Xhamia e Klleznës » Senad Maku

NJOFTIM: DITA E PARË E KURBAN BAJRAMIT – E MËRKURE, 27.05.2026
Xhamia e Klleznës njofton besimtarët e vet se Dita e parë e festës së Kurban Bajramit është të Merkuren, më 27 Maj 2026.

Manifestimi fillon në ora 04:45 me faljen e namazit të Sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga Imami i xhamisë.

Namazi i Kurban Bajramit falet në ora 05:46 minuta.

Këshilli i Xhamisë së Klleznës, Imami i xhamisë si dhe Forumi Rinor i Xhamisë të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Kurban- Bajramit, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar lutjet dhe ibadetet tona.

Me fat festa e Kurban-Bajramit!

NJOFTIM: DITA E ARAFATIT – DITA E MARTE, 26.05.2026
Pyetje:

”Dua të di diçka më shumë lidhur me vlerën e ditës së Arafatit dhe nëse lutjet janë të pranuara në këtë ditë!”

Përgjigje:

”Thotë shejh Jusuf Kardavi:”Dita e Arafatit është dita më e mirë e vitit. Ajo është në dhjetë ditët e para të Dhul Hixhes dhe është transmetuar nga Profeti a.s të ketë thënë:”Agjërimi i ditës së Arafatit, fshin gjynahet e dy viteve.”

Prandaj, kjo është një ditë e madhe, ashtu siç është agjërimi i kësaj dite i madh dhe plot vlera. Dita e Arafatit është dita e nëntë e Dhul Hixhes. Prandaj, është mirë që myslimani ta agjërojë këtë ditë të paktën, nëse nuk mund ti agjërojë ditët e tjera para saj. Secili prej nesh ka gjynahet, shkarjet dhe shkujdesjen e tij. Agjërimi i kësaj dite është shans për tu pastruar, për ta zbardhur faqen para Zotit. Kjo vlen për jo haxhilerët, pasi vetë haxhilerët nuk e agjërojnë ditën e Arafatit, me qëllim që të kenë forca dhe energji për lutje dhe adhurim.

Thotë profesor doktor Rifat Feuzij:”Dita e Arafatit është nga ditët e Zotit të lartësuar, në të  cilën Ai derdh mëshirën dhe bereqetin e tij. Ajo është një ditë kur mblidhen robërit më të sinqertë dhe më të dashur të Zotit. Qëndrimi në Arafat, është ndër ritualet më të rëndësishme të Haxhit. Transmeton Abdurrahman in Jamur Dejlij se Profeti a.s ka thënë:”Haxhi është qëndrimi në Arafat.” Që do të thotë se qëndrimi në Arafat, është ndër ritualet më të rëndësishme të Haxhit.

Në këtë ditë, Zoti qëndron pranë krijesave të Tij dhe mburret para engjëjve. Transmeton Ebu Hurejre se Profeti a.s ka thënë:”Zoti mburret para banorëve të qiellit, me haxhilerët në Arafat, duke u thënë:”I shihni robërit e Mi! Kanë ardhur të lodhur e të pluhurosur nga skajet e largëta! Jini dëshmitarë se i kam falur!”

Është detyrë e haxhilerëve që këtë ditë ta kalojnë me përkujtim të Zotit dhe lutje. Thotë profeti Muhamed a.s:”Lutja më e mirë, është lutja që bëhet ditën e Arafatit. Fjalët më të mira që kam thënë unë dhe profetët e tjerë para meje janë:”La ilahe il-lallahu vahdehu la sherike lehu. Lehul mulku ve lehul hamdu ve huve ala kul-li shejin kadir.”

Lipset që haxhilerët ti shtojnë lutjet dhe përgjërimet në këtë ditë, të manifestojnë dobësinë dhe nevojën e tyre për Zotin, si dhe ta kujtonë Atë sa më shpesh.

Thotë Ibnu Abasi:”E kam parë Profetin a.s duke u lutur ditën e Arafatit, me duart mbi kraharor, ashtu siç kërkon ushqim një lypës.”

Ashtu siç lipset që haxhilerët të bëjnë sa më shumë telbije me zë të lartë, si dhe salavate për Profetin a.s, të shoqëruara me dhikër dhe lutje; herë lutet, herë bën tekbir, herë telbije, herë istigfar, herë individualisht dhe herë kolektivisht, të lutet për veten, prindërit, të afërmit, mësuesit, miqtë, të dashurit, të gjithë atë që i kanë bërë mirë si dhe për të gjithë myslimanët. Zemra e tij duhet të jetë e lidhur me Zotin dhe larg çdo angazhimi tjetër, që e largon nga ibadeti. (arhmeriaonline)

Ditën e Marte, me datë 26.05.2026, është Dita e Arafatit.

Për të gjithë ata që duan ta përcjellin këtë ditë me agjërim,

Syfyri mbyllet në orën 02:45 ndërsa Iftari hapet në orën 20:20.

Falja e namazit të Akshamit do të bëhet në xhami.

Duaja e Haxhinjve
Falënderimet dhe lavdërimet i takojnë vetëm Allahut të Plotfuqishëm. Falënderimi i takon Atij, që ishte kur nuk ekzistonte asgjë. Falënderimi i takon Allahut, i Cili është i Pari, pa fillim dhe i Fundit, pa mbarim, i Cili e di të brendshmen dhe të jashtmen. Falënderimi i takon Atij që në librin fisnik thotë:

“Dhe thirr ndër njerëz për Haxhin, se të vijnë ty këmbësorë e edhe kalorës me deve të rraskapitura, që vijnë prej rrugëve të largëta, për të qenë të pranishëm në dobitë e tyre, dhe për ta përmendur Allahun në ato ditë të caktuara (në shenjë falënderimi).” (El-haxhxh, 27)

Falënderimi i takon Allahut, i Cili Qabenë e bëri shtëpinë e parë për adhurim dhe vizitën e saj për besimtarët – obligim. Paqja, mëshira dhe bekimet e Zotit qofshin mbi Muhamedin a.s. mbi familjen e tij të ndershme, mbi shokët e tij besnik e fisnik dhe mbi të gjithë ata që e përcollën dhe përcjellin rrugën dhe traditën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

O Allah, Që nuk ke shok tjetër, vetëm Ty Të besojmë, vetëm tek Ti kemi shpresë dhe vetëm te Ti mbështetemi. Ti je Mëshiruesi e Mëshirëbërësi, lehtësoju rrugën këtyre haxhinjve.

O Fuqiplotë, mundësoju këtyre haxhinjve kryerjen e ceremonive të Haxhit, tavafin e shtëpisë Sate, në Safa e Merva, qëndrimin në Arefat, në Muzdelife e Mine, në vizitën e xhamisë së Pejgamberit a.s. dhe vende të tjera.

O Zoti ynë, shuaju etjen këtyre haxhinjve nga kroi i Zem-zemit dhe na e bëj nasib edhe neve, e në Ahiret bëna të mundur që të pimë nga kroi i Xhenetit.

O i Gjithëmëshirshëm, na e bëj të mundur neve që të kujtojmë Ty në kënaqësitë dhe në vështirësitë më të mëdha, e haxhinjve me gjuhën e tyre duke thënë:

LEBEJK ALLAHUME LEBEJK, LEBEJKE LA SHERIKE LEKE LEBEJK, INEL HAMDE VE NIEMETE LEKE VEL MULK, LA SHERIKE LEK.

TË PËRGJIGJEM O ZOT, TY, ZOTI IM, TË PËRGJIGJEM,TË PËRGJIGJEM, QË NUK KE SHOK, TË PËRGJIGJEM TY,PËR TY ËSHTË ÇDO LAVDATË E FALËNDERIM,DHUNTI E PUSHTET, DHE NUK KE SHOK.

O Allah, na e bëj këtë tubim të bekuar dhe këtë dua të pranuar dhe këtë rrugë të lehtësuar, e largoji nga ne rreziqet e mundimet, për në çdo vend të shenjtë.

Të lutemi Ty, o Madhëria Jote, që t’i ruash robërit e Tu, kudo që të jenë, dhe nga çdo gjë e ligë, ruaji ata që udhëtojnë nëpër tokë, nëpër det, e nëpër ajër, të shkojnë e të kthehen shëndoshë, me dhuntitë e Tua, o Mëshiruesi i Mëshiruesve.

O Zoti Fuqiplotë, ndihmoji ata që ndihmojnë fenë Tënde, e shkatërroji ata që mundohen t`a shkatërrojnë fenë Tënde.

O Zoti ynë, lëshoji mëshirën dhe bekimet e Tua mbi ne, mbi popullin tonë, mbi haxhinjtë e mbi myslimanët në përgjithësi.

O Zoti ynë, lëshoji mëshirën, paqen dhe bekimin Tënd mbi këtë popull e në këtë tokë, në të cilën na krijove me dëshirën Tënde, ku do të kthehemi dhe prapë do të ngrihemi prej saj, para Teje.

O Sundues i gjithësisë, na bëj mbizotërues në tokën tonë, e mos lejo që armiqtë e Tu dhe armiqtë tanë të na shkelin dhe të na robërojnë në trojet tona.

O Shërues, jepu këtyre haxhinjve dhe neve shëndet, të sëmurin shëroje, të robëruarin liroje, vendësin bekoje, të humburin drejtoje, e armikun shkatërroje.

