, me të cilin synohet afrimi tek Allahu i Lartësuar. Ndërsa, nëse festimi i Mevludit konsiderohet prej mjeteve të lejueshme, përmes të cilave arrihen objektiva të konsiderueshme sheriatike, atëherë këto argumente nuk zbatohen mbi të. Le të marrim argumentet më të spikatura të kësaj qasjeje dhe t’i shqyrtojmë:

Sa i përket argumentimit me fjalën e Allahut të Lartësuar: “Sot jua përsosa fenë tuaj” përgjigjja është se feja është plotësuar në bazat, detyrimet dhe besimet e saj. Megjithatë, Allahu i Lartësuar ka lënë të hapur fushën e ixhtihadit në mjetet dhe në interesat e papërcaktuara. Për këtë arsye, myslimanët janë pajtuar për ligjshmërinë e mbledhjes së Kuranit në një Mus’haf të vetëm, vendosjes së pikave dalluese dhe shenjave të zanoreve në të, ndërtimit të medreseve dhe spitaleve. Të gjitha këto janë çështje që nuk ekzistonin në kohën e Profetit (a.s), e megjithatë askush nuk ka thënë se ato janë prej bidateve të reja të futura në fe.

Prandaj, duhet bërë dallimi ndërmjet adhurimeve të përcaktuara nga Sheriati, në të cilat nuk ka hapësirë për ixhtihad, dhe mjeteve dhe interesave, të cilat ndërtohen mbi bazën e ixhtihadit.

Sa i përket argumentimit me hadithin: “Kush sjell në çështjen tonë këtë diçka që nuk është prej saj, ajo është e refuzuar”, përgjigjja është se risia e ndaluar është futja në fe e diçkaje që nuk i përket asaj, duke shtuar diçka që nuk ka bazë në parimet dhe adhurimet e saj. Ndërsa tubimi për dhikrin e Allahut dhe lavdërimin e Profetit (a.s) ka një bazë të fortë në fe, siç thotë Allahu i Lartësuar: “O ju që keni besuar! Përmendeni Allahun me përmendje të shumtë dhe madhërojeni Atë mëngjes e mbrëmje.”[15] . Dhe thotë: “Vërtet, Allahu dhe engjëjt e Tij dërgojnë salavate mbi Profetin. O ju që keni besuar! Dërgoni salavate mbi të dhe përshëndeteni me selam të plotë.”[16]

Prandaj, tubimi për një veprim që Allahu e ka urdhëruar, në një kohë të caktuar, nuk konsiderohet futje e diçkaje të re në fe, por është pjesë e shumëllojshmërisë së mjeteve të ligjshme për realizimin e këtyre veprave.

Sa i përket argumentimit të tyre se: “Sikur të ishte e mirë, sahabët do të na kishin paraprirë në të”, përgjigjja është se vetëm mosveprimi nuk tregon ndalimin, përveçse kur shoqërohet me një tekst sheriatik që tregon ndalimin. Mosveprimi i brezit të parë për festimin e Mevludit shpjegohet në këtë mënyrë:

Ekzistenca e një pengese në periudhën e hershme të Islamit: Kjo u shfaq në angazhimin e sahabëve për konsolidimin e themeleve të fesë dhe xhihadin, ndërkohë që ata e kishin të pranishëm dhe të gjallë kujtimin e Profetit (a.s) dhe Sires së tij në çdo çast. Kjo i bënte të panevojshëm përcaktimin e një dite të veçantë për përkujtimin e tij.

Rishfaqja e shkakut në periudhat e mëvonshme: Me dobësimin e lidhjes së njerëzve me Siren e Profetit, u shfaq një nevojë dhe një interes mbizotërues për krijimin e mjeteve që do ta ripërtërinin këtë lidhje.

Mbështetja në parimin e “mosveprimit pasiv dhe mosveprimit aktiv”: Profeti (a.s) la pa bërë shumë çështje për shkak se në kohën e tij nuk ekzistonte nevoja për to — si mbledhja e Mus’hafit, hartimi i regjistrave administrativë dhe ndërtimi i minareve — më pas ato u futën për realizimin e një interesi. Kjo tregon se mosveprimi i thjeshtë nuk nënkupton ndalimin, por vetëm përjashton detyrueshmërinë.

Përgjigjja ndaj argumentimit: “Sikur të ishte e mirë, do të na kishin paraprirë në të”: Mosveprimi i sahabëve nuk mund të jetë argument për ndalimin e një çështjeje, përderisa nuk shoqërohet me ndonjë argument që dëshmon se qëllimi i tyre ishte ndalimi dhe pengimi i saj. Mosveprimi mund të ketë ardhur për shkak të mungesës së motivit në atë kohë, ose për shkak të ekzistencës së një pengese që më vonë është zhdukur.

Në këtë kuptim, shejh Ahmed en-Nasan thotë: “Nuk mund të argumentohet për moslejueshmërinë e Mevludit me faktin se sahabët (r.a) nuk e kanë praktikuar atë, sepse mosveprimi nuk është argument për ndalimin, bazuar në fjalën e Allahut të Madhëruar: “Çfarëdo që t’ju japë i Dërguari, merreni, ndërsa nga çfarëdo që ju ndalon, përmbahuni.”[17]

Në këtë mënyrë përcaktohet se referenca për ndalimin është teksti sheriatik dhe jo mosveprimi i thjeshtë, i shkëputur nga çdo tregues tjetër.

Sa i përket argumentimit të tyre se të parët që e futën Mevludin ishin fatimidët ubejdijtë, përgjigjja është se kriteri nuk është se kush e ka praktikuar i pari një veprim, por nëse vetë veprimi përputhet me bazat dhe rregullat e Sheriatit.

Sa e sa çështje të mira kanë qenë të tilla që të parët që i kanë praktikuar kanë qenë ithtarë të bidatit, por më pas ato janë bërë të ligjshme për shkak të përputhjes së tyre me parimet sheriatike! Po kështu, sa e sa çështje të këqija kanë qenë të tilla që të parët që i kanë praktikuar kanë qenë njerëz të devotshëm, por më pas janë ndaluar për shkak të kundërshtimit të tyre me tekstet sheriatike.

Prandaj, kriteri përcaktues është argumenti sheriatik dhe jo personi që e ka praktikuar i pari një veprim.

