Të Fundit
Vlera e ditës së Xhumasë

Vlera e ditës së Xhumasë

Dita e xhuma është prej ditëve të cilën e dalloi Allahu me vlerën e sajë të madhe, dijetarët kanë mospajtime se a është dita e xhuma më me vlerë se dita e Arafatit në dy mendime.

I Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- e madhëronte këtë ditë dhe e veçonte këtë me adhurime të cilat nuk i vepronte në ditët tjera.

Specifikat me të cilat u veçua dita e xhuma janë të shumta të cilat e kalojnë numrin tridhjetë, që i kanë përmendur dijetarët. Prej atyre që i kanë përmendur këto është edhe Ibn Kajjim el-Xhevziu në librin e tij”Zadul Mead ” dhe ne i veçojmë disa prej tyre:

E para: Dita e xhuma është festë e cila përsëritet çdo javë. (Ibn Maxhe)

E dyta: Dita e xhuma është ditë në të cilën është mustehab (e preferuar) që të veçohet për adhurim

E treta: Specifikohet me namaz të xhumasë ku mblidhen muslimanët dhe kush e len nga përtacia Allahu ia vulos zemrën e tij, kjo është transmetuar në Hadith.

E katërta: Leximi i dy sureve: Sures Sexhde dhe Sures Insan në namazin e sabahut të ditës së xhuma.

E pesta: Leximi i dy sureve: Sures Xhuma dhe Sures Munafikun në namazin e xhumasë apo Sures A`la dhe Sures Gashije. {Transmeton Buhariu dhe Muslimi}

E gjashta: Urdhërimi për pastrimin e trupit në ditën e xhuma që është vërtetuar me hadith, disa dijetarë kanë thënë: Është vaxhib (obligim).

E shtata: Është mustehab (e lavdëruar) parfumosja në këtë ditë.

E teta: Përdorja e Misuakut në këtë ditë ka një specifik të veçantë që nuk e ka në ditët e tjera

E nënta: Shkuarja herët për në namazin e Xhumasë, ai që shkon në kohën e parë ka shpërblim sikur ta therre një deve, ai që shkon në kohën e dytë ka shpërblim sikur ta therr një lopë, ai që shkon në kohën e tretë ka shpërblim sikurse ta ketë therrë një dash, ai që shkon në kohën e katërtë ka shpërblim sikur ta ketë therrë një pulë, ai që shkon në kohën e pestë ka shpërblim sikur ta ketë ofruar për kurban një vezë.

E dhjeta: Preokupimi me dhikër {përmendjen e Allahut}, leximin e Kuranit dhe dalja për namaz pas Imamit.

E njëmbëdhjeta: Heshtja për dëgjimin e hutbes e cila është vaxhib {obligim}.

E dymbëdhjeta: Leximi i sures Kehf në ditën e xhuma është prej sunetit.

E trembëdhjeta: Është Musteham {e lavdëruar} veshja e rrobave më të mira për këtë ditë.

E katërmbëdhjeta: Nuk lejohet udhëtimi në ditën e sajë për atë që ka mundësi udhëtimi ditën tjetër.

E pesëmbëdhjeta: Për atë që ec për namazin e xhumasë për secilin hap e ka shpërblimin e një viti agjërim dhe namaz nate. Për këtë hadithi është merfu e transmeton Imam Ahmedi në Musned dhe Abdurrezaku.

E gjashtëmbëdhjeta: Është mustehab {e lavdëruar} shpeshtimi i salavateve për të Dërguarin -alejhi selam- në ditën e xhuma dhe natën e sajë.

E shtatëmbëdhjeta: Në këtë ditë xhehnemi nuk ndizet sikurse ndizet ditëve të tjera.

E tetëmbëdhjeta: Xhumaja është ditë ku shlyhen mëkatet.

E nëntëmbëdhjeta: Në këtë ditë është një kohë e pranimit të duasë që nuk e lut ndonjë rob musliman Allahun në këtë ditë për diçka veçse do të ia jep atë Allahu. {Transmetohet në dy sahihët nga hadithi i Ebu Hurejres -radijAllahu anhu-}

Këto që i përmendëm janë të vërtetuara me argument të sakta dhe i kemi len disa specifika të tjera për mos e zgjatur dhe kush dëshiron më shumë le ti kthehet librit “Zadul Mead “{Furnizimi për botën tjetër}.

Për fat të keq disa njerëz e marrin këtë ditë si ditë dëfrimi dhe shkojnë në qytete për kënaqësi dhe në gjëra të kota. Ka prej tyre që e lënë namazin e xhumasë dhe mblidhen në mëkate duke mos u kujdesur dhe as duke mos e shenjtëruar këtë ditë të madhe. Kurse disa të tjerë kryejnë vepra që e hidhërojnë Allahun, Zotin e botëve dhe i përdorin dhuntitë e Tij për ti bërë mëkat Atij.
“A mos u siguruan ata prej ndëshkimit të All-llahut? Nuk sigurohet kush prej frikës së ndëshkimit të All-llahut pos njerëzve të humbur”. (A`raf 99)

/islamgjakova/