O Pranues i veprave, pranoje këtë vepër prej nesh, Ti i dëgjon të gjitha dhe i di të gjitha.

O Zoti ynë, na bëj ne dhe pasardhësit tanë besnikë ndaj Teje.

O Furnizuesi ynë, begatona në këtë dhe në botën tjetër me të mirat e Tua dhe pranoje pendimin tonë, Ti je Ai që e pranon pendimin dhe je Mëshirues.

O Falësi ynë, Ti je Falës, e pranon faljen, na fal ne, prindërit tanë, vëllezërit dhe motrat tona, farefisin tonë dhe besimtarët në përgjithësi në Ditën e Llogaritjes së saktë.

O Allahu ynë, na e bëj të mundur që Pejgamberi Yt, Muhamedi a.s., të jetë ndërmjetësues yni në Ditën kur nuk ka ndërmjetësues tjetër përveç atij që e lejon Ti.

O i Gjithëpushtetshëm, na forco bindjet tona dhe na bëj prej besimtarëve të devotshëm, e na ruaj në çdo vend dhe në çdo kohë nga intrigat e shejtanit dhe insanit.

O Allahu im të përgjigjem për Haxh.

Allahu im ky është vendi të cilin e ke bërë të sigurt dhe të shenjët. Bërja zjarrit trupin tim të ndaluar dhe bëre të sigurt nga dënimi Yt, Ditën kur do t’i ringjallësh robërit Tu. Bëna prej të dashurve dhe të nënshtruarve Tu. Me emrin e Allahut, Allahu është i madh.

O Allahu im, me besim në fenë Tënde, duke konsideruar të vërtetë librin Tënde, duke përmbushur premtimin që të kam dhënë, e duke pasuar Pejgamberin a.s. kane vendosur qe ta kryejnë Haxhin keta besimtare, andaj ju ndihmo që ta kryejnë dhe pranoje prej tyre.

O Zot të lutem që të na mbrosh nga brengat, pikëllimi, pamundësia, përtacia, na mbro nga shpirtngushtësia dhe koprracia.

O Zot na përforco në fe, e cila na mbron, na përmirëso të mirat e kësaj bote nga të cilat jetojmë, na përmirëso gjendjen me të mira në botën tjetër ku do të shkojmë.

O Zot na fal gabimet e tona, të prindërve tone dhe të besimtarëve në përgjithësi.

O Allah na jep të mira në këtë botë dhe në botën tjetër, shpërblena me Xhenet dhe na ruaj nga zjarri i Xhehenemit.

Të përgjigjemi, o Zot, Ty të përgjigjemi, të përgjigjemi Që nuk ke shok. Të përgjigjemi Ty, për Ty është çdo lëvdatë, falënderim, dhunti e pushtet dhe nuk ke shok.

“I pastër e i lartë është Zoti yt, Zoti i gjithëfuqishëm nga ajo që ata i përshkruajnë. Çdo e mirë qoftë ndaj të dërguarve. Dhe falënderimi i qoftë All-llahut, Zotit të gjithësisë!”

(Es-Safat: 180-182)

Nuk ndalohet prerja e flokëve dhe thonjëve në 10 ditët e Dhul Hixhes
Nga dita e nesërme hyjmë në dhjetë ditët e muajit Dhul-hixheh, ditëve më të vlefshme të vitit. Qethja e flokëve dhe prerja e thonjve këto dhjetë ditë të Dhul-hixhxhes për therësit e kurbanit, nuk është e ndaluar sipas shumicës së dijetarëve musliman dhe sipas medhebit hanefi.

Vetëm medhhebi Hambeli dhe Dhahiri e shohin të ndaluar, gjë që nuk ka praktikë te ne.

Dhe kjo ndalesë te ta është veprim i pa preferuar (mekruh tenzihen ) e jo ndalesë obligative.

Ndërsa për ata që kanë hyrë në Ihram për ta bërë Haxhin; Vetëm për ata ndalohet qethja dhe heqja e qimeve dhe prerja e thonjve.

Ragmi Destani/islampress/

Gjykimi i shkurtimit të flokëve, heqjes së qimeve dhe prerjes së flokëve për atë që dëshiron të therrë kurban

Pyetje: A lejohet që personi i cili dëshiron të therrë kurban t’i shkurotjë flokët, t’i heqë qimet dhe t’i presë thonjtë në dhjetë ditët e para të muajit Dhul Hixhxhe?

Përgjigja: Me fillimin e muajit Dhul Hixhxhe, për çdo vit, në rrjetet sociale shpërndahen statuse se me fillimin e muajit Dhul Hixhxhe, ndalohet shkurtimi i flokëve dhe thonjve, nëse personi e ka bërë nijet (ka për qëllim) të ther kurban. Me këtë rast, propagandohet edhe bindja e gabuar se kjo ndalesë i referohet atij që ther kurban, si dhe pjestarëve të familjes së ngushtë të tij….

Ndalimi i shkurtimit të flokëve dhe thonjve për rastin në fjalë, me të madhe propagandohet në vendet ku është i përhapur medhhebi (shkolla juridike) Hanbelij, pasi sipas këtij medhhebi, ndalohet prerja e flokëve dhe thonjve për personin i cili e ka bërë nijet të ther kurban, dhe kjo ndalesë vlenë vetëm për të, e jo edhe për anëtarët e familjes së tij. Kjo ndalesë hyn në fuqi prej fillimit të muajit Dhul Hixhxhe, dhe vazhdon derisa njeriu të therrë kurbanin. Këtë qëndrim e kanë bazuar në hadithin e Ummu Selemes se Pejgamberi (a.s), ka thënë: “Kur të hyjë muaji Dhul Hixhxhe, dhe ndonjëri prej jush dëshiron të therrë kurban, le të mos i shkurtojë flokët, të mos i pret thonjtë dhe të mos heqë qimet nga trupi.”[1]

Përzgjedhja ime dhe ajo që jap fetva është sipas qëndrimit të medhhebit Hanefi, i cili e lejon shkurtimin e flokëve, heqjen e qimeve dhe shkurtimin e thonjve për personin i cili ka bërë nijet të therrë kurban, dhe të njejtin veprim nuk e sheh si jo të pëlqyer.

Unë e shoh këtë mendim të përshtatshëm për kohën dhe rrethanat tona, ngase i merr parasysh rrethanat e njerëzve dhe natyrën e punëve të tyre, në veçanti, në Perëndim.

Ky qëndrim bazohet në faktin se Aisheja (r.a) e ka kundërshtuar Ummu Seleme (r.a) për hadithin që e ndalon prerjen e flokëve dhe thonjve, me atë se i Dërguari i Allahut (a.s) e ka thënë këtë për ata që kanë hyrë në Ihram për Haxh, dhe ka shtuar: “I Dërguari i Allahut (a.s) i niste kafshët për kurban nga Medineja (për në Meke për haxh, kur ai nuk shkonte vetë në haxh), unë i përgadisja rrethoret që i vendoseshin në qafë këtyre kafshëve, ndërkaq i Dërguari i Allahut (a.s) nuk ndalonte të bënte gjërat që i kishte të lejuara, si: parfumosja, kontakti intim me bashkëshortet e veta, si dhe shkurtimi i flokëve apo thonjve.”[2]

Mendimi që e ndalon personin që e ka bërë nijet të therrë kurban që të mos i shkurtojë flokët dhe thonjtë me hyrjen e muajit Dhul Hixhxhe, është në kundërshtim me analogjinë (Kijasin), pasi personi i cili e bën haxhin, kryesisht, ndalohet nga këto veprime për një kohë më të shkurtër se sa personi i cili nuk është në haxh dhe ka bërë nijet të therrë kurban. Po ashtu, përngjasimi i personit që ka bërë nijet të therrë kurban, me personin i cili e bën haxhin, konsiston edhe në ndalimin e tij prej parfumosjes dhe marrëdhënieve intime me bashkëshorten. Por, këtë të fundit nuk e ka thënë askush, bile as edhe vetë Ummu Selemeja.

Kush ka mundësi që mos t’i shkurtojë flokët dhe thonjtë derisa ta therrë kurbanin, le ta bëjë këtë si veprim të pëlqyer, por jo si obligim. Kjo kuptohet prej qëndrimit të medhhebeve Malikit dhe Shafi’it, të cilët e shohin këtë veprim si “kerahetu tenzih” (vepër jo e pëlqyer lehtë), ndërkaq dihet se jo pëlqyeshmëria anulohet edhe për nevojën më të vogël.

Allahu e di më së miri.

Fetvadhënësi: Halid Hanefij

Përktheu: Bashkim Aliu

[1] – Muslimi.

[2] – Buhariu dhe Muslimi./mesazhi/

Vlera e 10 ditëve të Dhul Hixhes
Në këto rreshta do të flasim për disa ditë të cilat nuk janë si të tjerat, ditë ku punët e mira kanë më shumë vlerë se në çdo kohë tjetër përfshirë këtu edhe përpjekjen në rrugë të Zotit. Këto ditë janë një periudhë ku besimtarët ftohen të marrin sa më shumë shpërblime nga Krijuesi i tyre, i Cili herë pas here me këto favore dëshiron nga besimtarët që të thyejnë rutinën e përditshme, duke i joshur ata me sevapet madhështore që zakonisht nuk mund t’i fitojnë aq lehtë sikurse në këto ditë. E pra bëhet fjalë për dhjetë ditët e para të muajit Dhul Hixhe. Këto ditë Allahu i ka përmendur në Kur’an dhe për këtë arsye ato kanë një vlerë shumë të madhe.

