Të Fundit
Shtatë begatitë e veçanta të Ramazanit

Shtatë begatitë e veçanta të Ramazanit

Muaji i Ramazanit është përplot begati që i ka me vete. Ato duhet t’i pranojmë dhe të jetojmë me to. Asgjë nga këto nuk duhet t’i lëmë pas dore, andaj prej çdo njërës prej tyre të marrim mësime dhe mesazhet dhe të notojmë në detin e bukurive të tyre.

Ato janë:

1. Shpallja e Kuranit si ngjarja më humane dhe më revolucionare në historinë njerëzore, me të cilën njerëzimi i vuajtur mori shenjën treguese për daljen nga humnera e kësaj jete.

2. Bedri: Një bashkësie të mallretuar dhe të pambrojtur kjo luftë (ndodhu me 17 ramazan) do t’i jap forcën, vullnetin dhe aspiratën drejt rrugës së vërtetë. Ajo do të jetë kthesa më e mirë dhe një inspirim i përhershëm që do të jetë shembull edhe për gjeneratat që do të vijnë pas.

3. Lejletul-Kadr: Nata qëllime fascinante dhe ndjenja se asnjë popull i kësaj toke nuk mund ta arrij atë që u është dhënë muslimanëve. Cfarë lehtësimi dhe rehati?!

4.- Agjërimi: Duke hequr dorë nga kërkesat fizike ne ngrihemi në lartësitë shpirtërore të devotshmërisë.

5. Sadakatul Fitri: Programi social i jashtëzakonshëm në Tokë i cili me praktkimin e tij rrëzon të gjitha barrierat dhe distancën mes të pasurve dhe të varfërve me çka ofron besimtarët mes veti duke nxitur dashurinë mes anëtarëve të Ummetit.

6. I’tikafi: Duke medituar në dhjetë netët e fundit të Ramazanit do të zbulojmë atë çka nga ne ndanë dhe na distancon nga bota materiale dhe kafshërore.

7. Namazi i teravisë: Ngritja shpirtërore nga balta dhe mjerimi i kësaj bote në mbretërinë e Allahut ku mendja dhe intelekti njerëzorë bëhet pluhur! Kjo është përpjekja jonë që të shkëputemi nga përqafimi i kërkesave dhe dëshirave të dunjasë drejtë thellimit në bukurinë dhe ekstazën e lartësive qiellore

Prof.Dr.Shefik Kurdiç

Përshtati: Arsim Dauti