Të Fundit
U MBAJT SHFAQJA E RADHËS “MUSAI DHE FARAONI” NË XHAMINË E KLLEZNËS

U MBAJT SHFAQJA E RADHËS “MUSAI DHE FARAONI” NË XHAMINË E KLLEZNËS

Të Shtunën në mbrëmje me datën 20.12.2014, Forumi Rinor i Xhamisë së Klleznës bëri shfaqjen e radhës nga projekti dimërorë “Kinemaja Islame”.

Kësaj radhe u shfaq filmi dokumentarë “Musai dhe Faraoni”, ku u tregua historia e Pejgamberit Musa a.s. dhe mrekullit e tij, si dhe ndëshkimi i Faraonit.

Programi filloi në ora 18:30 me faljen e namazit të Jacisë, ku më pas pasoi një ligjëratë e shkurtër nga imami i xhamisë në lidhje me të dërguarin e Zotit Musaun a.s. dhe arsyeja e zgjedhjes së këtij dokumentari pikërisht për shfaqjen e dytë nga projekti dimërorë.

Pas ligjëratës u shfaq filmi dokumentarë, dhe që pjesëmarrësit përfituan shumë nga ky dokumentarë duke e parë në mënyrë kinematografike çdo detaj të historisë së Musait a.s., si p.sh.: shëndrrimi i shkopit të Musaut në gjarpër, dënimet e një pas njëshme nga Zoti kundër Faraonit, pastaj mrekullia më e madhe e hapjes së detit në dy pjesë dhe kalimi i popullit të Musait a.s. dhe fundosja e Faraonit me ushtrinë e tij.

Pasi faraoni u mbyt dhe u nda nga kjo botë, Zoti e nxori kufomën e tij në breg me qëllim që të balsamosej dhe të ruhej deri në ditët e sodit. Kjo tregon një mrekulli të Kuranit që shkenca sot e vërteton si të sakt.

Zoti thotë në Kuran: “Sot do të shpëtojmë vetëm trupin tënd, që të bëhesh mësim për ata që vijnë pas teje.” Por, në të vërtetë, shumica e njerëzve nuk ua vënë veshin shenjave Tona.” (Junus, 92)

Po përse nuk duhej të fundosej në det dhe të mos dihej çfarë u bë me të?

Kjo, sepse shumë egjiptianë e besonin si zot dhe nëse nuk do ta shihnin të vdekur, do të vazhdonin ta besonin, duke menduar se është ngjitur në qiell në fronin e tij të përjetshëm. Duke e parë me barkun e fryrë nga uji dhe gojën plot kripë, ata do të siguroheshin se ai që e kishin besuar se ishte zot, nuk ishte tjetër veçse një njeri i pafuqishëm, i cili sapo kishte vdekur. Ai që guxoi të pretendojë se ishte zoti, u mbyt në det, u balsamos dhe sot vazhdon të dëshmojë pavërtetësinë e pretendimit të tij.

Pas përfundimit të këtij filmi dokumentarë, pjesëmarrësve iu nda një anketë për plotësim ku ishin të përgatitur disa pyetje të thjeshta të nxjerrura nga ky dokumentarë ku të testohen pjesëmarrësit për të parë sa kanë qenë të gatshëm ta përcjellin këtë film me vëmendjen maksimale. Duke e bërë përmbledhjen e të anketuarve, rezultojë qartë se ka pas një vëmendje të theksuar gjatë kësaj historie të mrekullueshme, gjë që tregojnë se 98% anketa është kryer me sukses dhe përgjigjet kanë qenë në nivelin e duhur.

Dhe në fund fare për të gjithë pjesëmarrësit u shtrua një koktej rasti dhe diskutuam për gjëra të ndryshme dhe aktualitetet e kohës.

Ju njoftojmë që shfaqja e radhës do të jetë me 03 janar 2015, ku do të njoftoheni përmes portaleve tona në lidhje me programin e radhës që do të përgatitet në bazë të projektit Kinemaja Islame.

 

Ejani bashkohuni me ne në shfaqjet e radhës.

Ju mirëpresim.

Kryesia e Forumit Rinor të Xhamisë së Klleznës.