ELEMENTI I PESTË: PËRZGJEDHJA JURIDIKE-FETARE E QËNDRIMIT TË DAR EL-IFTASË EGJIPTIANE DHE ARGUMENTET E TIJ PËRMBLEDHËSE

Pas paraqitjes së qëndrimeve të ndryshme dhe argumenteve të tyre, studiuesit të paanshëm i bëhet e qartë se qëndrimi më i fuqishëm në këtë çështje është ai i mbajtur nga “Dar el-Ifta el-Misrijje”, sipas të cilit është e ligjshme sheriatikisht festimi i përkujtimit të Mevludit të Nderuar të Profetit (a.s), duke respektuar kufijtë dhe kushtet sheriatike të përcaktuara. Kjo mbështetet në disa aspekte që e favorizojnë këtë qëndrim:

Së pari: Fuqia e argumenteve tekstuale në favor të atyre që e lejojnë

Ata që e lejojnë janë mbështetur në argumente të qarta në këtë fushë, siç është veprimi i Profetit (a.s) për të agjëruar ditën e hënë si falënderim ndaj Allahut për lindjen e tij, miratimi i tij ndaj shërbëtores që ishte zotuar se do t’i binte defit nga gëzimi për kthimin e tij, si dhe ajo që është transmetuar lidhur me Ebu Lehebin, se atij iu lehtësua dënimi për shkak të gëzimit të tij me lindjen e Profetit (a.s).

Këto argumente tregojnë se shfaqja e gëzimit për ardhjen e Profetit (a.s) dhe falënderimi i Allahut për këtë mirësi janë në vetvete veprime të ligjshme dhe të pëlqyeshme.

Përdorimi i analogjisë juridike (kijasit): Ata që e lejojnë nuk janë mjaftuar vetëm me argumentet e drejtpërdrejta, por kanë përdorur edhe kijasin. Ndër figurat më të spikatura që kanë ndjekur këtë metodë është hafizi Ibn Haxher el-Askalani (r.h),i cili e ka krahasuar festimin e Mevludit me agjërimin e ditës së Ashures, si falënderim ndaj Allahut për shpëtimin e Musait (a.s). Ai thotë: “Prej tij kuptohet se është e ligjshme të falënderohet Allahu për një mirësi që Ai e ka dhuruar në një ditë të caktuar… dhe ç’mirësi është më e madhe se mirësia e ardhjes në këtë botë të këtij Profeti, Profetit të mëshirës, në atë ditë?”

Dallimi ndërmjet qëllimit themelor dhe mjetit: Ata që e lejojnë kanë arritur në përfundimin se mospajtimi nuk ka të bëjë me ligjshmërinë në vetvete të gëzimit dhe falënderimit, por me mënyrën dhe mjetin përmes të cilit shfaqen ato. Mjetet, nëse janë në vetvete të lejuara dhe të pastra nga ndalesat dhe veprat e papranueshme sheriatikisht, mund të përdoren pa pengesë.

Së dyti: Kuptimi i objektivave të Sheriatit në legjislacion

Ndër objektivat madhore të Sheriatit është nderimi dhe dashuria ndaj Profetit (a.s), siç thotë Allahu i Lartësuar: “Që ju të besoni në Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ta përkrahni dhe ta nderoni atë, si dhe ta madhëroni Allahun mëngjes e mbrëmje.”[18]

Pra, nderimi dhe madhërimi i Profetit (a.s) përbëjnë një objektiv të madh sheriatik. Festimi i Mevludit, përmes përmendjes së jetës së tij, cilësive dhe virtyteve të tij dhe lavdërimit të tij në mënyrën që i përshtatet pozitës së tij, pa teprim dhe pa lavdërim të qortueshëm, është një prej formave më të mëdha të nderimit dhe madhërimit të tij. Për rrjedhojë, ai është i ligjshëm për shkak të përputhjes së tij me këtë objektiv madhor të Sheriatit.

Së treti: Nevoja bashkëkohore për ta ringjallur jetën dhe shembullin e Profetit (a.s) në zemrat e umetit

Umeti islam në kohën tonë përballet me sfida të mëdha në aspektin doktrinar, intelektual dhe kulturor, të cilat synojnë të dëmtojnë figurën e Profetit (a.s) dhe jetën e tij të ndritur.

Prandaj, është detyrë e dijetarëve dhe predikuesve që të gjejnë mjetet efektive për t’ia kujtuar umetit Profetin e tij (a.s) dhe për t’i njohur brezat e rinj me virtytet, udhëzimin dhe moralin e tij, në mënyrë që ata ta marrin atë për shembull dhe të ndjekin Sunetin e tij.

Festimi i përkujtimit të Mevludit është një prej këtyre mjeteve efektive dhe ndikuese, pasi i bashkon njerëzit rreth dashurisë për Profetin (a.s) dhe përmendjes së cilësive dhe virtyteve të tij.

Së katërti: Kundërshtimi i veprave të papranueshme që shfaqen në disa festime nuk nënkupton kundërshtimin e bazës së ligjshme

Është e njohur se disa prej atyre që e festojnë Mevludin mund të përziejnë në festimet tyre edhe disa veprime të papranueshme, si teprimi në madhërimin e Profetit (a.s), përzierja e palejuar e burrave me gratë, përdorimi i instrumenteve muzikore të ndaluara dhe të tjera të ngjashme.

Por kjo nuk e anulon ligjshmërinë e bazës së vetë festimit. Përkundrazi, detyra është të kundërshtohen këto veprime të papranueshme dhe të paralajmërohet kundër tyre, ndërsa baza e festimit mbetet e ligjshme.

Në fund të fundit, gjykimi mbi një çështje është pasojë e konceptimit të saktë të saj; prandaj nuk lejohet që baza e një veprimi të shpallet e pavlefshme për shkak të rrethanave të jashtme që mund t’i bashkëngjiten atij.

Së pesti: Etika ndaj mospajtimit me dijetarët që e kanë konsideruar të ligjshëm

Çështja e Mevludit të Profetit (a.s) është një prej çështjeve për të cilat dijetarët kanë pasur mospajtime si në të kaluarën, ashtu edhe në kohët e mëvonshme. Secili grup ka bazën e vet të ixhtihadit që e justifikon qëndrimin e tij.