Allahu betohet: “Pasha Agimin, Pasha dhjetë ditët, Pasha tekun dhe çiftin…” I dërguari i Allahut për këtë ajet të Kur’anit sqaron: “Dhjetë ditët janë ditët e kurbanit (të muajit Dhul Hixhe), “teku” është dita e Arafatit, ndërsa çifti dita e kurbanit”.

Dijetarët, duke iu referuar ajetit të sipërcituar janë shprehur se këto ditë janë ditët më të mira të vitit.

Një hadith profetik është formuluar kështu: “Veprat e mira nuk marrin vlerë më shumë ashtu siç mund të kenë në ditët e Dhul Hixhes. Njerëzit e pyetën: As përpjekja në rrugë të Allahut? Tha: “As përpjekja në rrugë të Allahut, vetëm nëse në këtë përpjekje personi niset me pasurinë dhe jetën e tij dhe nuk kthehet me asnjërën prej tyre.” (Buhari)

Në një tjetër hadith thuhet: “Dita më madhështore është dita e kurban bajramit dhe pastaj dita pas saj.” (Ahmedi)

Një nga komentuesit e njohur të Kur’anit, El Muxhahidi, në lidhje me ajetin në fjalë shprehet: Asnjë punë gjatë gjithë vitit nuk është më e dobishme sesa në dhjetë ditët e Dhul Hixhes. Këto janë dhjetë ditët me të cilat Allahu i plotësoi dyzet ditët e premtuara Musait (a.s.).

Ky dhjetëditësh mund të shfrytëzohet në punë të mira e sublime për të përftuar më shumë shpërblim se zakonisht, por edhe në akte të tjera adhurimore që lidhen kryesisht me këtë kohë të begatë siç janë: kryerja e haxhit dhe veprat e lavdëruara që kryhen në ditën e Kurban Bajramit.

Për të qenë më të qartë, themi se besimtari në këto ditë duhet të largohet nga çdo punë e keqe dhe të rendë pas së mirës. Më poshtë do të përmendim disa nga punët e lavdëruara që preferohen të kryhen në këto ditë të begata. Së pari, vepra më e mirë gjatë këtyre ditëve është falja e namazeve në kohën e tyre. Kur Profeti (a.s.) qe pyetur nga shokët e tij për punën më të mirë, pati thënë: “Falja e çdo namazi në kohën e tij”. Të njëjtën vlerë namazit i jep edhe verseti i vijues kur’anor: “Besimtarë janë ata që tregojnë kujdes në namazin e tyre”.

Më i rëndësishëm pas namazit të detyruar është falja e namazeve vullnetare ose nafile (sunet). Allahu i Madhëruar thotë në një hadith kudsij: “Robi im nuk mund të afrohet tek Unë me diçka siç mund të afrohet me kryerjen e farzeve, dhe robi Im vazhdon të afrohet më shumë tek Unë duke kryer namazet vullnetare, të pëlqyeshme, deri sa Unë ta dua atë…”.

Kur një nga shokët e të dërguarit të Allahut e pyeti se ç’punë duhet të kryejë që të jetë shoqëruesi i tij në Xhenet, ai e porositi: “Bëj sa më shumë sexhde (falje vullnetare) për të ndihmuar lutjen time”.

Falja e namazeve vullnetare ka shpërblim të madh, aq sa i Profeti (a.s.) ka thënë: “Kush fal në ditë 12 rekate (nafile), atij i ndërtohet një shtëpi në Xhenet.” (Buhari – Muslim)

Një nga punët e lavdëruara në këto ditë është edhe agjërimi. Agjërimi konsiderohet si një nga veprat me më shumë shpërblime, bazuar në thënien e Allahut të Madhëruar në hadithin kudsi: “Çdo punë që bën biri i Ademit ia di vlerën përveç agjërimit, ai më takon Mua dhe Unë shpërblej për të”.

Korifenjtë e dijes e kanë krahasuar agjërimin me durimin që gjithashtu meriton shpërblim të madh. Në Kur’an thuhet: “Durimtarëve u jepet shpërblimi i tyre pa llogari”.

Hafsa (r.a.), bashkëshortja e të dërguarit të Allahut (a.s.), rrëfen: “Katër gjëra Profeti nuk i linte kurrë: agjërimin e Ashures, agjërimin e dhjetë ditëve të Dhul Hixhes, agjërimin e tri ditëve të çdo muaji dhe faljen e dy rekateve para namazit të sabahut” (Ebu Daudi, Nesai).

Shumica e dijetarëve kanë thënë se agjërimi i dhjetë ditëve të Dhul Hixhes është shumë i vlefshëm. Prej tyre veçohet dita e Arafatit, ditë për të cilën Allahu është betuar në Kur’an. Kjo ditë duhet agjëruar nga të gjithë me përjashtim të personave që janë në haxh. Për agjërimin e kësaj dite i dërguari i Allahut (a.s.) ka thënë: “Shpresoj që Allahu të m’i ketë falur mëkatet e vitit të kaluar dhe të vitit që vjen.” (Muslim)

Këtu do të përmendim edhe një tjetër vepër të lavdëruar. Bëhet fjalë për respektimin e prindërve. Kësaj mirësie Allahu i ka dhënë rëndësi të veçantë duke e renditur menjëherë pas njëhsimit dhe adhurimit të Tij: “Zoti yt ka urdhëruar të mos adhurosh tjetër veç Tij dhe me prindërit të sillesh mirë”. Në vazhdim të ajetit, Allahu i Madhëruar thotë: “Nëse njërin prej tyre e ka zënë pleqëria nën kujdesin tënd ose të dy ata, mos u thuaj atyre as oh e as of dhe mos u trego i vrazhdë me ta, por thuaju fjalë të buta. Tregohu i mëshirshëm ndaj tyre dhe thuaj: Zoti im, mëshiroji ata të dy ashtu siç u kujdesën për mua kur isha i vogël.” (Isra, 23-25)

Tregohet se kur i dërguari i Allahut (a.s.) është pyetur për veprën më të lavdëruar, ai tha: “Namazi në kohën e tij”. Kur e pyetën për së dyti, ai tha: “Respektimi i prindërve.” (Buhari – Muslim)

Gjatë këtyre ditëve preferohet përmendja e shpeshtë e Allahut. Përmendja e Allahut pëlqehet në çdo kohë, por në këto ditë ajo është akoma më e pëlqyeshme. Në mënyrë të veçantë do të vinim theksin në përmendjen e tekbirit (Allahu Ekber), Tehlilit (La ilahe il`Allah), dhe Tahmidit (Elhamdulilah). Allahu i Madhëruar thotë: “A nuk qetësohen zemrat me përmendjen e Allahut?!”. Kur’ani na nxit që ta përmendim sa më shumë Allahun: “Dhe kujtojeni Allahun në ditët e caktuara”; këto ditë janë ditët e haxhit.

Një punë e vlefshme është dhe garimi për punë të mira e të dobishme. Të gjitha veprat e mira meritojnë shpërblim, por garimi në to është një frymë që duhet t’i karakterizojë gjithnjë myslimanët. Shtrohet pyetja: në cilat gjëra duhet të garojë besimtari? Në të gjitha punët të cilat i përmendëm më lart, dhe veçanërisht në leximin e Kur’anit, në lutje, në bamirësi e në të tjera vepra që meritojnë shpërblim.

Me këtë frymë na nxit edhe Allahu i Madhëruar në Kur’anin famëlartë kur thotë: “Në gjëra të tilla (të mira) le të bëjnë garë garuesit” (Mutafifin, 26); apo në ajetin tjetër: “Garoni, nxitoni në punë të mira që meritojnë falje mëkatesh nga Zoti juaj dhe Xhenetin, gjerësia e të cilit është sa ajo e tokës dhe e qiejve, i përgatitur enkas për të devotshmit.” (Ali Imran, 133)

Pendimi është më se i nevojshëm në këto ditë. Jo vetëm që llogaritet për mirë, por është dhe vendimtar, për shkak se ai ka si shpërblim faljen e mëkateve nga Allahu i Madhëruar. Në Kur’an thuhet: “Thuaj: O robërit e Mi të cilët e keni ngarkuar veten me gabime, mos i hiqni shpresat nga mëshira e Allahut. Vërtet, Allahu i fal të gjitha mëkatet. Ai është Mëshirues dhe Falës i Madh.” (Zumer, 53)

Në nje thënie profetike thuhet: “Allahu gëzohet me robin që pendohet, më shumë se ai njeri që ka humbur devenë e tij në shkretëtirë. Ai shtrihet i dëshpëruar dhe në këtë gjendje e zë gjumi. Kur zgjohet e gjen devenë e tij mbi krye dhe nga gëzimi i madh thotë: O Zot! Ti je robi im dhe unë jam zoti yt. Gabon nga gëzimi i madh!” (Buhari)

