Të Fundit
U mbajt Mevludi tradicional për Muhamedin a.s.

U mbajt Mevludi tradicional për Muhamedin a.s.

Nga programi “Muhamedi a.s. Krenaria e njerëzimit” në mesditën e ditës së Dielë, me 23.12.2016, pas faljes së namazit të drekës në Xhaminë e Klleznës u mbajt Mevludi tradicional për nder të përkujtimit të lindjes së Pejgamberit tonë të dashur Muhamedit a.s.

Në këtë Mevlud tradicional morën pjesë imam të xhamive të tjera të rrethinës si dhe familjar të ndryshëm si vendas dhe të tjerë që na nderuan me pjesëmarrjen e tyre.

Hapjen e bëri imami i xhamisë Senad ef. Maku, ku mbajti një hyrje në lidhje me rëndësin e Pejgamberit a.s. në jetën e muslimanit dhe te qëndrimi i muslimanit në këto kohë karshi jetës së Muhammedit a.s. Çfarë do të bënim sikur Muhammedi alejhis-selam të na vinte në vizitë disa ditore pa paralajmërim? Më intereson si do të silleshim? E di, do t’ia jepnim dhomën më të bukur dhe do ta nderonim me ushqimin dhe pijet më të mira. Do të ishim tej mase të gëzuar që e kemi këtë mubarek mysafir dhe që mund t’i shërbejmë.

Imami mes tjerash vazhdoi dhe tha: Pyes veten dhe juve, dhe përkundër kësaj, unë kam frikë… Kam frikë nëse do ta prisnim në derë kur të shohim se vjen drejtë derës sonë!

Si do të vepronim para se t’i themi: “Urdhëro, ja ResulAllah”, para se ta përshëndesim krahëhapur: “Mirë se erdhe”. Pyetem, çfarë do të bënim para kësaj?!

A do t’i fshihnim gazetat që janë gjithandej dhe do ta zëvendësonim me një Kur’an?

A do ta lenim televizorin të ndezur që ishim duke e kaluar tërë ditën pran tij, apo do të mundoheshim ta mbulojmë së shpejti me diçka, apo ndoshta do ta dërgonim në bodrum sikur nuk e kemi fare?

A do ta lejonim përnjëherë këtë mysafir të ndershëm të hyjë në shtëpinë tonë, apo do të vraponim andej këndej duke fshehur gjithçka? A do t’i kërkonim të na pres pak te dera?

Sikur i Dërguari alejhis-selam të dëshironte të qëndrojë tek ne, a do të silleshim si zakonisht? A do të zgjoheshim para lindjes së diellit apo thjesht do ta vazhdonim gjumin? A do të mund t’i fshihnim zënkat dhe zhurmat e zakonshme në familje? A do t’i falnim namazet pa ngurrim dhe a do të faleshim familjarisht në xhemaat? A do të zgjoheshim me vullnet që ta falim namazin e sabahut? A do të kishim sukses që fëmijët tonë e rritur t’i zgjojmë nga krevati aq herët? Apo do të mendoheshim ku ta fshehim djalin tonë 15 vjeçar i cili kurrë nuk ka rënë në sexhde? Ndoshta do ta dërgonim diku tek familjarët…

Si t’ia sqarojmë mysafirit tonë se jeta na ka ikur kontrollit? A do ta merrnim me vete të Dërguarin alejhis-selam në vendet ku kishim në plan të shkojmë ato ditë? A do ta merrnim me vete në kafenenë ku me fund të shkurtë shërben bija j17 vjeçare? Dhe a do të qëndronim me orë të tëra siç e kemi zakon?

Ndoshta do ta futnim brenda në shtëpi pa asnjëfarë frike. Mendoj, si do ta kalonim bashkë ditën dhe natën? Si do të ndjeheshim kur fëmija jonë të na përshëndes me: “Çao!”, ndërsa bija jonë e veshur shkurtë del nga vetura e dikujt… Ndoshta do t’i thonim: “Ja ResulAllah, ne nuk kemi faj!” etj etj etj.

 

Dhe në fund Imami tha që Ne duhemi të ndjekim rrugën e tij, ta mbajmë shpirtin e tij, sjelljen e tij, jetën e tij. Në këtë kohë, o sot e kurrë, bota ka nevojë të mësojë për mëshirën, paqen dhe dashurinë e Muhamedit a.s. që kishte për jetën dhe njerëzit.

Ligjëratën kryesore të këtij programi e mbajti imami i xhamisë së Brajshës, Jetmir ef. Sella, i cili foli për rëndësinë e Jetës dhe Misionin e Pejgamberit Muhamed a.s. i cili me ligjëratën e tij përfituam shumë dhe mësuam shumë gjëra të pa dëgjuara më parë.

Pas ligjëratës u kënduan pjesë nga Kurani, pjesë nga Mevludi Sherif, ilahi të ndryshme, lutje dhe salavate për pejgamberin Muhamed a.s.. Mevludi është një nga traditat e muslimanëve shqiptarë. Besimtarët kanë treguar gjithmonë një përkujdesje të veçantë për të, duke e ruajtur këtë traditë ndër shekuj. Kjo, në një fare mënyre, është shenje mirënjohjeje dhe dashurie ndaj ndaj Pejgamberit tonë Muhamed a.s.

Në fund për pjesmarrësit u shtrua një koktej rasti si dhe u shperndanë literature falas.

0-02-04-f94de1de45b4db1e1b1f2c9bfc832284fd49e6b7320a15aa467bfd25893f347c_4d10395e 0-02-05-b469ce278f08d82d166a8d5d28696a3c43d41543ffe7c2ad329147cc4935bce2_3287f323 2018-12-23 11.47.45 2018-12-23 14.04.47