Të Fundit
Trajtoni njerëzit me respekt

Trajtoni njerëzit me respekt

Një vajzë punonte në një fabrikë të madhe mishi. Një ditë, kur e përfundoi ndërrimin e saj, shkoi në frigorifer të vërtetojë diç dhe në moment të pakujdesisë dyert e frigoriferit u mbyllën dhe ajo mbeti e robëruar. Edhe pse bërtiti, thirri në ndihmë, askush nuk e dëgjoi, sepse të gjithë kishin shkuar në shtëpi, ndërsa frigoriferi ishte i izoluar dhe askush nuk mund ta dëgjonte edhe sikur të ishte afër.

Mbeti në këtë hapësirë të ftohtë dhe e dinte se është e gjykuar për vdekje, nëse do të priste deri në mëngjes. Pas disa orëve, kjo vajzë ishte gati duke u ngrirë dhe po ndahej nga jeta. Por, për një moment dyert e frigoriferit i hapi roja e natës dhe e tërhoqi nga frigoriferi. Kur më pas e pyeti rojën përse kishte ardhur deri te frigoriferi dhe e kishte hapur derën, kur ky nuk ishte veprim rutinor i tij, ai shpjegoi: “Punoj tani e tridhjetë e pesë vjet. Me dhjetëra të punësuar çdo ditë hyjnë e dalin në fabrikë, por ti ishe nga të rrallët që për çdo mëngjes dhe mbrëmje më përshëndesje. Shumica më trajtojnë sikur të mos ekzistoja fare. Sot, kur erdhe në mëngjes, më tha: – Mirëmëngjes! Si jeni? – dhe më buzëqeshe. Por, pas përfundimit të orarit të punës, kuptova që nuk dëgjova fjalët tua: – Ditën e mirë, shihemi nesër! – Këto fjalë më përkujtonin se jam njeri. Kuptova se diç mungon dhe u nisa për të kërkuar në fabrikë dhe kështu të gjeta.”

Mesazhi: Trajtoni njerëzit me respekt. Edhe roja, edhe pastruesja janë njerëz si ju. Respektoni njerëzit pa marrë parasysh pozitën e tyre. Asnjëherë nuk dini çfarë do të ndodh nesër!

Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi