Të Fundit
U MBAJT SHFAQJA E TRETË, FILMI “ÇLIRIMI I KONSTANTINOPOJËS – FETIH 1453”

U MBAJT SHFAQJA E TRETË, FILMI “ÇLIRIMI I KONSTANTINOPOJËS – FETIH 1453”

Mbrëmjen e së Shtunës me 03.01.2015, Forumi Rinor i Xhamisë së Klleznës bëri shfaqjen e tretë me filmin “Çlirimi i Konstantinopojës – Fetih 1453” në Xhaminë e Klleznës në kuadër të projektit dimërorë “Kinemaja Islame”.

Programi filloi në ora 18:30 me faljen e namazit të Jacisë, ku më pas pasoi një ligjëratë e shkurtër nga imami i xhamisë në lidhje me filmin, ku mes tjerash Imami theksoj:

Muhamedi a.s ka treguar për rënien e Konstandinopojës në duart e muslimanëve. Ajo ra rreth vitit 1453, mbi 800 vjet mbas ndërrimit jetë të pejgamberit Muhamed a.s.

Mbasi Muhamedi a.s po tregonte për shenjat e Kijametit është pyetur: “O i dërguari i Allahut cili qytet do të merret i pari Konstandinopja apo Roma?” Ai tha: “Qyteti i Herakliut do të pushtohet i pari” (Kostandinopoja)

Muslimanët priten më shumë se tetëqind vite për tu realizuar përgëzimin profetik për çlirimin e Konstantinopojës, ishte ëndërr e shtrenjtë dhe shpresë e madhe e shumë trimave, dhe vazhdoi qëllim esencial i cili i përvëloi zemrat e besimtarëve jo për tjetër, por, që të jenë nga ata të cilët i Dërguari a.s i përmendi në hadithin e tij:

“Do ta çlironi Konstantinopojën, më i bekuari prijës, prijësi i saj, dhe më e bekuara ushtri, ajo ushtri”

Përpjekjet kanë filluar që nga koha e Muavi ibni ebi Sufjanit në vitin 666 epokës së re, (49 hixhri), pastaj 673, ai vazhdoi shtatë vite duke luftuar me armiqtë e të vërtetës, në ujërat e Konstantinopojës – Stambollit, mirëpo nuk ishte caktim i Zotit, pastaj pasoi përpjekja e vitit 719, por prapë nuk kishte ardhur koha e paralajmëruar nga Profeti i Zotit Muhamedi a.s. Pastaj u ripërtëri shpresa e çlirimit të Konstantinis në kohën e Osmanlive, ata e ëndërruan çlirimin e saj, ishin nga njerëzit më të dashur për Islamin, ishin njerëz të cilët e donin jetën ushtarake. Qytetin e rrethuan Sulltani Pajazidi i parë, Muradi i dytë, mirëpo përpjekjet e tyre nuk u realizuan, deshi Allahu që Mehmet El-Fatih i cili ishte çliruesi i madh dhe ai për të cilin lajmëroi Profeti Fisnik.

Imami veçoj edhe këtë pjesë nga filmi, ku, pasi Mehmet El-Fatih hyri në qytet ai zbriti nga kali i tij dhe ra në sexhde falënderim për Allahun për këtë sukses, pastaj u drejtua nga kisha “Aja Sofija” në të cilën ishin mbledhur populli bizantin dhe priftërinjtë, i siguroi se askush nuk do ti sulmoi, pastaj urdhëroi që të ngritet një xhami pran varrit të Sahabiut të ndershëm “Ebi Ejub El-Ensari” i cili ishte nga të parët që u flijua në përpjekje të çlirimit të Konstantinopojës.

Sulltani Mehmet El-Fatih i cili pas çlirimit e muar epitetin El-Fatih (Çlirues) vendosi që Konstantinopoja të jetë Kryeqytet i shtetit të tij, dhe e emëroi “Islam bol” që do të thotë (Shtëpia Islame), por kjo me kalimin e kohës u devijua dhe u njohë me “Istanbul”. Ai ishte njeri i drejtë dhe u dha të gjithëve liri të plotë në zbatimin e traditave dhe fesë së tyre, dhe i lejoi që të kthehen në qytet të gjithë ata që ishin ikur gjatë rrethimit, që nga atëherë Istanbolli ishte kryeqytet i vendit deri sa ra Hilafeti Islam më 01/03/1924 dhe u ngrit shteti turk që për kryeqytet e mori Ankaran.

Pas ligjëratës u shfaq filmi, ku interesimi ishte i madh edhe nga pjesëmarrësit që erdhën nga fshatrat tjera për ta parë filmin. Pjesëmarrësit përfituan nga ky film duke parë drejtësinë e shtetit islam kundrejt asaj romake bizantine dhe fuqive tjera të asaj kohe.

Dhe në fund fare për të gjithë pjesëmarrësit u shtrua një koktej rasti dhe diskutuam për gjëra të ndryshme dhe aktualitetet e kohës.

 Ju njoftojmë që shfaqja e radhës do të jetë me 17 janar 2015, ku do të njoftoheni përmes portaleve tona në lidhje me programin e radhës e që ka të bëj me Jetën dhe Veprën e të Dërguarit të fundit me rastin e muajit Rebiul Evvel, muaji i lindjes së Pejgamberit tonë të dashur Muhamedit a.s. që do të përgatitet në bazë të projektit Kinemaja Islame.

 Ejani bashkohuni me ne në shfaqjet e radhës.

Ju mirëpresim.

Kryesia e Forumit Rinor të Xhamisë së Klleznës.