Prandaj, nuk i lejohet atij që ndjek qëndrimin e ndalimit t’i shpallë kundërshtarët bidatçinj, fasikë apo njerëz të devijimit, ashtu siç nuk i lejohet atij që ndjek qëndrimin e ligjshmërisë t’i përshkruajë kundërshtarët si njerëz të ashpër, të pandjeshëm apo të ngurtë.

Detyrë e jona është që t’u gjejmë justifikime vëllezërve tanë prej dijetarëve, të kemi mendim të mirë për ta dhe ta trajtojmë këtë çështje në kuadrin e etikës së mospajtimit juridiko-fetar, e cila është e njohur ndër dijetarët.

ELEMENTI I GJASHTË: PARIMET DHE KUSHTET SHERIATIKE PËR FESTIMIN E MEVLUDIT TË BEKUAR TË PROFETIT (A.S)

Që festimi i Mevludit të Profetit (a.s) të jetë i ligjshëm dhe në përputhje me parimet e Sheriatit, është e domosdoshme të plotësohen disa kushte sheriatike të pranuara, ndër të cilat:

Së pari: Të jetë i pastër nga teprimi dhe lavdërimi i qortueshëm

Profeti (a.s) e ka ndaluar teprimin në lavdërimin e tij dhe ka thënë: “Mos më lavdëroni në mënyrë të tepruar, ashtu siç të krishterët e tepruan me birin e Merjemes. Unë jam vetëm rob, ndaj thoni: “Rob i Allahut dhe i Dërguari i Tij.”[19]

Prandaj, lavdërimi duhet të qëndrojë brenda kufijve të përcaktuar nga tekstet sheriatike në përshkrimin e Profetit (a.s) si rob i Allahut dhe i Dërguari i Tij, pa i atribuar atij veçori që i përkasin vetëm Hyjnisë dhe pa kërkuar ndihmë prej tij në vend të Allahut.

Së dyti: Të jetë i pastër nga të këqijat dhe mëkatet

Nuk lejohet që festimi i Mevludit të shndërrohet në një mjet për kryerjen e veprave të ndaluara, si përzierja e palejuar e burrave me gratë, përdorimi i veglave muzikore të ndaluara, konsumimi i pijeve dehëse apo çfarëdo veprimi tjetër që bie ndesh me qëllimin e festimit, që është madhërimi dhe nderimi i Profetit (a.s).

Së treti: Të mos besohet se vetë festimi i Mevludit është një Sunet i posaçëm

Më e përshtatshme është të besohet se tubimi për përmendjen e Allahut, lavdërimin e Profetit (a.s) dhe leximin e jetëshkrimit të tij është i ligjshëm në çdo kohë, ndërsa caktimi i ditës së Mevludit për këto veprimtari konsiderohet pjesë e mjeteve të lejuara, dhe jo pjesë e Suneteve që kërkohet të kryhen në një formë të posaçme.

Në këtë mënyrë, ai që e feston Mevludin shmang dyshimin e bidatit dhe bashkon dashurinë për Profetin (a.s) me ndjekjen e Sunetit të tij.

Përfundimi:

Në përfundim, diskutimi për këtë çështje është i gjatë. Jam përpjekur të përcaktoj me saktësi objektin e mospajtimit dhe të argumentoj mendimin që e konsideroj më të fuqishëm, së bashku me dëshmitë përkatëse. Përfundimi me të cilin dëshiroj të dalë lexuesi i nderuar është se çështja e Mevludit të Profetit (a.s) është një çështje ixhtihadi, në të cilën ka pasur hapësirë për mendime të ndryshme të dijetarëve.

Sipas vlerësimit tonë, mendimi më i fuqishëm është ai që e konsideron të ligjshëm festimin e Mevludit, duke respektuar kushtet dhe kufizimet sheriatike. Kjo për shkak se ai përputhet me objektivat e Sheriatit në madhërimin e Profetit (a.s) dhe në gjallërimin e jetëshkrimit të tij në zemrat e umetit, duke theksuar njëkohësisht domosdoshmërinë e shmangies së çdo teprimi, lavdërimi të qortueshëm dhe çdo të keqeje që mund të shoqërojë disa prej këtyre kremtimeve dhe që nuk i përshtatet gjendjes së myslimanëve.

Ne jemi të bindur se dashuria për Profetin (a.s) është kapitali më i çmuar i këtij umeti, dhe se madhërimi dhe nderimi i tij (a.s) janë ndër veprat më të mëdha me të cilat njeriu i afrohet Allahut të Lartësuar. Po kështu, tubimi për përmendjen e tij, lavdërimin e tij dhe leximin e jetëshkrimit të tij është ndër angazhimet më të mira me të cilat mund të merret besimtari në çdo kohë, e veçanërisht në ditën e lindjes së tij të bekuar.

E lusim Allahun e Lartësuar të na dhurojë dashurinë për Të dhe dashurinë për Profetin e Tij (a.s), të na bëjë prej atyre që kapen fort pas Sunetit të tij dhe që mbrojnë Sheriatin e Tij.

O Allah, na dhuro dashurinë për Profetin Tënd, Muhamedin (a.s), një dashuri që t’i mbushë zemrat tona! Na bëj prej atyre që ndjekin Sunetin e tij, mbrojnë Sheriatin e tij dhe na jep sukses që ta madhërojmë dhe ta nderojmë atë në mënyrën që i përshtatet pozitës së tij të lartë. Vërtet, Ti je Dëgjuesi i lutjeve!

Autor: Muhamed Ebu Nasr

Përktheu: Elton Harxhi

By: ardhmëriaonline.com

[1] – Sure Ahzab: 6.

[2] – Buhariu.

[3] – “Husnul Maksad” fq: 41.

[4] – “Iktida Siratul Mustekim li Mukhalefeti As’habil Xhehim”, fq: 2/128.

[5] – Sure Maide: 3.

[6] – “El I’tisam” i Shatibiut, fq: 1/64.

[7] – Buhariu dhe Muslimi.

[8] – Ebu Daudi. Hadithi është Hasen Sahih.

[9] – “El Meurid fi Amelil Meulid” fq: 20.

[10] – Sure Junus: 58.

[11] – Sure Enbija: 107.

[12] – Muslimi.