Nga punët e mira që besimtari mund të kryejë gjatë këtyre ditëve është dhe vizita e të afërmve. Allahu i Madhëruar thotë:

“…Kini frikë Allahun me emrin e të Cilit përbetoheni dhe ruajeni farefisin. Vërtet, Allahu është mbi ju Mbikqyrës!” (Nisa, 1)

Një pikë tjetër e rëndësishme është namazi i natës. Për vlerën e këtij adhurimi Allahu thotë: “A është më i mirë ai që i nënshtrohet Allahut dhe bie në sexhde për Të, falet në orët e vona duke iu frikësuar dënimit të jetës së përtejme e duke shpresuar mëshirën e Tij (apo ai që mohon dhe nuk beson)?” (Zumer, 9). Në një ajet tjetër thuhet: “Dhe një pjesë të natës kaloje me Kur’an duke u falur, se Zoti yt do të të ngrejë ty (o Muhamed) në një vend të lavdishëm.” (Isra, 79)

I dërguari i Allahut (a.s.) ka thënë: “Allahu i Madhëruar i qesh dy personave, njëri është ai që natën e ftohtë ngrihet nga shtrati, merr abdes dhe falet. Allahu pyet engjëjt e Tij: Ç’e shtyu robin Tim të veprojë kështu? Ata i thonë: Shpresa dhe frika e asaj që gjendet tek Ti. Atëherë Allahu thotë: “Ia kam dhënë atë që shpreson dhe e kam siguruar nga ajo të cilës i frikësohet…”(Ahmedi)

Seid ibn Xhubejri r.a. rrëfen: Kur hynin dhjetë ditët e para të Dhul Hixhes, Profeti falej aq shumë sa askush nuk falej si ai, dhe thoshte: “Mos i fikni llambat e këtyre netëve të Dhul Hixhes!”, ngaqë i pëlqente shumë adhurimi në këto netë të bekuara.

Profeti (a.s.) i ka nxitur besimtarët që këto kohë të begata t’ia kushtojnë adhurimit të Allahut, me qëllim që të pastrojnë shpirtrat prej mekateve e të meritojnë mirësinë e shpërblimit nga Ai.

Këto adhurime mund të kryen edhe në ditë të zakonshme, por siç e theksuam ato shpërblimin më të madh e kanë në këto ditë. Ky dhjetëditësh ka edhe disa specifika të veçanta siç janë: rituali i haxhit dhe kurbani. Haxhi është një nga adhurimet me të rëndësishme. Nëpërmjet tij, myslimanit i jepet një rast i mirë për t’u kthyer edhe njëherë ashtu siç e ka lindur nëna, bazuar në thëniet profetike. Dobitë e haxhit janë të shumta duke filluar nga udhëtimi i lodhshëm, bindja ndaj Allahut, shpërblimi i Allahut në dynja dhe ahiret, etj.

Në ajetin e Kur’anit që përmendëm në fillim, Allahu i Madhëruar betohet në dhjetëditëshin e parë të Dhul Hixhes dhe gjithashtu betohet në tekun dhe në çiftin. Lidhur me këtë Profeti (a.s.) shprehet: “Teku është dita e Arafatit, kurse çifti është dita e kurbanit”. Arafati ështe shtylla kryesore e haxhit. Për rëndësinë që mbart Profeti (a.s.) ka thënë kështu: “Haxhi është dita e Arafatit.”

Dita e Kurbanit është një kohë tjetër e begatë që Profeti (a.s.) e ka veçuar nga ditët e tjera. Sakrifica dhe flijimi në emër të Allahut e ka origjinën te profeti Ibrahim. Ai iu nënshtrua urdhrit të Allahut për të bërë fli djalin e tij, Ismailin. Ja se si e përshkruan Allahu këtë ngjarje në Kur’an: “Ne e përgëzuam Ibrahimin me një djalë të mirë e të sjellshëm. Kur djali u (rrit) angazhua në punët e jetës me të atin, Ibrahimi i tha: O biri im, pashë në ëndërr (në shpallje) sikur po të bëja kurban. Çfarë mendon ti? Ismaili tha: – O babai im, vepro ashtu siç je urdhëruar se, në dashtë Allahu, unë do të jem nga të duruarit. Kur ata iu nënshtruan plotësisht urdhrit të Allahut, dhe Ibrahimi e ktheu të birin (me ballin përtokë) për ta bërë kurban, e thirrëm: – O Ibrahim! Ti e përmbushe ëndrrën (zbatove urdhrin). Ne kështu i shpërblejmë bamirësit. Në të vërtetë, kjo ishte një sprovë e madhe dhe e qartë. Ne e shpaguam (Ismailin) me një kurban të madh (me një dash të madh) dhe e lamë (atë) si përkujtim për popujt dhe brezat e ardhshëm.” (Safat, 101-108)

Kurbani është domethënia e sakrificës dhe një dëshmi e qartë e dashurisë dhe bindjes së krijesës ndaj Krijuesit. Ky është kuptimi i kurbanit në Islam, që do të thotë sacrificë vetëm për hir të Allahut. Myslimani e feston bajramin pas kurorëzimit me sukses të të gjitha atyre punëve të mira si dhe kalimin me sukses të të gjitha sprovave që kanë si përfundim kënaqësinë dhe shpërblimin e Allahut. Myslimani feston për fitoren. Në këtë gjendje ai ka se për çfarë të festojë.

(Revista Drita Islam)

VLERA E DHJETË DITËVE TË PARA TË MUAJIT DHUL-HIXHE

Falënderimi i qoftë Allahut, Zotit të botëve, Sunduesit të Ditës së Gjykimit, në nimete dhe mirësi të cilat na jep. Salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin e Tij, familjen e tij fisnike, shokët dhe të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Shumë libra janë shkruar për vlerat e dhjetë ditëve të para të Dhul – Hixhes, dhe, pothuajse, e gjithë është thënë në lidhje me ibadetet dhe vlerat e tyre në këtë muaj të bekuar. Dhjetë ditët e para të Dhul – Hixhes janë ditë të bekuara. Kjo tregon në madhështinë e ditëve të zgjedhur, vlera e ibadetit e kryer në to dhe madhësinë e shpërblimit të Allahut për veprimet e kryera në to. Për shkak të vlerës së tyre dhe bekimit, Allahu xh.sh., në Kuran betohet në to dhe thotë: “Pasha agimin dhe dhjetë netët ” (Fexhr, 1-2.) Ky është tregues më i mirë i vlerës së jashtëzakonshme të këtij muaji dhe falënderimi Allahut të Madhëruar, i cili na dha një tjetër mundësi për të përfituar nga të mirat e kësaj dhurate të bekuar! Sipas mendimit të Ibn Abbasit, ditët me të cilat Allahu betohet janë dhjetë ditët e para të Dhul-Hixhes.

Disa hadithe të bukura në lidhje me këtë muaj të bekuar

Ibn Abbasi r.a, transmeton se Pejgamberi s.a.v.s., ka thënë: ”Nuk ka ditë në të cilën veprat e mira janë më të dashura tek Allahu se sa veprat e mira në këto ditë ” – duke iu referuar dhjetë ditëve të para të Dhul-Hixhes.” (Buhariu)

Pejgamberi s.a.v.s., e theksoi rëndësinë dhe madhësinë e këtyre ditëve në hadith, ku thotë: “Ditët më të mira në këtë botë janë dhjetë ditët e para të Dhul Hixhes”. Imam Ahmedi transmeton se Pejgamberi s.a.v.s., ka thënë: “Nuk ka ditë më të mëdha (më me vlerë) e më të preferuara të Allahut të Plotfuqishëm për të bërë vepra të mira se në këto ditë, për këtë arsye, përmendni shpesh tehlil (La ilahe il-la Allah), tekbir (Allahu Ekber), dhe tahmid (Elhamdulillah). ”

Arefati – dita më e mirë e vitit

Dita më e mirë e vitit është dita e Arafatit. Pejgamberi s.a.v.s., ka thënë:

“Asnjëherë më shumë njerëz nuk lirohen nga zjarri i Xhehenemit se sa në ditën e Arafatit.” (Muslimi)

Arafati është edhe dita më e mirë për leximin e Kuranit. Ata që janë në Arafat, atë ditë, duhet të maksimizojnë dhe të bëjnë sa më shumë lutje (dua) që është e mundur, sepse ai është vendi ku pranohen duatë. Për ditën e Arafatit, Pejgamberi s.a.v.s., ka thënë edhe: “Haxhi është Arafati!” (Ahmedi)

Pejgamberi s.a.v.s., po ashtu, rreth kësaj dite, ka thënë: “Duaja më e mirë është duaja në Arafat”. (Tirmidhiu dhe Ahmedi)

Agjërimi është ibadeti më i vlefshëm

Agjërimi si një lloj i veçantë i adhurimit në këto ditë të bekuara ka rëndësinë dhe vlerën e veçantë. Bazuar në praktikat e Muhammedit s.a.v.s., agjërimi është një nga veprat më të lavdërueshme në këto ditë të shenjta. Është prej synetit që të agjërohen nëntë ditët e para të këtij muaji, sidomos ditën e Arafatit.

