Të Fundit
Xhamia e Klleznës themelon FORUMIN RINOR

Xhamia e Klleznës themelon FORUMIN RINOR

10436697_324211737727982_8898691692705473222_n

Xhamia e Klleznës themelon FORUMIN RINOR

Në Xhaminë e Klleznës me datën 14 dhe 15 qershor 2014, ditën e Shtune dhe të Diel u mbajtën dy mbledhje me të rinjtë e fshatit Kllezën ku u themelua për herë të parë FORUMIN RINOR në kuadër të Xhamisë së Klleznës, i cili do të jetë udhëheqës në fushën e veprimtarisë rinore, kulturore dhe morale të shoqërisë, në ngritjen dhe aftësimin e tyre.

Mbas diskutimeve të shumta dhe të frytshme nga të rinjtë dhe nën mbikëqyrjen e Imamit të Xhamisë dhe Kryetarit të këshillit të Xhamisë, anëtarët e forumit rinorë zgjodhën me votim udhëheqësin dhe kryesin e forumit rinor nga të dyja gjinitë.

 

Kryetari i Forumit Rinorë: Mensur Rexha

Nënkryetari i forumit: Muhamet Çapriq

Anëtarët e kryesisë së forumit: Riza Kurti, Erzan Rexha dhe Ardit Kurti.

 

Kryetarja e Forumit Rinorë: Xhemale Elezi

Nënkryetarja e forumit: Albina Rexha

Anëtarët e kryesisë së forumit: Aide Rexha, Edona Kurti dhe Dorijana Meqikukiq.

 

Rinia janë udhëheqësit e të nesërmes dhe shpresa e të ardhmes. Mbi supet e tyre ngrihen qytetërimi dhe historia e lavdishme. Tek ata varen shpresat, ëndrrat dhe zemrat.

Rinia është pasuria e një populli dhe fshehtësia e forcës së tij. Nëse doni të dini të ardhmen e një populli, mos pyetni për pasurinë që ka, por shiko të rinjtë e tij. Nëse ata kanë vlera e moral dije se ardhmëria e atij populli premton gjitha të mirat.

 

Forumit Rinorë iu urojmë dhe iu dëshirojmë punë të mbarë e të suksesshme në përfaqësimin dhe shpalosjen e punës së palodhshme që bëjnë dhe do të bëjnë në të ardhmen.

 

Zoti e bekoftë rininë.

Imami i xhamisë

Këshilli i xhamisë

 

 

PASQYRË E SHKURTËR E FORUMIT RINORË

 

Forumi Rinorë i Xhamisë së Klleznës themelohet me qëllim që ky forum të jetë udhëheqës në fushën e veprimtarisë rinore, kulturore dhe morale të shoqërisë, në ngritjen dhe aftësimin e tyre.

Forumi Rinorë do të ushtrojë aktivitetin e tyre nën mbikëqyrjen e Këshillit të Xhamisë dhe Imamit të Xhamisë.

Forumi Rinorë do të ketë mbështetjen maksimale nga Këshilli dhe Imami i xhamisë në aktivitetet e tyre.

Forumin Rinorë e përbëjnë rinia e fshatit Kllezën pa dallim moshe dhe gjinie.

Forumin Rinorë e përbëjnë të rinjtë nën moshën 30 vjeçare ku secili automatikisht bëhet anëtarë i forumit, ndërsa Kryetari dhe Kryetarja e Forumit zgjidhet prej moshës 15 deri 30 vjeçare, të cilët zgjidhet me votim nga vetë anëtarët e forumit.

Kryetari i forumit zgjidhet nga vet sektori i gjinisë mashkullore, ndërsa Kryetarja e forumit zgjidhet po ashtu nga sektori i gjinisë femërore.

Kryetari dhe Kryetarja e forumit kanë mandat një vjeçar, me mundësi rizgjedhjeje.

 

Forumi Rinorë i Xhamisë së Klleznës, ka për qëllim këto objektiva dhe aktivitete, si fillim mund të veçojmë:

Promovimi dhe kultivimi i vlerave universale Islame dhe njerëzore, mbrojta e të rinjve nga devijimet si dhe ngritja dhe aftësimi i tyre.

Mbrojtja e trashëgimisë kulturore në vend.

Organizimin e ekskursioneve, piknikëve, dhe aktivitete tjera sportive etj.

Organizimin e aktiviteteve bamirëse duke mbledhur të dhëna dhe informacione për zonat dhe familjet e prekura nga ndonjë katastrofë natyrore apo nga varfëria. Mjetet e dhuruara nga donatorë të ndryshëm do të shpërndahen mbi bazën e prioriteteve emergjente, për individët dhe grupet në nevojë.

Organizimin e takimeve të rregullta për aktivitete konstruktive të rinisë sikurse janë ligjëratat, ekskursionet edukative, lojëra rekreative dhe argëtime të tjera audio-vizuale, diskutime të hapura, mbrëmjeve fetare, etj.

Botimin e literaturës së përshtatshme në formë fletushkash, broshurash, që i shërbejnë synimit të veprimtarisë së saj dhe në vetëdijesimin e rinisë, e shumë aktivitete tjera.

 

Mbi të gjitha këto Forumi Rinorë duhet ti ketë këto vlera:

Besimin

Përpikshmërinë

Objektivitetin

Unitetin

Tolerancën

Mirëkuptimin

Bashkëpunimin

 

Forumi Rinorë në muajt në vijim do të përpilojë statusin e vet të plotë me të cilën mund të thirren dhe t’ju përmbahen rregullave përkatëse.

Forumi Rinorë duhet të ketë takime të shpeshta për të diskutuar për çdo aktivitet të vetin që do të ndërmerr. Takimet do të mbahen në klasën e xhamisë së Klleznës.