[13] – Ahmedi dhe Tirmidhiu, i cili ka thënë se ky hadith është Hasen Sahih Garib.

[14] – Sure Ibrahim: 5.

[15] – Sure Ahzab: 41 – 42.

[16] – Sure Ahzab: 56.

[17] – Sure Hashr: 7.

[18] – Sure Fet’h: 9.

[19] – Buhariu.

/mesazhi/

Koprracë sa janë gjallë, por kur vdesin tregohemi bujarë!
Dhimbja më e madhe e kësaj bote është dhimbja e humbjes së atyre që i duam. Nuk mund t’i kthejmë më, e as nuk mund t’u themi atë që zemrat tona bartnin për ta.

Është interesante se vetëm pas vdekjes së dikujt derdhen ndjenjat dhe shpenzohet pasuria për ta përkujtuar, ndërkohë që vetëm një pjesë e vogël e asaj që jepet, sikur t’u ishte dhuruar sa ishin gjallë, do të kishte pasur vlerë dhe dobi shumë më të madhe.

Sa herë ndodh që zemra të copëtohet vetëm mbi varrin e nënës dhe të shprehë ndjenjat më të bukura që i kishte ruajtur me vite? Sa herë lotët rrjedhin vetëm atëherë kur nuk ekziston më ai prehër i sigurt dhe i butë, mbi të cilin mund të mbështetej fytyra? E sikur, sa ishte ende gjallë, të ishte ulur pranë saj, t’ia kishte marrë dorën dhe t’i kishte thënë: “Nënë, ti je mbështetja ime më e madhe në këtë botë”, kjo do të kishte qenë shumë më e vlefshme se sa lotët dhe malli që tash nuk do të arrijnë më te varri i saj.

Ne shpesh mendojmë se dashuria nënkuptohet. Se prindërit e dinë. Se bashkëshorti ose bashkëshortja e di. Se miku e di. Se vëllai në fe e di. Prandaj heshtim. E shtyjmë për më vonë. Ia lëmë “një rasti tjetër”, sikur të kishim garanci se ai rast do të vinte patjetër.

Pastaj vjen xhenazja; atëherë, si një vërshim, shpërthejnë fjalët e lavdërimit, kujtimet, dashuria dhe respekti. Flasim për fisnikërinë e të ndjerit, për mirësinë e tij, për virtytet e tij. Shkruhen statuset, mbahen fjalime, derdhen lot. Por i ndjeri nuk ka asnjë dobi nga të gjitha këto, përveç asaj dashurie dhe mirësie që e ka ndier prej nesh sa ishte gjallë.

Nganjëherë kanë mjaftuar vetëm disa fjalë. Sikur burri t’i kishte thënë gruas së tij sa ishte gjallë, ose gruaja burrit të saj sa ishte gjallë, qoftë edhe një të katërtën e asaj që flasin për njëri-tjetrin në ditët e zisë, mes bashkëshortëve në këtë botë nuk do të mbetej as dhimbje, as pikëllim.

Njëherë, një burrë po ecte rrugës duke qarë për vdekjen e motrës së tij. Thuhej se rrallëherë e kishte vizituar, madje edhe kur ajo ishte e sëmurë rëndë. Duke e parë tek qante me dënesë, një plakë i tha fjalë që e çajnë zemrën: “Shko, o bir, dhe ruaji lotët e tu! Sa isha gjallë, nuk pata dobi prej teje; ndërsa tani që kam vdekur, nuk mund të të dëgjoj.”

Ky është thelbi i shumë pendimeve tona. Prandaj, mos i shtypni dhe mos i shtyni ndjenjat tuaja. Mos u bëni koprracë në fjalët e bukura dhe në mirësi ndaj atyre që i doni, e as mos i lini për më vonë. Mos i mbyllni emocionet brenda vetes. Sepse dhimbja e humbjes së një njeriu të dashur e thyen zemrën, por edhe më e rëndë është dhimbja e ndjenjave që mbushin zemrën, ndërsa njeriu nuk ka më kujt t’ia shprehë, sepse ai ose ajo që e donte tashmë është larguar.

Në disa transmetime përmendet se Abdul-Muttalibi, gjyshi i Muhamedit (savs), gjatë sëmundjes së tij të fundit i mblodhi fëmijët e vet dhe u tha: “M’i thoni tani ato fjalë me të cilat do të më lavdëroni pas vdekjes sime.” Ata filluan ta lavdëronin me fjalë që më vonë librat e historisë i ruajtën si shembuj të elokuencës dhe të shprehjeve më të bukura.

Ai nuk e kërkoi këtë nga mendjemadhësia, por nga një nevojë e thellë njerëzore: që njeriu ta dëgjojë se ka vlerë, sa është ende gjallë. Sepse njeriu është krijuar me nevojën ta ndiejë vlerën e vet. E çfarë vlere është ajo, nëse nuk e gëzojmë dhe nuk ia mbushim zemrën me fjalë dashurie dhe mirënjohjeje, sa është ende gjallë?!

Islami na mëson se fjala e bukur është sadaka; jo fjala që thuhet pranë varrit, por fjala që thuhet atëherë kur zemra ende mund ta dëgjojë dhe ta ndiejë.

Prandaj, mos u bëni prej atyre që tregohen koprracë në fjalët e bukura dhe në mirësi ndaj të dashurve, ndërsa shpërdorojnë lotët pas vdekjes së tyre. Dhe mos prisni ndonjë rast të veçantë. Sepse rasti më i veçantë është pikërisht fakti se ata që i doni janë ende gjallë. Top of Form

Përshtati në shqip: Miftar Ajdini

Ç’ËSHTË “DITA E ASHURES” DHE KUR DUHET AGJËRUAR ?
Fjala “ashura” vjen nga gjuha arabe dhe rrjedh nga rrënja “ashr” që në arabisht do të thotë dhjetë. Dita e Ashures është dita e dhjetë e muajit Muharem.

Sipas një transmetimi të Abdullah ibn Abasit kur pejgamberi Muhamed a.s. erdhi në Medine, vuri re që hebrenjtë mbanin agjërim ditën e ashures dhe pyeti shkakun.

Ata iu përgjigjën : “Kjo është një ditë e madhe. Atë ditë Allahu e shpëtoi Musain dhe popullin e tij nga dhuna e Faraonit. Si falënderim për këtë, profeti Musa agjëroi atë ditë. Edhe ne për respekt agjërojmë”.

