Të Fundit
Tetë pyetje të zakonshme për të cilat Kur’ani ofron përgjigje

Tetë pyetje të zakonshme për të cilat Kur’ani ofron përgjigje

Mërzia dhe brenga me vete sjellin edhe një sërë pyetjesh e shqetësimesh, duke mos përfunduar, kështu, „pse-ja“.

Ja disa përgjigje kuranore për disa pyetje të zakonshme:

1. Përse sprovohemi?

Kur’ani përgjigjet: “A menduan njerëzit të thonë: “Ne kemi besuar, e të mos vihen në sprovë? Ne i sprovuam ata që ishin para tyre, ashtu që All-llahu gjithqysh do t’i dallojë ata që e thanë të vërtetën e do t’i dallojë edhe gënjeshtarët.” (Ankebut, 2-3)

 2. Pse gjithë këto ngarkesa?

Kur’ani përgjigjet: “All-llahu nuk e obligon asnjë njeri përtej mundësisë së tij, atij (njeriut) i takon ajo që e fitoi dhe atij i bie ajo (e keqe) që e meritoi.” (El-Bekare. 286).

3. Përse nuk arrij të marr atë që kërkoj?

Kur’ani përgjigjet: “Ju mund ta urreni një send, e ai është shumë i dobishëm për ju, dhe mund që ju ta doni një send, e ai është dëm për ju. All-llahu e di (fundin e çdo sendi) e ju nuk dini.” (El-Bekare, 216) “E, pa dyshim se pas vështirësisë është lehtësimi. Vërtet, pas vështirësisë vjen lehtësimi.” (Inshirah, 5-6).

4. Pse e humbim shpresën?

Kur’ani përgjigjet: “E mos u dobësoni (fizikisht) dhe mos u dëshpëroni (shpirtërisht) derisa ju jeni më të lartit, po qe se jeni besimtarë të sinqertë.” (Ali Imran, 139)

5. Si mund të përballojë atë?                   

Kur’ani përgjigjet: “O ju besimtarë, bëni durim, bëhuni të qëndrueshëm kundër armikut, rrini të përgaditur dhe, që të shpëtoni, ruajuni dënimit të All-llahut.” (Ali Imran, 200). “Kërkoni ndihmë (në të gjitha çështjet) me durim dhe me namaz, vërtet, ajo është e madhe (vështirë), por jo edhe për ata që kanë frikë (Zotin).” (El-Bekare, 45).

6. E çfarë fitoj unë nga kjo?

Kur’ani përgjigjet: “All-llahu bleu prej besimtarëve shpirtrat dhe pasurinë e tyre me xhennet.” (Et-Teube, 111).

7. Ku duhet të mbështetem?

Kur’ani përgjigjet : “Po nëse ata refuzojnë (atë që ua sjell) atëherë thuaj: All-llahu është për mua mjaft, s’ka të adhuruar pos Tij, vetëm te Ai jam mbështetur, e Ai është Zot i Arshit të madh!” (Et-Teube, 129).

8. Vërtetë nuk mund më shumë të durojë!

Kur’ani përgjigjet: “ Mos e humbni shpresën nga mëshira e All-llahut, pse vetëm populli jobesimtar e humb shpresën në All-llahun”. (Jusuf, 87). “.. e mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse vërtetë All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!”  (Ez-Zumer, 53).

Yasmin Mogahed  (Breziiri)