Muslimi shënon se Pejgamberi s.a.v.s., për agjërim në ditën e Arafatit, tha: “Unë besoj se Allahu, për agjërim në ditën e Arafatit, do i fal mëkatet e vitit të kaluar dhe të ardhshëm.” (Muslimi)

Haxhi kryhet në muajin Dhul-Hixhe

Në dhjetë ditët e para të Dhul-Hixhes, Allahu ka bërë obligim edhe kryerjen e haxhit. Pejgamberi s.a.v.s., ka thënë: ”Haxhi i pranuar nuk ka shpërblim tjetër përveç Xhennetit.” (Buhariu dhe Muslimi)

Nëse gjithë kësaj i shtojmë që hanxhinjtë, gjatë kryerjes së Haxhit kanë mundësinë për të bërë disa namaze në harem të Qabesë, dhe që një namaz i falur në harem të Qabesë është më e vlefshme se njëqind mijë namazet e kryera në vende të tjera, e që kjo bëhet një motiv i fuqishëm i cili te njeriun zgjon dëshirën për kryerjen e Haxhit. Hanxhinjtë, haxhi i të cilëve është mebrur, kthehen në shtëpitë e tyre pa mëkate.

Ebu Hurejre r.a., thotë: “E kam dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s., kur tha: “Kush e kryen haxhin për Allahun, kështu që nuk do të fletë fjalë të shëmtuara e as që mëkaton, ai do të kthehet (i pastër nga mëkatet), siç ishte në ditën kur e lindi e ëma e tij!” (Buhariu)

Kurban – bajrami dhe therja e kurbanit

Dita e dhjetë e Dhul-Hixhes është dita e parë e Kurban – bajramit. Në ditët e Haxhit kryhet edhe një akt adhurimi e që është therja e kurbanit. Kurbanet i therin, sikur ata që kryejnë Haxhin, dhe ata që janë në shtëpitë e tyre. Therja e kurbanit daton nga paraardhësi jonë, babai në fe, Ibrahimi a.s., dhe përfaqëson një traditë të vazhdueshme që është praktikuar në të gjithë botën islame. Kush i afrohet Allahut xh.sh., atë ditë me prerjen (sakrificën) e kurbanit, me rënien pikëve të para gjaku nga kurbani i therur, Allahu xh.sh., i falë mëkatet tij dhe familjes së tij.

Veprat e mira që mund të bëjmë gjatë këtyre ditëve

1. Falja e namazeve nafile ditore dhe ato të natës.

Pejgamberi s.a.v.s., ka thënë: “Bëjë shumë sexhde, sepse nuk ka sexhde që do të bësh Allahut, e që Ai të mos të ngrit në derexhe (pozitë) më të lartë dhe të fshijë një gjynah.” Seid ibn Xhubejri r.a., ka thënë: “Mos i fikni dritat tuaja në këto netë.” Kjo tregon se këto netë kanë një vlerë të madhe, dhe se ibadeti në to ka shpërblim të posaçëm, siç është ndër to edhe falja e namazit vullnetar, leximi i Kuranit, etj., e që e gjithë kjo është traditë e të parëve tanë të pastër në fe.

2. Pendimi (Tevbe).

Edhe pse pendimi duhet të bëhet vazhdimisht, është veçanërisht e rëndësishme për të përfituar nga këto ditë të bekuara dhe sa më shumë duhet të pendohemi sinqerisht dhe t’i kthejmë zemrat tona ka adhurimi i Allahut Fuqiplotë dhe Falës i Madh.

3. Bamirësia ndaj prindërve.

4. Vizita e të afërmve, miqve, të afërmve, të sëmurëve.

5. Leximi i Kuranit dhe të mësuarit tjerëve Kuranin, veçanërisht në këto ditë.

6. Qëndrimi në xhami në mes të namazeve, sidomos qëndrimi në xhami pas namazit të sabahut e deri në agim, lindjen e diellit.

7. Bërja e dhikrit (të përmendurit e Allahut xh.sh., sidomos pas namazit, para gjumit, në mëngjes dhe mbrëmje, duke shqiptuar sa më shumë tehlila (la ilahe il-laAllah), Tekbir (Allahu Ekber), tahmid (Elhamdulillah)).

8. Dhënie e sadakasë (lëmoshës).

9. Thirrja e njerëzve në fenë e Allahut, duke shpjeguar rregullat e fesë së Allahut për ata që kanë nevojë.

10. Ruajtja maksimale dhe largimi nga mëkatet, sidomos mëkateve të mëdha si: gibeti (thashethemnaja), gënjeshtra, shikimi në atë që nuk është e lejuar, kamata, ryshfeti, etj.

11. Shqiptimi i telbijes nga ana e haxhinjëve.

I pari i cili shqiptoi telbijen ka qenë Sumame ibn Usal r.a., sahabi i Pejgamberit s.a.v.s., i cili e pranoi islamin ne vitin e 6 hixhri, i cili ka qenë prijës i shquar dhe i pasur i fisit arab Benu Hanife. Ky para se të pranonte islamin para Pejgamberit s.a.v.s., u drejtua drejtë Mekës për të kryer umren, mirëpo rrugës e pranoi islamin, dhe kështu kërkoi leje nga Pjegamberi s.a.v.s., që të kryen umren për çka kishte bërë edhe nijet përpara. Pejgamberi s.a.v.s. ia mësoi rregullat e umres dhe ia lejoi kryerjen e saj. Kur arriti në Mekë filloi shqiptimin e telbijes (Lebbejke Allahumme lebbejke) në prani të mushrikëve të Mekës, dhe qe i pari mysliman që e shqiptoi telbijen.

Këto janë vetëm disa nga veprat që ne mundemi dhe duhet të bëjmë gjatë këtyre ditëve të bekuara. Gjëja më e rëndësishme në gjithë këtë është që ne të kemi qëllim të pastër për ta bërë këtë vetëm në emër të Allahut dhe kënaqësinë e Tij, me shpresë që të meritojmë mëshirën dhe faljen e Tij.

Shkruan: Mr. Azmir Jusufi, Prizren

(Islampress)

Disa dispozita rreth kurbanit
Falënderimi i qoftë Allahut ashtu siç meriton vetëm Ai. Dëshmojmë dhe vërtetojmë për Njësinë e tij të pashoqe. Ai nuk është i nevojshëm për ibadetin e njerëzve dhe Atë aspak nuk e dëmtojnë mëkatet e tyre.

Po ashtu dëshmojmë për pejgamberinë e Muhamedit (savs), i cili na ka mësuar si duhet ta bëjmë ibadetin vetëm për Zotin dhe na ka udhëzuar për takvallëk e devotshmëri. Andaj, i dërgojmë përshëndetje dhe salavate të panumërta atij, familjes, shokëve të tij dhe çdonjërit që i përmbahet thirrjes së tij.

Vëllezër besimtarë!

Sot është dita e gjashtë e muajit dhul-hixhe, që do të thotë se jemi në prag të Bajramit të Kurbanit, i cili sivjet është të martën, më 20 korrik 2021. Prandaj, kjo është kohë ideale për t’i përfunduar përgatitjet për kurbanat tonë, në mënyrë që t’i sigurojmë ata,dhe këtë detyrë fetare ta kryejmë si është më së miri.

Me këtë rast, sot, me lejen dhe ndihmën e Allahut, do t’i kujtojmë disa dispozita dhe rregulla të rëndësishme në lidhje me therjen e kurbanave.

Therja e kurbanit është një dispozitë e cila daton që nga koha e Ibrahimit (a.s.), dhe është përcaktuar me qëllim që njerëzit ta përmendin emrin e bukur të Allahut të Gjithëmëshirshëm. Prandaj, para se të bëhet therja e kurbanit, shqiptohen fjalët: ‘Bismil-lahi Allahu ekber!’Dhe vetëm me këto fjalë, kurbani është i vlefshëm dhe mishi i kurbanit është hallall për t’u përdorur. Nga ana tjetër, ana sociale e këtij ibadeti, e cila pasqyrohet në ndarjen e mishit të kurbanit, del në plan të dytë dhe mund të themi se është e rastësishme. Për këtë Allahu i dashur thotë:

“Te Allahu nuk arrin as mishi i tyre as gjaku i tyre, por te Ai arrin vepra e mirë – e bërë nga ju, kështu Ai – ua ka nënshtruar juve ato, për ta madhëruar ju Allahun, që ju ka udhëzuar (në rrugën e drejtë). Dhe, bamirësve merrju myzhde!” (el-Haxh, 37)

Sipas medhhebit hanefij, therja e kurbanit është vaxhib, për çdo person që nuk është udhëtar (musafi)r dhe posedon një nisab. Pra, kush nuk ka nisab, nuk është i detyruar, por nëse ka mundësi për kurban, ai mund ta therë dhe do të ketë shpërblim për të. Një kurban mjafton për një familje. Pra, nuk duhet edhe burri edhe gruaja edhe fëmijët të therin të gjithë kurban veç e veç, por mjafton një kurban për të gjithë ata në një familje.

Kurbani theret pas faljes së namazit të Bajramit, deri në ikindi të ditës së tretë të Bajramit të Kurbanit. Çdo kafshë që theret para ose pas kësaj kohe të theksuar, nuk konsiderohet kurban, por vetëm si sadakë e zakonshme.

