Të Fundit
U MBAJT MEVLUDI TRADICIONAL PËR MUHAMEDIN A.S.

U MBAJT MEVLUDI TRADICIONAL PËR MUHAMEDIN A.S.

Sot me datën 10.12.2017, pas faljes së namazit të drekës në Xhaminë e Klleznës u mbajt Mevludi tradicional për nder të përkujtimit të lindjes së Pejgamberit tonë të dashur Muhamedit a.s.
Në këtë Mevlud tradicional morën pjesë imam të xhamive të tjera të rrethinës si: Vait ef. Nikaj, Rexhep ef. Veliqi, Jetmir ef. Sella, Daut ef. Kallaba, Edin ef. Veliqi, si dhe familjar të ndryshëm si vendas dhe të tjerë që na nderuan me pjesëmarrjen e tyre.
Hapjen e bëri imami i xhamisë së Klleznës, Senad ef. Maku, ndërsa ligjërues ishte Rexhep ef. Veliqi.

Hoxhallarët pjesmarrës recituan pjesë prej Mevludi i mrekullueshëm i hafiz Ali Riza Ulqinakut, është lexuar Kur’ani, salavatet dhe janë kënduar ilahitë.

Në fund për pjesmarrësit u shtrua një koktej rasti si dhe u shperndanë literature falas.

25198791_10215375499169248_802138583_o 25198883_10215375501889316_117330285_o 25344369_10215375499529257_326082020_o 25344599_10215375501289301_704167276_o