Të Fundit
U MBAJT SHFAQJA E FILMIT ISLAM NË XHAMINË E KLLEZNËS

U MBAJT SHFAQJA E FILMIT ISLAM NË XHAMINË E KLLEZNËS

Ditën e Shtunë në mbrëmje me datën 06.12.2014, Forumi Rinor i Xhamisë së Klleznës bëri shfaqjen e parë nga projekti dimërorë “Kinemaja Islame”, ku u shfaq filmi “The Imam – Imami”.

Nata e së shtunës ishte një natë e këndshme ku pjesëmarrja ishte e kënaqshme si fillim i këtij projekti, ku morën pjesë të rinj e të reja të Forumit Rinor, Familjarë dhe mysafir nga fshatrat tjera përreth.

Si fillim në ora 19:00 u mbajt një fjalim në lidhje me projektin i cili do të realizohet gjatë këtyre muajve dimërorë, ku qëllimi i këtij projekti është tubimi i sa më shumë të rinjve tanë të nderuar nga të gjitha anët, që të tubohemi në një vend, dhe të kalojmë disa çaste në atmosferën e filmave dhe dokumentarëve Islam, ligjëratave të ndryshëm, emisione edukuese, gjithashtu duke shkëmbyer ide, sugjerimet, problemet me të cilat kalon rinia jonë duke e treguar edhe përmes anketave që do të bëhen për çdo shfaqje të programit tonë.

Mbas fjalimit u bë shfaqja e Filmit përmes projektorit në një ekran të madh, i cili ishte shumë interesant, ku përmes këtij filmi u treguan dhe u nxorën disa mësime, me të cilat njeriu duhet të jetë i kujdesshëm gjatë jetës së tij.

Pasi përfundoj filmi të gjithë pjesëmarrësve iu dorëzua një anketë për të plotësuar në xhami, ku secili prej tyre shprehën dëshirën dhe mendimin e vet në pyetjet e parashtruara në anketë.

Në bazë të anketës së bërë në lidhje me projektin Kinemaja Islame rezultati ishte:

  1. Shfaqja e filmit ju pëlqej shumë ku mori pikët maksimale.
  2. Dita e shtunë të jetë dita ku do të shfaqet kinemaja pasi që në këtë ditë janë më të lirë, gjithashtu ora e shfaqjes të jetë 19:00 në mbrëmje.
  3. Që kinemaja të shfaqet çdo dy javë.
  4. Gjithashtu përmes anketës shfaqën dëshirën e tyre për pjesëmarrje të rregullt në shfaqje të tilla në vijim.
  5. Dhe në pyetjen e fundit të anketës sa i përket ndonjë vërejtjeje në lidhje me projektin Kinemaja Islame, doli me rezultat pozitiv ku nuk mori asnjë vlerësim negativ në mesin e të anketuarve.

Ndërsa në fund për të pranishmit u shtrua një koktej.

Ju njoftojmë që shfaqja e radhës do të jetë me 20 dhjetor 2014, ku do të njoftoheni përmes portaleve tona në lidhje me programin e radhës që do të përgatitet në bazë të projektit Kinemaja Islame.

 

Ejani bashkohuni me ne në shfaqjet e radhës.

Ju mirëpresim.

Kryesia e Forumit Rinor të Xhamisë së Klleznës.