Është më mirë për një njeri që vetë personalisht ta therë kurbanin duke e shtrirë në anën e majtë dhe duke e drejtuar nga kibla. Pastaj ta bëjë therjen me një thikë të mprehur më parë. Nëse dikush nuk mund të therë kurban vetë personalisht, atëherë ai mund të autorizojë dikë tjetër që ta bëjë këtë për të, por do të ishte mirë që së paku të ishte i pranishëm me rastin e therjes. Edhe nëse ai nuk mund të jetë i pranishëm, kurbani përsëri do të jetë i vlefshëm për të. Ajo që është më e lehtë për ne, është që kurbanin ta paguajmë përmes Bashkësisë Islame për nevojat e medreseve tona, pagesa e të cilit edhe sivjet e ka vlerën 120 €. Kjo do të na sigurojë që kurbanët të jenë të rregullt, dhe ne gjithashtu, do ta ndihmojmë punën e medreseve tona, të cilat duhet të përgatisin disa qindra ushqime çdo ditë për fëmijët dhe vëllezërit tanë dhe motrat tona, që shkollohen aty.

Ndërkaq, ata që mund ta organizojnë therjen e kurbanit në shtëpitë e tyre, duhet ta kenë parasysh gjithashtu, se në therjen e një lope si kurban, mund të bashkohen më së shumti shtatë persona me të njëjtin nijet. Por, nëse vetëm njëri prej tyre, nga ata shtatë persona, nuk e ka nijet të therë kurbanin e detyrueshëm, asnjëri nga ata persona nuk do ta ketë kurbanin e vlefshëm. Lopa, e cila është caktuar për kurban, duhet të jetë së paku dy vjeçare, ndërsa delja duhet të jetë një vjeçare.

Dy të tretat ( 2/3 ) e mishit të kurbanit duhet t’u shpërndahen fqinjëve, të afërmve dhe të varfërve, ndërsa një e treta ( 1/3 ) mund të lihet nga shtëpiaku për vete dhe familjen e tij. Gjithashtu, me ato që mbetën nga zorrët dhe eshtrat duhet të ushqehen macet dhe qentë, dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të varrosen në tokë, sepse mishi i kurbanit nuk është i shenjtë, kurse për ushqimin e kafshëve fitohet shpërblim nga Allahu i Plotfuqishëm.

Lëkura e kurbanit ose mund të përdoret ose të dhurohet, por në asnjë mënyrë nuk guxon të shitet. Pejgamberi (savs), ka tërhequr vërejtjen se:“Kush e shet lëkurën e kurbanit të tij, ai nuk ka kurban.”

Dhe siç është rregull për të gjitha detyrat fetare, që kur të përmbushen, të pasojë shpërblimi, gjithashtu, është edhe kur bëhet fjalë për kurbanin:“Për çdo qime leshi (të kurbanit), ju do të keni sevap.” –ka thënë Muhamedi (savs). Ai gjithashtu ka thënë:“Kush e ther kurbanin me kënaqësi, duke llogaritur në shpërblimin e Allahut, kurbani i tij,për të do të jetë perde nga zjarri.”

Vëllezër të dashur!

Ju në mesin tonë që jeni në gjendje të therni kurban, si dhe ata që janë të obliguar që ta therin, merrni parasysh fjalët e kësaj hutbeje, kështu që përgatitni me kohë kurbanat tuaj.

I lutemi Allahut të dashur, që të na udhëzojë në Rrugën e Drejtë! Që të na e bëjë më të lehtë përgatitjen e kurbaneve tonë, dhe të gjithë ata që therin kurban t’i shpërblejë me një shpërblim të madh.

I lutemi Allahut të Plotfuqishëm, që të na ndihmojë ta ruajmë fenë islame,

– që t’i ndihmojë vëllezërit tanë në rrezik kudo qofshin,

– që të na japë bereqet në të gjitha gjërat,

– që të na mbrojë nga sprovat që nuk mund t’i përballojmë,

– që t’i mëshirojë prindërit dhe paraardhësit tanë të vdekur,

– që fëmijët dhe pasardhësit tanë t’i bëjë dritë të syve dhe zemrave tona dhe udhëheqës të umetit,

– që të na mëshirojë neve në ditën e Gjykimit, dhe

– që të na nderojë në xhenet me shoqëri të pejgamberëve, të sinqertëve, të shehidëve dhe të njerëzve të mirë! Amin!

Përshtati: Miftar Ajdini

(Islampress)

Dhjetë ditët e para të muajit Dhul-Hixhe
Nëntë ditët e para të Kurban Bajramit dhe e dhjeta, dita e Kurban Bajramit, janë ditët më të vlefshme të të gjithë vitit tek Allahu i lartëmadhëruar.

Allahu i lartëmadhëruar është betuar në këto dita, që nënkupton vlerën e tyre të madhe, e që besimtarët musliman ti shfrytëzojnë dhe të mos dalin të humbur nga kjo vlerë e madhe.

Allahu në Kuran thotë: “ Betohem për muzgun e agimit, dhe për dhjetë netët ( e para të muajit Dhul Hixhxheh )”.  Kur’an 89 / 1 – 2

Ndërsa Pejgamberi Muhamedi a.s. nga shumë hadithe që flet për këto dita, në këtë hadith thotë:

“” Nuk ka dita, që vlera e punëve tek Allahu është më e dashur se në këto dhjetë dita. I thanë Sahabet: As lufta e shenjtë në rrugën e Allahut o i Dërguar i Allahut? Tha: As lufta e shenjtë për hirë të Allahut, përveç se një person që ka dalur në luftën e shenjtë duke sakrifikuar veten dhe pasurine e tij, dhe i ka humbur të dyjat “”.  Transmeton Buhariu

Këto pra, janë ditët më të vlefshme të vitit, ku Muhamedi a.s. thotë: “” Ditët më të vlefshme të dunjasë janë këto dhjetë dita “” . Sahih elxhamiu sagir.

Allahu i madhëruar i nderoi robërit e Tij me këtë dhuratë të madhe, që  ata ta shfrytëzojnë dhe të përfitojnë prej kësaj dhurate  me adhurime, bamirësi, lutje etj.

Shkaku i vlerësimit të këtyre ditëve është se, në këto dita është: Dita e arafatit, kryerja e haxhit me të gjitha veprimet që përmban, dita e Kurban Bajramit, therrja e Kurbanit etj.

Vlera e adhurimeve dhe veprave të tjera të mira, shumëfishohet me shpërblime të mëdha nga Zoti.

Andaj të jemi të vëmendshëm që këtë dhuratë të madhe të Allahut tonë të madhëruar, ta e marrim me shumë seriozitet dhe shumë sinqeritet, që përmes adhurimeve dhe angazhimeve tona, të përfitojmë nga të mirat e Zotit, si në këtë botë, por në veçanti për botën pas vdekjes.

ÇFARË DUHET TË BËJMË NË KËTO DITA

Thotë Pejgamberi Muhamedi s.a.v.s.: “ Nuk ka dita më të mëdha te Zoti dhe punë më e dashur te Zoti se sa në këto dhjetë dita. Thuani sa më shumë gjatë tyre: La ilahe il-lallah,, Allahu ekber,, dhe Elhamdulilah “. ( Ahmedi )

Nga veprimet që është mirë t’i bëjmë në këto dita:

1. Pendimi nga të gjitha mëkatet, duke kërkuar nga Zoti që të na falë mëkatet, duke i theksuar ato. Dhe gjithashtu përmes KËRKIMFALJES ( ESTAGFIRULLAH ),  e që duhet ta themi sa më shumë dhe sa më shpesh.

2. Tu kërkojmë falje njerëzve që i kemi bërë zullum ( padrejtësi ), qoftë përmes fjalës, apo ndonjë veprimi, apo kthimin e borxhit, apo pagesave të veresive etj.

3. Ti kryejmë Namazet Farze me rregull, sepse lënia e namazit farz konsiderohet ndër mëkatet më të mëdha në raport mes njeriut dhe Zotit.

4. Bamirësia ndaj prindërve. Gjithashtu edhe ndaj farefisit tënd të familjes së afërt.

5. Të largohemi nga të gjitha mëkatet. Qofshin ato edhe të voglat sipas mundësive, sepse mëkatet në këto dita janë shumë më të mëdha se në ditët tjera.

6. Agjërimi vullnetar i 9 ditëve, apo edhe ndonjë dite të veçantë nga këto dita. Muhamedi a.s. thotë:  “”Kush agjëron një ditë për hirë të Allahut, atij Allahu do t’ia largon fytyrën nga zjarri për 70 vite ““.  Transmeton  Buhariu dhe Muslimi

7. Sadakë për çdo ditë nga këto dita. Sadaka ka një vlerë të madhe tek Allahu, andaj regjistrojeni veten tuaj në rgjistrin e Allahun, se ishin nga sadakadhënësit për çdo ditë të këtyre ditëve.

8. Namazet nafile, qofshin synetet e 5 farzeve, namazi i natës, namazi i paraditës etj.

9. Leximi i Kur’anit, sepse përmes leximit të Kuranit përfiton ndriçim në varr dhe shpëtim nga zjarri në ditën e gjykimit.

