Të Fundit
Surprizë e këndshme nga nxënësit për mësimdhënësin e tyre…

Surprizë e këndshme nga nxënësit për mësimdhënësin e tyre…

Nxënësit e Mësim-Besimit i bënë një surprizë të këndshme mësimdhënësit të tyre, imamit të xhamisë në kuadër të përfundimit të shkollimit katër vjeçarë. Imami falënderon publikisht nxënësit e tij në profilin e tij në facebook, duke u shprehur në këtë mënyrë, citoj:

Dua ti falënderoj publikisht nxënësit e mi të Mësim-Besimit të cilët më bënë një surprizë të paharruar për mua mbrëm në Natën e Kadrit në Xhaminë e Klleznës në kuadër të përfundimit të shkollimit katër vjeçarë sipas programit të kësaj shkolle dhe ndarjes së shpërblimeve, Certifikatave dhe Diplomave për këto nxënës.
E veçanta e kësaj nate ishte kjo surpriz të cilën e mora nga nxënësit e mi duke më dhuruar një Mirënjohje për punën time me ju, si dhe disa dhurata për mua dhe familjen time.

Ju falënderoj shumë nxënës të mi të dashur, gjë që kjo më bën edhe më shumë të përkushtuar ndaj jush dhe gjeneratave tjera që do të vijnë në këto banka shkollore, më motivojnë që të jem i palodhshëm në punën time… Ju falenderoj nga zemra pasiqë mbrëm ishte e pamundur tju falënderoja nga emocionet që më keni japur.

Ju dua dhe do të jeni përher shembuj si nxënës të dalluar dhe të përkushtuar ndaj mësimeve që kam ofruar unë si mësimdhënësi juaj.
Me respekt të veçantë,
Senad ef. Maku.

Fjalët e përzemërta nga nxënësit që u shkruajtën në Mirënjohjen e dhuruar janë, citoj:

Z. ef. Senad Maku.
Të thënit “FALEMINDERIT” është e pakët për të shprehur mirënjohjen e madhe që kemi ndaj juve.
Faleminderit për katër vite të përkushtuar nga ana juaj, mbi të gjitha plot humor, durim dhe çështë më e rëndësishmja plot dituri.
Nuk ishe vetëm mësimdhënësi jonë por edhe shoku jonë më i mirë. Jemi shumë të lumtur që arritëm të mësonim shumë nga ju.
Faleminderit për punën e palodhshme që treguat ndaj nesh.
Ju urojmë çdo të mirë dhe fat në vazhdimësi!
Me dashuri nxënsat e mektebit – Kllezën 2011-2015.

1908111_10207485022632266_4497366025421078117_n 11222698_10207485030392460_5460401390818538835_n 11412073_10207485026512363_7272966841264474763_o 11696323_10207485024152304_4017214016506386228_o 11713762_10207485026592365_4859817405238243938_o 11728959_10207485026192355_8127787771158600132_o

Lini një Përgjigje