Të Fundit
Zoti im!

Zoti im!

Zoti im! Ishe me mua në errësirën e barkut të nënës… gjatë fëmijërisë time dhe ëndrrave të mia… në detajet më të vogla të jetës.

Isha me mua në dështim dhe në sukses… në përballjen me jetën… në fillimin dhe fundin… Ishe me mua para gjuhëve plot vrer dhe pas kthetrave të errësirës.

Zoti im! Ti je i Bukuri dhe të bukur më krijove. Ti ke dashur të jem ashtu siç më krijove… Të kërkoj të më mbash në natyrën e pastër, larg shpërfytyrimit.

O Zot! Çdo frymëmarrje më afron tek Ti. Çdo mëngjes e nis me emrin Tënd. Më jep forcë që këmbët mos më ngatërrohen gjatë rrugëtimit tim drejt Teje.

O Zot! Më jep liri sipas përunjësisë time karshi Teje… Më jep siguri sipas shpresës që kam tek Ti. Distancën mes meje dhe Teje o Zot, mbushe me dashuri dhe bëje sa më të afërt!

O Zot! Më ke dhënë dy sy, një gjuhë dhe dy buzë, prandaj bëji që këto gjymtyrë të mos merren me gjëra të tjera dhe të të harrojnë Ty.

Zoti im! Të lutem që Ti të jesh bashkudhëtari im në rrugëtimin e jetës!