I Dërguari Allahut (salallahu aleihi we selem) u shpreh : “Ne e nderojmë më shumë se ju profetin Musa (salallahu aleihi we selem)”. Duke mbajtur edhe vetë agjërim urdhëroi popullin e tij të agjërojë ditën e ashures. (Muslim, Sijam, 128).

Pasi u bë obligim agjërimi i Ramazanit, i Dërguari i Allahut Muhammedi (salallahu aleihi we selem) solli një liri për këtë temë duke thënë: “Pa dyshim që dita e ashures është një ditë nga ditët e Allahut. Kush të dojë agjëron dhe kush te dojë, jo.” (Buhari, Sami, 57 ; Muslim, Sijam 117).

Agjërimi në ditën e ashures është sunnet (vullnetar). Veçse pejgamberi ynë i nderuar (salallahu aleihi we selem), për të mos u ngjarë hebrenjve, na këshillon që së bashku me ditën e dhjetë të Muharremit, të agjërohet edhe dita e nëntë apo e njëmbëdhjetë, ose të agjërohen tri ditë të njëpasnjëshme.

09 Muharrem – E Mërkure, 24 Qershor (Syfyri 02:25 – Iftari 20:35)

10 Muharrem (DITA E ASHURASË) – E Enjte, 25 Qershor (Syfyri 02:25 – Iftari 20:36)

11 Muharrem – E Xhuma, 26 Qershor (Syfyri 02:26 – Iftari 20:36)

I Dërguari i Allahut (salallahu aleihi we selem) në një thënie të tij thotë : “Dallohuni nga tradita e hebrenjve, duke agjëruar një ditë përpara dhe ditën pasuese nga dita e ashures.”(Buhari, Saum69)

Ndërsa në vitin e fundit të jetës së tij ka thënë : “Nëse jetoj edhe vitin që vjen, do të agjëroj ditën e nëntë dhe të dhjetë të ashures.”(Muslimi ; Ebu Davudi).

Ndërsa Ebu Katade transmeton se sahabët e kanë pyetur Pejgamberin (salallahu aleihi we selem) për agjërimin e ditës së Ashures dhe ai u ka thënë : “Agjërimi ditës së Ashures i shlyen gjynahet e vitit të kaluar.” (Muslim, Sijam, 196).

Shkaku i agjërimit të ditës së ashures

Është falënderim për Zotin e Madhëruar që e shpëtoi Musain (alejhi selam) dhe popullin e tij nga faraoni dhe ithtarët e tij, e kjo ka ndodhur në ditën e dhjetë të muajit muharrem.

Dobitë e agjërimit të kësaj dite

1. Agjërimi i ditës së ashures është synet dhe i preferuar, me që është praktikuar, gjithashtu, nga Pejgamberi (paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të!).

2. Këtë ditë e kanë agjëruar  edhe shokët e Pejgamberit (paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të!) si dhe Musai (alejhi selam) para tyre, ne shenjë falënderimi, ndaj madhërisë së Zotit.

3. Edhe  historikisht kjo ditë ka vlerë  madhështore.

4. Preferohet agjërimi i  një dite para ose pas saj; d.m.th.: (9-10 ose 10-11 muharrem) për t’u dalluar nga hebrenjtë, sepse këtë  e ka urdhëruar Pejgamberi (paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të!).

5. Kjo është çka u përmend në sunet, sa i përket kësaj dite, e çdo gjë tjetër që bëhet në të, është risi (bidat) dhe në kundërshtim me udhëzimin e Muhamedit (paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të!).

Kjo është prej mirësisë së Allahut të lartësuar ndaj nesh, sepse na e mundësoi që nëpërmjet agjërimit të një dite, të na falen mëkatet e një viti të plotë; e Allahu është pronar i mirësisë së madhe. Kështu që shpejto, dhe shfrytëzoje këtë mirësi! Filloje vitin tënd të ri me adhurim  dhe punë të mbara, sepse punët e mira i shlyejnë ato të ligat (të këqijat).

Babai e këshillon të birin e tij
◘ Tri gjëra — nëse i shpërfill, do të humbasësh shumë: kohën, mundësitë dhe kënaqësinë e prindërve të tu.

◘ Dhe tri gjëra — nëse i ruan, do të rritet vlera jote: ruajtja e sekretit, besnikëria në premtim dhe zgjedhja e mirë e shoqërisë.

◘ Me tri persona, mos u afro me ta, sado që të të joshë dynjaja: ai që të braktis në mosmarrëveshjen e parë, ai që fshehurazi ushqen armiqësi ndaj teje,

dhe ai që nuk di ta çmojë mirësinë.

◘ Dhe tri cilësi — nëse i sheh te një njeri, mos e shoqëro: ankesa e pandërprerë, mendimi i keq për të tjerët dhe polemika pa të drejtë.

◘ Dhe tri gjëra — ruaji sa të jesh gjallë:

namazin në kohën e tij, fjalën e ëmbël dhe dorën që ndihmon, jo që poshtëron.

◘ Tri vepra — nëse i vonon, humbin vlerën: vizita e të sëmurit, ndihma për nevojtarin dhe kërkimfalja kur gabon.

◘ Dhe tri gjëra — All-llahu do të të ruajë, nëse i shmang: pasurinë haram, përgojimin e njerëzve dhe prerjen e lidhjeve farefisnore.

◘ Mos e pyet askënd për plagën e tij…

sepse pas durimit, njerëzit fshehin një mijë beteja.

◘ Mos e poshtëro të varfrin me pyetje…

sepse për disa, dinjiteti është më i shtrenjtë se vetë jeta.

◘ Mos e qorto atë që largohet pa arsye…

sepse ai që nuk e sheh vlerën tënde, me largimin e tij të sjell fitim, jo humbje.

◘ Mos e përqesh zemrën që të ka dashur… zemrat thyhen me një fjalë, dhe nuk shërohen as me një mijë kërkesa faljeje.

◘ Lëre për vete një derë kthimi në marrëdhëniet me njerëzit… koha sillet e kthehet, dhe atë që mbjell sot, do ta korrësh nesër.