10. Përmendja e shumtë e Zotit. Është ndër adhurimet më të lehta dhe me vlerë shumë të madhe.

Muhamedi a.s. thotë: “.. Thuani sa më shumë në këto dita: La ilahe il-lallah, Elhamdulilah, dhe Allahu ekber “.  Transmeton Ahmedi

11. Preferohet agjërimi i ditës së Arafatit për ata që nuk janë në haxh (( Bedaiu sanaië 2 / 76 )).

Ku për këtë Muhamedi a.s thotë: “” Agjërimi i ditës së arafatit duke e llogaritur për Allahun, i shlyen mëkatet (e vogla) e vitit që po kalon dhe vitit të ardhshëm “”. Transmeton Muslimi, Termidhiu etj.

12. Mundohu që të hulumtosh një familje që ka nevojë, dhe ta gëzosh atë familje, duke i përgatitur ( finansuar ) sofrën e Bajramit dhe duke ia gëzuar fëmijët me veshje për Bajram.

13. Mos rri neglizhent në këto dita duke të ikur koha, por aktivizohu në maksimum me të gjitha format e adhurimit dhe bamirësisë.

14. Të mundohet gjithkush që ta aktivizon familjene tij në këto dita, përmes adhurimeve të përbashkëta dhe lutjeve për mirësi, dashuri dhe harmoni familjare.

15. Bëhu shkaktar që ta tërheqësh dikë në këto të mira, dhe mos lejo që dikush të të tërheq ty nga këto të mira të mëdha të Zotit.

Mr. Ragmi Destani

(Islampress.ch)

Xhumaja – ibadet që disa e kryejnë me trup, por me shpirt mungojnë
Xhumaja, dita më e zgjedhur e javës, dita që All-llahu e nderoi dhe ngriti mbi të gjitha ditët e tjera, ditë që duhet t’i tubojë ata që veten e quajnë muslimanë, që ta dëgjojnë fjalën dhe mesazhin e All-llahut.

All-llahu i Lartësuar në Kur’an thotë:

“O ju që besuat! Kur të thirreni për namaz ditën e xhuma, nxitoni drejt përmendjes së All-llahut dhe lini tregtinë. Kjo është më e mira për ju, sikur ta dinit.” [El-Xhumu’a, 9]

Xhumaja nuk është çështje zgjedhjeje, as zakon shoqëror. Ajo është ibadet. Ajo është detyrim – madje detyrim mbi detyrime. Prandaj ai që me vetëdije dhe pa arsye të vlefshme e lë xhumanë, le ta dijë se po luan me themelet e fesë së tij. Sepse në hadith thuhet:

“Kush i lë tri xhuma radhazi nga pakujdesia, All-llahu ia vulos zemrën.”

E vulosja e zemrës do të thotë: do t’u flitet, por nuk do të dëgjojnë; do t’u jepet këshillë, por nuk do ta pranojnë; do të përmendet emri i All-llahut, por nuk do të ndiejnë asgjë në zemrat e tyre.

Ky është dënimi për ata që luajnë me xhumanë – vijnë kur u teket, por sapo u del diçka “më e rëndësishme”, zhduken. E imagjinoni tani çfarë dënimi ka për ata që kurrë nuk vijnë në xhuma?

All-llahu na udhëzoftë neve dhe ata në rrugën e drejtë!

Xhumaja, si një nga urdhërat më të rëndësishme të All-llahut, me vete sjell edhe shpërblime të veçanta – por vetëm për ata që sillen sipas rregullave të saj.

Disa prej këtyre rregullave janë: të lahemi dhe të parfumohemi para se të shkojmë në xhuma, e jo të vijmë të ndotur dhe me erë të rëndë, siç dinë të vijnë disa, saqë njerëzit duhet të largohen prej tyre ose të ikin në një saf tjetër.

Nga rregullat e xhumasë është që kur marrim abdest në shtëpi dhe nisim për në xhami, të jemi të vetëdijshëm se ku po shkojmë dhe pse po shkojmë. Të mos i fusim hundët ku nuk duhet, të mos flasim kot, e sidomos kur hyjmë në xhami. Sepse xhamia para xhumasë nuk është vend muhabeti, zhurme dhe bisedash të kota, por vend ku duhet ta fitojmë mëshirën dhe kënaqësinë e All-llahut.

Nga rregullat e xhumasë është që kur imami fillon hutben – dhe hutbe është çdo gjë që imami thotë, si në arabisht ashtu edhe në gjuhën tonë – ne duhet të dëgjojmë me vëmendje, pavarësisht nëse na pëlqen apo jo. Sepse i Dërguari a.s. ka thënë:

“Nëse i thua dikujt ‘Hesht!’ gjatë hutbes, ke bërë gabim.”

Shikoni: mëkat bën vetëm ai që e qorton tjetrin duke i thënë “hesht”. E imagjinoni çfarë mëkati bëjnë ata që nga java në javë flasin e flasin gjatë hutbes.

Vëllezër të dashur, hutbja nuk është televizor që e lë në sfond ndërsa ti merresh me punët e tua. Ai është momenti kur shpallet fjala e All-llahut, mesazhi i All-llahut, përmes atij që qëndron në minber. Dhe kush nuk dëgjon, ai nuk është në ibadet – ai është vetëm fizikisht në xhami, ndërsa me shpirt diku tjetër. Dhe kjo nuk është vetëm pakujdesi – është mosrespektim. Dhe edhe kjo ka çmimin e vet. Sepse i Dërguari a.s. ka thënë:

“Kush luan me gurë gjatë hutbes, e ka humbur shpërblimin.”

Ne sot nuk kemi gurë në xhami, por kemi tespihe dhe telefona. Të moshuarit luajnë me tespih, të rinjtë me telefon. Asnjëra nuk është e drejtë. Sepse hutbja nuk është kohë për të numëruar subhanet, por për të dëgjuar. Nuk është kohë për Facebook, Instagram apo rrjete të tjera, por kohë për t’u lidhur me mesazhin e All-llahut.

E gjithë kjo mund të përmblidhej në një fjali: Kush nuk e respekton shenjtërinë e xhumasë dhe hutbes, ai privohet nga çdo e mirë e xhumasë.

Ndoshta disa prej jush nuk do t’i pëlqejnë këto fjalë. Por, detyra ime nuk është t’u ledhatoj, është t’ua them të vërtetën, t’ju paralajmëroj, mësoj, t’ua tregoj gabimet që i vërej. Sepse unë jam përgjegjës para All-llahut dhe dua të kem justifikim Ditën e Llogaridhënies.

Prandaj, vëllezër të dashur, e këshilloj veten dhe juve: të mos vijmë në xhuma sa për sy e faqe, por për veten tonë. Të mos e dëgjojmë hutben për hir të imamit, por për hir të All-llahut.

Është koha t’i pastrojmë safet nga pakujdesia, hutbet nga zhurma dhe zemrat tona nga shpërqendrimi.

Le të bëhet xhumaja sërish ajo që është: moment takimi me All-llahun, moment zbritjeje të mëshirës dhe bekimit të Tij.

O Zoti ynë, përmirësoji qëllimet dhe veprat tona. Na bëj prej atyre që vijnë në xhuma me respekt, që e dëgjojnë hutben me kuptim dhe që jetojnë sipas asaj që dëgjojnë. Mos na lër në pakujdesi, mos lejo që zemrat tona të ngurtësohen. Na udhëzo neve, familjet tona, fëmijët tanë dhe popullin tonë. Amin!

Redaksia,

[islampress.ch]

A FESTOHET PUNA APO MJEGULLOHET MUNDI?
Sot, më 1 maj, në mbarë botën festohet dita e punës. Është interesante se Krijuesi vetëm njeriun e ka obliguar me punë dhe se pa punë ai nuk mund të mbijetojë. Njeriu duhet të punojë që të ushqehet, duhet të punojë që të vishet, duhet të punojë që të ketë shtëpi dhe strehë, duhet të punojë që të sigurohet për pleqërinë, duhet të punojë edhe që, kur të largohet nga kjo botë, të jetojë, e të mos shkojë atje ku nuk ka as vdekje e as jetë. Krijesat e tjera të Zotit shkojnë e gjejnë ushqimin e gatshëm, nuk kanë nevojë për veshje sepse Allahu i ka veshur, nuk ndërtojnë strehë – ose kryesisht nuk ndërtojnë por e gjejnë atë – nuk përgatiten për ditët e pleqërisë, atë moshë të tretë të jetës, dhe për amshimin nuk kanë asnjë mendim.

Përgjatë historisë, kushtet e punës kanë qenë të ndryshme, shpeshherë mizore, andaj kjo mizori, padrejtësi dhe ky mund i detyroi punëtorët që të luftojnë për më mirë, dhe nga ai mund dhe ajo luftë lindi kjo ditë e sotme me emrin “festa e punës”. Në luftën e tyre, ata as që mund ta paramendonin se kjo do të ishte vërtet një “festë” – një ditë e zbrazët nga çdo mendim për kushte më të mira pune, ditë e zbrazët nga çdo diskutim për kushte më të mira dhe punë më efikase, ditë e zbrazët nga biseda se puna, përveçse rrugë drejt ushqimit, veshjes dhe shtëpisë, është edhe vepër që na bën njerëz dhe obligim që e urdhëron Krijuesi.

