Të Fundit
Xhamia e Klleznës bëri shpërndarjen e 232 Shportave të Ramazanit për 232 familjeve në nevojë.

Xhamia e Klleznës bëri shpërndarjen e 232 Shportave të Ramazanit për 232 familjeve në nevojë.

Të dashur vëllezër e motra

Edhe këtë vit Xhamia e Klleznës për të pestin vitë me rradhë organizoi dhe realizoi aktivitetin humanitarë, tashmë tradicional “SHPORTA E RAMAZANIT”.

Nëpërmjet këtij aktiviteti synohet të ndihmohen familjet me gjendje të rëndë sociale, jetimëve, personave me aftësi të kufizuara. Ky aktivitet organizohet gjatë muajit të Ramazanit, me qëllim që tu vihet në ndihmë familjeve me gjendje të vështirë ekonomike, dhe muaji i Ramazanit ishte një rast i mirë për të qenë me pranë me njeri tjetrin, dhe për të parë nga afer realitetin në të cilin jetojme. Ky aktivitet realizohet në tre lokacione: Ulqin, Ana Malit dhe në Kraje.

Vlera minimale e caktuar nga komisioni “SHPORTA E RAMAZANIT” ishte 10 euro, dhe përmbante artikuj ushqimor dhe higjenik.

Nëpërmjet këtij aksioni Xhamia e Klleznës ishte një urë lidhëse e solidarizimit në mes atyre që kanë ndihmuar (donatorëve) dhe familjeve me gjendje të vështirë ekonomike. Interesimi i qytetarëve edhe këtij viti, që ti bahkohen këtij gjesti humanitar ishte shumë i madhe.

Të dashur vëllezer e motra, nga vendi dhe mergimi jeni ju ata që me vullnetin e juaj kontribuat dhe perkrahet aktivitetin tonë humanitar, si me të holla, si në menyre materiale, ndihmuat që ky aktivitet të arrije suksesin. Ju ndihmuat  që këto shporta të jenë të begatshme dhe që këto shporta të sjellin sadopak buzeqeshjen në shtëpiat e njerëzve me nevojë. Të dashur vëllezer e motra ju na ndihmuat  që këto shporta të grumbullohen te Xhamia e Klleznes pastaj të shpërndahen direkt në shtëpite e familjeve me nevojë, nëpermjet  komisionit, Forumit Rinor si dhe vullnetarëve të paraqitur për shpërndarje.

Në dhjetë diteshin e fundit të muajit të Ramazanit u bë edhe shpërndarja e 232 Shportave për 232 familje, ku në këtë mënyrë arritem të mbushim sadopak sofrat e tyre, dhe të kthejmë buzëqeshjen në fetyrat e tyre.

Të gjitha këto aktivitete bëhen të mundur nga një staf energjik dhe i pasionuar, por në rradhë të parë falenderojë te gjithë ata njerëz humanist që na ndihmuan dhe na perkrahen në organizimin e këtij aktiviteti, sepse pa ju ky aktivitet nuk do të ishte realizuar. Allahu ju shpërbleftë për gadishmerin tuaj për të ndihmuar, për të shtrirë dorën tuaj të bamirësisë, dhe lus Allahun që ajo dorë e shtrirë nga ju për të ndihmuar te ju shumëfishoj Allahu me të mira juve dhe familjeve tuaja .

Si kryetar i ketij komisioni, në emrin tim personal në emër të këshillit të Xhamisë së Klleznës, në emer të Forumit Rinor të xhamisë së Klleznës, në emer të gjithë atyre familjeve në nevojë percijelli falenderimet dhe lutjet që ju dedikohen juve që i ndihmuat ata në këto ditë feste që kaluan: Allahu jua shumëfishoftë pasurinë, ju mbrojte nga e keqja, ju mbrojte familjen dhe të afermit e tu, dhe cdo lutje e juaja u pranoftë tek Allahu Fuqiplotë.

Pasi kemi dalë nga muaji i Ramazanit lus Allahun na pranoftë agjerimin dhe sakrificat e këtij muaji të shenjte, na pranofte lutjet dhe plotësoftë dëshirat tona, na falte gabimet dhe gjynahet, e na udhëzoftë drejtë rrugës së drejtë.

Pesë vite sukses patëm, pesë vite trokitem në dyert tuaja, pesë vite sollem tek ju një buzëqeshje, shpresojmë se kështu do të vazhdojmë edhe më tutje, deri atëherë mirë u takofshim në aktivitetet e rradhës.

Me respekt kryetari i komisionit Shporta e Ramazanit

Enver Rexha

2017-06-18 22.13.26 2017-06-18 22.13.34 2017-06-18 22.13.51 2017-06-18 22.13.59 2017-06-18 22.14.10 2017-06-19 17.42.37 2017-06-19 20.02.34 2017-06-19 20.03.15 2017-06-22 00.10.27 2017-06-22 00.10.35 2017-06-22 00.10.46 2017-06-22 00.10.53 2017-06-22 18.43.49 2017-06-22 18.44.13 2017-06-23 12.11.09 2017-06-23 14.39.14 2017-06-23 14.39.31 2017-06-23 14.43.58