◘ Dhe dije, biri im: respekti është zgjedhje, nderi është zgjedhje, shoqëria është zgjedhje… ndërsa furnizimi dhe dashuria janë caktim që All-llahu ia jep atij që do.

Në shenjë falënderimi, mos harro të dërgosh salavate mbi Pejgamberin.

Redaksia,

(islampress)

NJOFTIM: DITA E ARAFATIT – DITA E MARTE, 26.05.2026
Pyetje:

”Dua të di diçka më shumë lidhur me vlerën e ditës së Arafatit dhe nëse lutjet janë të pranuara në këtë ditë!”

Përgjigje:

”Thotë shejh Jusuf Kardavi:”Dita e Arafatit është dita më e mirë e vitit. Ajo është në dhjetë ditët e para të Dhul Hixhes dhe është transmetuar nga Profeti a.s të ketë thënë:”Agjërimi i ditës së Arafatit, fshin gjynahet e dy viteve.”

Prandaj, kjo është një ditë e madhe, ashtu siç është agjërimi i kësaj dite i madh dhe plot vlera. Dita e Arafatit është dita e nëntë e Dhul Hixhes. Prandaj, është mirë që myslimani ta agjërojë këtë ditë të paktën, nëse nuk mund ti agjërojë ditët e tjera para saj. Secili prej nesh ka gjynahet, shkarjet dhe shkujdesjen e tij. Agjërimi i kësaj dite është shans për tu pastruar, për ta zbardhur faqen para Zotit. Kjo vlen për jo haxhilerët, pasi vetë haxhilerët nuk e agjërojnë ditën e Arafatit, me qëllim që të kenë forca dhe energji për lutje dhe adhurim.

Thotë profesor doktor Rifat Feuzij:”Dita e Arafatit është nga ditët e Zotit të lartësuar, në të  cilën Ai derdh mëshirën dhe bereqetin e tij. Ajo është një ditë kur mblidhen robërit më të sinqertë dhe më të dashur të Zotit. Qëndrimi në Arafat, është ndër ritualet më të rëndësishme të Haxhit. Transmeton Abdurrahman in Jamur Dejlij se Profeti a.s ka thënë:”Haxhi është qëndrimi në Arafat.” Që do të thotë se qëndrimi në Arafat, është ndër ritualet më të rëndësishme të Haxhit.

Në këtë ditë, Zoti qëndron pranë krijesave të Tij dhe mburret para engjëjve. Transmeton Ebu Hurejre se Profeti a.s ka thënë:”Zoti mburret para banorëve të qiellit, me haxhilerët në Arafat, duke u thënë:”I shihni robërit e Mi! Kanë ardhur të lodhur e të pluhurosur nga skajet e largëta! Jini dëshmitarë se i kam falur!”

Është detyrë e haxhilerëve që këtë ditë ta kalojnë me përkujtim të Zotit dhe lutje. Thotë profeti Muhamed a.s:”Lutja më e mirë, është lutja që bëhet ditën e Arafatit. Fjalët më të mira që kam thënë unë dhe profetët e tjerë para meje janë:”La ilahe il-lallahu vahdehu la sherike lehu. Lehul mulku ve lehul hamdu ve huve ala kul-li shejin kadir.”

Lipset që haxhilerët ti shtojnë lutjet dhe përgjërimet në këtë ditë, të manifestojnë dobësinë dhe nevojën e tyre për Zotin, si dhe ta kujtonë Atë sa më shpesh.

Thotë Ibnu Abasi:”E kam parë Profetin a.s duke u lutur ditën e Arafatit, me duart mbi kraharor, ashtu siç kërkon ushqim një lypës.”

Ashtu siç lipset që haxhilerët të bëjnë sa më shumë telbije me zë të lartë, si dhe salavate për Profetin a.s, të shoqëruara me dhikër dhe lutje; herë lutet, herë bën tekbir, herë telbije, herë istigfar, herë individualisht dhe herë kolektivisht, të lutet për veten, prindërit, të afërmit, mësuesit, miqtë, të dashurit, të gjithë atë që i kanë bërë mirë si dhe për të gjithë myslimanët. Zemra e tij duhet të jetë e lidhur me Zotin dhe larg çdo angazhimi tjetër, që e largon nga ibadeti. (arhmeriaonline)

Ditën e Marte, me datë 26.05.2026, është Dita e Arafatit.

Për të gjithë ata që duan ta përcjellin këtë ditë me agjërim,

Syfyri mbyllet në orën 02:45 ndërsa Iftari hapet në orën 20:20.

Falja e namazit të Akshamit do të bëhet në xhami.

Nuk ndalohet prerja e flokëve dhe thonjëve në 10 ditët e Dhul Hixhes
Nga dita e nesërme hyjmë në dhjetë ditët e muajit Dhul-hixheh, ditëve më të vlefshme të vitit. Qethja e flokëve dhe prerja e thonjve këto dhjetë ditë të Dhul-hixhxhes për therësit e kurbanit, nuk është e ndaluar sipas shumicës së dijetarëve musliman dhe sipas medhebit hanefi.

Vetëm medhhebi Hambeli dhe Dhahiri e shohin të ndaluar, gjë që nuk ka praktikë te ne.

Dhe kjo ndalesë te ta është veprim i pa preferuar (mekruh tenzihen ) e jo ndalesë obligative.

Ndërsa për ata që kanë hyrë në Ihram për ta bërë Haxhin; Vetëm për ata ndalohet qethja dhe heqja e qimeve dhe prerja e thonjve.

Ragmi Destani/islampress/

Gjykimi i shkurtimit të flokëve, heqjes së qimeve dhe prerjes së flokëve për atë që dëshiron të therrë kurban

Pyetje: A lejohet që personi i cili dëshiron të therrë kurban t’i shkurotjë flokët, t’i heqë qimet dhe t’i presë thonjtë në dhjetë ditët e para të muajit Dhul Hixhxhe?

Përgjigja: Me fillimin e muajit Dhul Hixhxhe, për çdo vit, në rrjetet sociale shpërndahen statuse se me fillimin e muajit Dhul Hixhxhe, ndalohet shkurtimi i flokëve dhe thonjve, nëse personi e ka bërë nijet (ka për qëllim) të ther kurban. Me këtë rast, propagandohet edhe bindja e gabuar se kjo ndalesë i referohet atij që ther kurban, si dhe pjestarëve të familjes së ngushtë të tij….