Dita në të cilën ata e fituan betejën për t’u vlerësuar, që ata për të cilët punojnë ta dinë se edhe ata janë njerëz dhe kanë nevojë të njëjta si punëdhënësi, jashtë planit dhe dëshirës së tyre u shndërrua në një ditë në të cilën njeriu u dorëzohet instinkteve, dëshirave të veta dhe e redukton veten në radhën e atyre që nuk duhet të punojnë për ushqim, për veshje, për shtëpi. Ndërsa kjo ditë ekziston që ta ndërgjegjësojmë vetveten për rëndësinë e punës, dhe atë të punës së ndershme, rëndësinë e shpërblimit adekuat për punën, rëndësinë e kënaqësisë së dyanshme, si të punëdhënësit ashtu edhe të punëtorit. Në gjuhën kuranore, për fjalën punë përdoret termi amel. Nëse e lexoni Kuranin, do të shihni se kjo fjalë shpesh përkthehet si “vepër”, dhe njerëzit e vetëdijshëm, besimtarët, janë të prirur drejt veprave të mira. Kurani nuk ka lënë pa përmendur se ky amel mund të jetë edhe i keq, i shëmtuar, i atillë që çon drejt dështimit në të dyja botët.

Çfarë festohet në vendin tonë sot? Festohet pabarazia, mungesa e bashkëndjesisë, festohet mundi i punëtorit, agonia e pensionistit dhe të ardhurat enorm të larta të atyre që duhet të kujdeseshin që mundi të ishte më i vogël dhe që agonia e pensionistëve të shndërrohej në lumturi jete në moshën e tretë. Ata që duhet të kujdeseshin që mundi dhe agonia të mos ekzistonin, ata me kënaqësi shikojnë se si mundi i punëtorit dhe agonia e pensionistit mjegullohen nga tymi i skarës dhe i fërkojnë duart të kënaqur, të vetëdijshëm se, për kënaqësinë e tyre, asgjë nuk do të ndryshojë as për ta dhe as për punëtorët. Ndërsa ata që më 1 maj të vitit 1886 u vranë duke luftuar kundër mundit dhe përfunduan në trekëndëshat e varjes, me hidhërim, madje edhe me mëshirë, e vështrojnë të gjithë këtë nga diku dhe thonë: “Sot nuk i dorëzohet tymit të skarës dhe erës së mishit të pjekur, por bisedës se si të punojmë më mirë, se si të prodhojmë më shumë, se si shteti t’i shërbejë kësaj dhe, se si të mos ikin fëmijët tanë nga fabrikat tona në fabrikat e të huajve.”  Dhe që ju punëtorë ta pyesni veten: “Si u bë që nga këta tanët, përfaqësuesit tuaj në parlamente dhe ministra, askush nuk shkoi në vend të huaj që të jetë përfaqësues dhe ministër sepse në vendin e tij nuk e ka mirë?”

Këtë ditë, 1 majin, ne ua kemi lënë juve jo që në të ta mjegulloni mundin tuaj, por që të luftoni që të mirat të jenë të shpërndara drejtë dhe që edhe fëmijët tuaj, si fëmijët e atyre që nuk shkojnë në fabrika e kanë rroga të mëdha, të jetojnë njësoj të lumtur. 1 majin ta imagjinoni se si duhet të dukej dita e tij (dita e 1 majit):

“Sot të ulen deputetët e parlamenteve tona dhe sindikatat dhe të merren vesh se çfarë duhet bërë që të jetë më mirë për të gjithë dhe që të gjithë së bashku t’i shërbejmë të ardhmes sonë.

Të ulen punëdhënësit dhe punëtorët dhe të bisedojnë se çfarë duhet bërë që të avancohet prodhimi, të arrihet cilësi më e mirë, të jemi konkurrentë në tregjet botërore, në mënyrë që të gjithë së bashku t’i shërbejmë të ardhmes sonë.

Të ulen dhe bisedojnë punëdhënësit mes vete dhe kërkojnë zgjidhjet më të mira se si t’ua përmirësojnë punëtorëve kushtet e punës, që të gjithë së bashku t’i shërbejmë të ardhmes sonë.

Të ulen punëtorët dhe bisedojnë mes vete se si të punojnë në mënyrë më efikase dhe me më shumë përkushtim, duke avancuar kështu firmën e tyre dhe duke fituar më shumë edhe për vete edhe për punëdhënësin, e kështu të gjithë së bashku t’i shërbejmë të ardhmes sonë.”

Sot, megjithatë, punëtorët ulen pranë lumenjve, përrenjve, në vendpikniqe dhe me tymin e skarës e mjegullojnë mundin e tyre; punëdhënësit i shijojnë destinacionet e largëta turistike; ndërsa kryeministrat, ministrat dhe deputetët mbase diku ulen dhe bisedojnë se si t’ia sigurojnë vetes edhe një mandat mospune me rroga të larta, dhe kështu të gjithë punojnë kundër të ardhmes sonë.

Prandaj, gëzuar 1 Majin – ditën e asgjësë, me lutjen drejtuar Zotit që të na ndihmojë ta kuptojmë se jemi njerëz. Amin.

Hatib: Izet ef. Čamdžić

Përshtati në shqip: Miftar Ajdini

(Islampress)

Hutbe me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit – 23 Prillit
Hamdi dhe falënderimi i takon Allahut xh.sh., i Cili njeriun e dalloi me mendje dhe dije, dhe e dalloi prej shumë krijesave të Tij. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhammedin a.s., mbi familjen e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Të nderuar vëllezër e motra!

Dje, më 23 prill, u shënua Dita Ndërkombëtare e Librit – një ditë që na kujton vlerën e dijes, leximit dhe edukimit. Për ne si muslimanë, kjo ditë ka një domethënie edhe më të madhe, sepse shpallja e librit tonë, Kur’anit fisnik, fillon me urdhrin hyjnor: “Ikre’ – Lexo!”. Kjo është thirrja e parë që iu drejtua njerëzimit përmes të Dërguarit a.s.: të lexojmë, të mendojmë, të kuptojmë dhe të kërkojmë dije.

Allahu xh.sh. thotë:

“Thauj: A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?” (Ez-Zumer, 9).

Dhe gjithashtu: “O Zoti im, ma shto dijen!” (Taha, 114).

Këto ajete na tregojnë se dija është një dhuratë e madhe dhe një përgjegjësi e madhe. Njeriu mund të besojë edhe pa dije, por vetëm me dije e kupton përmasën dhe thellësinë e besimit, kupton namazin, agjërimin, zekatin, haxhin, jetën dhe kupton edhe sprovat e jetës.

Të dashur besimtarë!

Libri është për mendjen tonë si dritarja për shtëpinë. Ashtu si dritarja sjell dritë dhe ajër të freskët, libri sjell ndriçim për mendjen dhe hap horizonte të reja. Një shoqëri që lexon është shoqëri që përparon, ndërsa një shoqëri që largohet nga libri bie në padije dhe stagnim.

Është thënë se “për ta shkatërruar një kulturë, nuk ke nevojë t’i djegësh librat. Mjafton t’i bësh njerëzit të ndalojnë se lexuari.” (Ray Bradbury).

Shkrimtari me famë botërore, Umberto Eco, thotë: “Kush nuk lexon, në moshën 70-vjeçare ka jetuar vetëm një jetë; kurse kush lexon ka jetuar mijëra jetë.”

Dikush tjetër kishte shkuar aq larg sa që kishte menduar se edhe Xhenneti është një bibliotekë me libra!

Fatkeqësisht, sot shumë prej nesh e kanë lënë pas dore leximin. Shpesh themi “nuk kemi kohë”, por koha harxhohet në gjëra më pak të dobishme. Ndërkohë, kërkimi i dijes është obligim për çdo musliman dhe muslimane.

Pejgmaberi a.s. në hadith thotë: “Kërkimi i dijes është obligim për çdo musliman.” (Ibn Maxhe)

Sahabiu i njohur Muadh ibn Xhebel r.a. ka thënë se kërkimi i dijes është adhurim, ndërsa mësimi i saj është sadaka. Me dije Allahu i ngre njerëzit në shkallë të larta dhe i bën udhërrëfyes për të tjerët.

Të nderuar xhemat!

Le ta rikthejmë librin në jetën tonë dhe në familjet tona. Le të lexojmë çdo ditë, qoftë edhe pak. Le të lexojmë nga Kur’ani, nga hadihet e Pejgamberit a.s., nga aforizmat e Sami Frashërit dhe nga letërisia e bukur shqiptare. Le t’i edukojmë fëmijët tanë me dashurinë për librin duke qenë vetë shembull për ta. Shtëpitë tona të mos jenë vetëm vende pushimi, por vende ku lexohet, mësohet dhe përmendet Allahu.

Në përfundim, le ta kujtojmë se dija është dritë dhe fuqi, ndërsa padija është errësirë dhe dobësi. Le të jemi prej atyre që kërkojnë dije dhe e zbatojnë atë në jetën e tyre.

Lusim Allahun xh.sh. që të na shtojë dijen e dobishme, të na bëjë prej atyre që lexojnë, mësojnë dhe veprojnë sipas saj. Amin.

24.04.2026, e premte

(Hfz. Mehas Alija, Hutbe e mbajtur në xhaminë El-Hidaje në St.Gallen)