Të Fundit
XHAMIA E KLLEZNËS NDIHMOI 220 FAMILJE NË NEVOJË

XHAMIA E KLLEZNËS NDIHMOI 220 FAMILJE NË NEVOJË

Në dhjetë ditëshin e fundit të Ramazanit, Këshilli i Xhamisë së Klleznës dhe Forumi Rinor i Xhamisë së Klleznës, me rastin e muajit të bekuar të Ramazanit, shpërndau për të tretën herë radhazi SHPORTËN E RAMAZANIT si aksion humanitarë bamirës në ndarjen e ndihmave që iu dedikua: jetimëve, skamnorëve, personave me aftësi të kufizuar dhe nevojtarëve në tërë territorin e komunës së Ulqinit me rrethinë e deri në Krajë.

Duke parë që aktiviteti i Shportës së Ramazanit në xhaminë e Klleznës ka ngjallur interesim tek njerëzit human dhe kontribuesve, andaj komisioni ka vendosur që shporta e ramazanit të mbushet edhe me më shumë me produkte ushqimore shtes, duke e kompletuar më shumë nga ajo që e kemi paraparë në fillim të ramazanit.

Nuk duhet harruar të theksohet se, krahas ndihmave në vlerë monetare, ka pasur nga familjarët që na i kanë sjellë shportat të blera nga vetë ato, gjithashtu ka pasur edhe prej kontribuuesve që na kanë sjellë veshmbathje si dhe produkte tjera si Miell, Sheqer, Oriz në sasi të mëdha.

SHPORTA E RAMAZANIT 2013, JANË SHPËRNDA 145 SHPORTA PËR 145 FAMILJE NË NEVOJË.

SHPORTA E RAMAZANIT 2014, JANË SHPËRNDA 220 SHPORTA PËR 220 FAMILJE NË NEVOJË.

Ndërsa këtë Ramazan, SHPORTA E RAMAZANIT 2015, JANË SHPËRNDA 220 SHPORTA PËR 220 FAMILJE NË NEVOJË.

Andaj i falënderojmë të gjithë ato që kanë kontribuar në forma të ndryshme, si ato vendas por edhe mërgimtarët tanë, që Zoti i shpërbleft me të mirat e Tij, dhe ju shtoft gëzimin në familjet e tyre ashtu siç sollën gëzimin dhe buzëqeshjen në familjet e këtyre kategorive në nevojë.

“Lusim Zotin e Lartëmadhëruar që çdo ndihmë tuajën ta radhisë në veprat e mira”

Me respekt

Komisioni i Shportës së Ramazanit

2015-06-21 13.58.44 2015-07-07 18.21.50 2015-07-07 18.22.04 2015-07-07 18.39.44 2015-07-07 18.40.32 2015-07-07 18.47.40 2015-07-07 18.47.43 2015-07-07 18.48.03 2015-07-07 18.48.15 2015-07-07 18.48.24 2015-07-08 18.15.19 2015-07-08 18.15.22 2015-07-08 18.15.40 2015-07-08 18.16.29 2015-07-08 18.16.35 2015-07-08 18.16.49 2015-07-08 18.22.59 2015-07-08 18.23.03 2015-07-08 18.43.12 2015-07-08 18.44.01 2015-07-08 18.44.12 2015-07-08 18.44.25 2015-07-08 18.50.24 2015-07-08 18.51.07 2015-07-08 18.51.10 2015-07-08 19.42.52 2015-07-08 19.43.13 2015-07-09 18.49.18 2015-07-09 18.50.24 2015-07-09 18.50.31 2015-07-09 18.57.17 2015-07-09 18.57.18 2015-07-09 18.57.23 2015-07-09 19.47.13 2015-07-09 19.47.24 2015-07-10 10.50.25 2015-07-10 17.28.39 2015-07-10 17.28.47 2015-07-10 17.28.55 2015-07-10 17.29.07 2015-07-10 17.29.27 2015-07-10 17.29.53 2015-07-10 18.55.44 2015-07-10 18.57.07 2015-07-10 18.57.39 2015-07-10 23.28.16 2015-07-10 23.28.34 2015-07-10 23.28.42 2015-07-11 23.37.48 2015-07-11 23.38.06 2015-07-11 23.38.20 2015-07-11 23.39.37 2015-07-11 23.39.54