Ndalimi i shkurtimit të flokëve dhe thonjve për rastin në fjalë, me të madhe propagandohet në vendet ku është i përhapur medhhebi (shkolla juridike) Hanbelij, pasi sipas këtij medhhebi, ndalohet prerja e flokëve dhe thonjve për personin i cili e ka bërë nijet të ther kurban, dhe kjo ndalesë vlenë vetëm për të, e jo edhe për anëtarët e familjes së tij. Kjo ndalesë hyn në fuqi prej fillimit të muajit Dhul Hixhxhe, dhe vazhdon derisa njeriu të therrë kurbanin. Këtë qëndrim e kanë bazuar në hadithin e Ummu Selemes se Pejgamberi (a.s), ka thënë: “Kur të hyjë muaji Dhul Hixhxhe, dhe ndonjëri prej jush dëshiron të therrë kurban, le të mos i shkurtojë flokët, të mos i pret thonjtë dhe të mos heqë qimet nga trupi.”[1]

Përzgjedhja ime dhe ajo që jap fetva është sipas qëndrimit të medhhebit Hanefi, i cili e lejon shkurtimin e flokëve, heqjen e qimeve dhe shkurtimin e thonjve për personin i cili ka bërë nijet të therrë kurban, dhe të njejtin veprim nuk e sheh si jo të pëlqyer.

Unë e shoh këtë mendim të përshtatshëm për kohën dhe rrethanat tona, ngase i merr parasysh rrethanat e njerëzve dhe natyrën e punëve të tyre, në veçanti, në Perëndim.

Ky qëndrim bazohet në faktin se Aisheja (r.a) e ka kundërshtuar Ummu Seleme (r.a) për hadithin që e ndalon prerjen e flokëve dhe thonjve, me atë se i Dërguari i Allahut (a.s) e ka thënë këtë për ata që kanë hyrë në Ihram për Haxh, dhe ka shtuar: “I Dërguari i Allahut (a.s) i niste kafshët për kurban nga Medineja (për në Meke për haxh, kur ai nuk shkonte vetë në haxh), unë i përgadisja rrethoret që i vendoseshin në qafë këtyre kafshëve, ndërkaq i Dërguari i Allahut (a.s) nuk ndalonte të bënte gjërat që i kishte të lejuara, si: parfumosja, kontakti intim me bashkëshortet e veta, si dhe shkurtimi i flokëve apo thonjve.”[2]

Mendimi që e ndalon personin që e ka bërë nijet të therrë kurban që të mos i shkurtojë flokët dhe thonjtë me hyrjen e muajit Dhul Hixhxhe, është në kundërshtim me analogjinë (Kijasin), pasi personi i cili e bën haxhin, kryesisht, ndalohet nga këto veprime për një kohë më të shkurtër se sa personi i cili nuk është në haxh dhe ka bërë nijet të therrë kurban. Po ashtu, përngjasimi i personit që ka bërë nijet të therrë kurban, me personin i cili e bën haxhin, konsiston edhe në ndalimin e tij prej parfumosjes dhe marrëdhënieve intime me bashkëshorten. Por, këtë të fundit nuk e ka thënë askush, bile as edhe vetë Ummu Selemeja.

Kush ka mundësi që mos t’i shkurtojë flokët dhe thonjtë derisa ta therrë kurbanin, le ta bëjë këtë si veprim të pëlqyer, por jo si obligim. Kjo kuptohet prej qëndrimit të medhhebeve Malikit dhe Shafi’it, të cilët e shohin këtë veprim si “kerahetu tenzih” (vepër jo e pëlqyer lehtë), ndërkaq dihet se jo pëlqyeshmëria anulohet edhe për nevojën më të vogël.

Allahu e di më së miri.

Fetvadhënësi: Halid Hanefij

Përktheu: Bashkim Aliu

[1] – Muslimi.

[2] – Buhariu dhe Muslimi./mesazhi/

Xhumaja – ibadet që disa e kryejnë me trup, por me shpirt mungojnë
Xhumaja, dita më e zgjedhur e javës, dita që All-llahu e nderoi dhe ngriti mbi të gjitha ditët e tjera, ditë që duhet t’i tubojë ata që veten e quajnë muslimanë, që ta dëgjojnë fjalën dhe mesazhin e All-llahut.

All-llahu i Lartësuar në Kur’an thotë:

“O ju që besuat! Kur të thirreni për namaz ditën e xhuma, nxitoni drejt përmendjes së All-llahut dhe lini tregtinë. Kjo është më e mira për ju, sikur ta dinit.” [El-Xhumu’a, 9]

Xhumaja nuk është çështje zgjedhjeje, as zakon shoqëror. Ajo është ibadet. Ajo është detyrim – madje detyrim mbi detyrime. Prandaj ai që me vetëdije dhe pa arsye të vlefshme e lë xhumanë, le ta dijë se po luan me themelet e fesë së tij. Sepse në hadith thuhet:

“Kush i lë tri xhuma radhazi nga pakujdesia, All-llahu ia vulos zemrën.”

E vulosja e zemrës do të thotë: do t’u flitet, por nuk do të dëgjojnë; do t’u jepet këshillë, por nuk do ta pranojnë; do të përmendet emri i All-llahut, por nuk do të ndiejnë asgjë në zemrat e tyre.

Ky është dënimi për ata që luajnë me xhumanë – vijnë kur u teket, por sapo u del diçka “më e rëndësishme”, zhduken. E imagjinoni tani çfarë dënimi ka për ata që kurrë nuk vijnë në xhuma?

All-llahu na udhëzoftë neve dhe ata në rrugën e drejtë!

Xhumaja, si një nga urdhërat më të rëndësishme të All-llahut, me vete sjell edhe shpërblime të veçanta – por vetëm për ata që sillen sipas rregullave të saj.

Disa prej këtyre rregullave janë: të lahemi dhe të parfumohemi para se të shkojmë në xhuma, e jo të vijmë të ndotur dhe me erë të rëndë, siç dinë të vijnë disa, saqë njerëzit duhet të largohen prej tyre ose të ikin në një saf tjetër.

Nga rregullat e xhumasë është që kur marrim abdest në shtëpi dhe nisim për në xhami, të jemi të vetëdijshëm se ku po shkojmë dhe pse po shkojmë. Të mos i fusim hundët ku nuk duhet, të mos flasim kot, e sidomos kur hyjmë në xhami. Sepse xhamia para xhumasë nuk është vend muhabeti, zhurme dhe bisedash të kota, por vend ku duhet ta fitojmë mëshirën dhe kënaqësinë e All-llahut.

Nga rregullat e xhumasë është që kur imami fillon hutben – dhe hutbe është çdo gjë që imami thotë, si në arabisht ashtu edhe në gjuhën tonë – ne duhet të dëgjojmë me vëmendje, pavarësisht nëse na pëlqen apo jo. Sepse i Dërguari a.s. ka thënë:

“Nëse i thua dikujt ‘Hesht!’ gjatë hutbes, ke bërë gabim.”

Shikoni: mëkat bën vetëm ai që e qorton tjetrin duke i thënë “hesht”. E imagjinoni çfarë mëkati bëjnë ata që nga java në javë flasin e flasin gjatë hutbes.

Vëllezër të dashur, hutbja nuk është televizor që e lë në sfond ndërsa ti merresh me punët e tua. Ai është momenti kur shpallet fjala e All-llahut, mesazhi i All-llahut, përmes atij që qëndron në minber. Dhe kush nuk dëgjon, ai nuk është në ibadet – ai është vetëm fizikisht në xhami, ndërsa me shpirt diku tjetër. Dhe kjo nuk është vetëm pakujdesi – është mosrespektim. Dhe edhe kjo ka çmimin e vet. Sepse i Dërguari a.s. ka thënë:

“Kush luan me gurë gjatë hutbes, e ka humbur shpërblimin.”

Ne sot nuk kemi gurë në xhami, por kemi tespihe dhe telefona. Të moshuarit luajnë me tespih, të rinjtë me telefon. Asnjëra nuk është e drejtë. Sepse hutbja nuk është kohë për të numëruar subhanet, por për të dëgjuar. Nuk është kohë për Facebook, Instagram apo rrjete të tjera, por kohë për t’u lidhur me mesazhin e All-llahut.

E gjithë kjo mund të përmblidhej në një fjali: Kush nuk e respekton shenjtërinë e xhumasë dhe hutbes, ai privohet nga çdo e mirë e xhumasë.

Ndoshta disa prej jush nuk do t’i pëlqejnë këto fjalë. Por, detyra ime nuk është t’u ledhatoj, është t’ua them të vërtetën, t’ju paralajmëroj, mësoj, t’ua tregoj gabimet që i vërej. Sepse unë jam përgjegjës para All-llahut dhe dua të kem justifikim Ditën e Llogaridhënies.

Prandaj, vëllezër të dashur, e këshilloj veten dhe juve: të mos vijmë në xhuma sa për sy e faqe, por për veten tonë. Të mos e dëgjojmë hutben për hir të imamit, por për hir të All-llahut.

Është koha t’i pastrojmë safet nga pakujdesia, hutbet nga zhurma dhe zemrat tona nga shpërqendrimi.

Le të bëhet xhumaja sërish ajo që është: moment takimi me All-llahun, moment zbritjeje të mëshirës dhe bekimit të Tij.

O Zoti ynë, përmirësoji qëllimet dhe veprat tona. Na bëj prej atyre që vijnë në xhuma me respekt, që e dëgjojnë hutben me kuptim dhe që jetojnë sipas asaj që dëgjojnë. Mos na lër në pakujdesi, mos lejo që zemrat tona të ngurtësohen. Na udhëzo neve, familjet tona, fëmijët tanë dhe popullin tonë. Amin!

Redaksia,

[islampress.ch]

Arsyeja dhe vlera e agjërimit në muajin Sheval
Pyetja:

Më tregoni, ju lutem, përse pikërisht gjashtë ditë, muaji Sheval dhe agjërimi në këtë muaj ka vlerë kaq të madhe?

Përgjigjja:

Është mirë që pas muajit të Ramazanit të agjërohen gjashtë ditët e Shevalit dhe kjo mbështetet në hadithin e Pejgamberit a.s. në të cilin thuhet: “Kush e agjëron muajin e Ramazanit dhe pas tij gjashtë ditët e Shevalit, do t’i llogaritet sikur ta ketë agjëruar tërë vitin”. Sepse, për çdo një vepër të mirë pasojnë dhjetë shpërblime, që domethënë 36 ditë x 10 = 360 ditë, aq ditë sa ka viti lunar.

I Dërguari i Allahut s.a.v.s. nuk e ka bërë të ditur fshehtësinë e urtësisë që ka të bëjë me agjërimin e gjashtë ditëve të Shevalit, mirëpo është e mundur që muaji Sheval të dallohet për vetë faktin që vjen menjëherë pas Ramazanit, dhe besimtari, me agjërimin e gjashtë ditëve të këtij muaji, tregon fuqinë e tij se nuk e ka dobësuar agjërimi i muajit të Ramazanit , porse është i gatshëm ta respektojë edhe këtë sugjerim të Pejgamberit a.s., dhe njëkohësisht të tregojë nënshtrimin dhe lidhjen e tij konstante ndaj Allahut dhe Pejgamberit të Tij.

Nuk e përjashtoj mundësinë e ekzistimit edhe të arsyeve të tjera, mirëpo asnjëra nuk është shfaqur në Tekst.

Dr. Enes Ljevakoviq

Fetve-i emini i Akademisë për fetva në kuadër të Rijasetit të BI të BiH-së

www.rijaset.ba

Përktheu:

M. Alija (Islampress)

Agjërimi i Ramazanit fillon më 19 Shkurt 2026
Ju njoftojmë të nderuar besimtarë dhe gjithë opinionin e gjerë se Muaji i Madhëruar i Ramazanit fillon ditën e Enjte më 19 Shkurt 2026.

Me rastin e fillimit të muajit të madhëruar të Ramazanit, Këshilli i xhamisë së Klleznës, përgëzon besimtarët vendas dhe më gjërë duke u dëshiruar agjërim të lehtë, shtim të ibadetit dhe solidaritet me nevojtarët.

Me fat Muaji i madhëruar i Ramazanit, agjërim të lehtë dhe të pranuar!