Të Fundit
Shën Valentini dhe Dita e Dashurisë

Shën Valentini dhe Dita e Dashurisë

Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.

“O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!” (Ali Imran, 102)

“O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju.” (En-Nisa,1)

“O ju besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh.” (El-Ahzab,70:71)

Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut, kurse udhëzimi më i mirë – udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu ‘alejhi ve sel-lem. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid’at dhe çdo bid’at është lajthitje, e çdo lajthitje çon në zjarr…

Besimtarë të nderuar!

Të gjithë ne, pa përjashtim, dëshmojmë se Islami është feja e vetme, pranimin e së cilës e ka dëshmuar Allahu. Madje, edhe ata njerëz që nuk zbatojnë porositë fetare, dhe sot nuk kanë ardhur ta kryejnë obligimin e tyre javor, edhe ata dëshmojnë një gjë të tillë. Kjo është realitet, ngase Allahu ka thënë:

“إِنَّ الدِّينَ عِنْدَ اللَّهِ الْإِسْلامُ

Feja e pranueshme tek All-llahu është Islami,…”. ([1])

“وَمَنْ يَبْتَغِ غَيْرَ الْإِسْلامِ دِيناً فَلَنْ يُقْبَلَ مِنْهُ وَهُوَ فِي الْآخِرَةِ مِنَ الْخَاسِرِينَ

E kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do t’i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshëpruarit”. ([2])

Megjithatë, ajo që të bën të mahnitesh, për të keq, është fakti se në praktikë shumë pak njerëz e kanë përvetësuar programin e kësaj feje. Përkundrazi, ata me apo pa vetëdije, kanë përvetësuar programet dhe sistemet, të cilave Islami qysh prej shpalljes së tij e gjer në amshim iu ka shpallur dhe do t’iu shpallë luftë.

Subhanallah! Sikur Muhammedit, alejhi’s selam i qe hapur dritarja e së ardhmes dhe atje, duke na parë neve muslimanëve, pasuesve të tij, kishte thënë:

“لَتَتَّبِعُنَّ سَنَنَ مَنْ قَبْلَكُمْ شِبْرًا بِشِبْرٍ وَذِرَاعًا بِذِرَاعٍ حَتَّى لَوْ سَلَكُوا جُحْرَ ضَبٍّ لَسَلَكْتُمُوهُ قُلْنَا يَا رَسُولَ اللَّهِ الْيَهُودَ وَالنَّصَارَى قَالَ فَمَنْ

“Ju do t’i pasoni traditat e popujve të mëparshëm, pëllëmbë për pëllëmbë dhe krahë për krahë, saqë nëse ata hyjnë në birucë të hardhucës, edhe ju do ta bëni atë”. A për çifutët dhe të krishterët e ke fjalën?- e pyetëm. Po për kë tjetër- u përgjigj ”. ([3])

Islami është kundër çdo tradite e cila bie ndesh me te, dhe nisur nga këtu, ai, para se ta obligonte programin e tij, obligoi diturinë, në mënyrë që fenë ta kuptoj dhe jo ai që thirret në tradita dhe e kundërshton fenë. Meqë jemi në vigjilje të një feste, esencën e se cilës do ta trajtojë dhe shtjelloje kjo ligjëratë e jona për sot, unë mbështetem në Allahun dhe flas atë që Allahu ma lehtësoi përkitazi me të duke e lutur shumë që fjalët të jenë të qëlluara, këshillat të mirëpritura dhe synimet të pastra!

Vëllezër muslimanë!

Kjo feste, sikur që ka origjinë pagane, po kështu edhe natyra e festimit të saj, nëse nuk është pagane, të paktën ajo është injorante dhe logjikisht e pakapshme ngase e tëra mbështetet në mite. Them se ka origjine pagane ngase Festa e dashurisë (Shën Valentini i më pastajmë) ishte një festë e romakëve pagan. Në konceptin romak pagan, ajo ishte një shprehje e dashurisë shpirtërore për zotin e dashurisë.

Ndërsa kur them se ajo ka ambalazh mitologjik, mbështetem në faktet se, krahas shumë gjërave, mbretëron edhe besëtytnia se Romulus, themeluesi i Romës, ishte ushqyer me gji nga një ujk femër, e cila i dha atij fuqi dhe urtësi.

Pastaj, ajo që edhe më tepër ta përkujton këtë, është edhe fakti tjetër se një nga ritualet e kësaj feste ishte sakrifikimi i një qeni dhe një dhie. Dy të rinj të fuqishëm do te lyenin trupat e tyre me gjakun e qenve dhe dhive, pastaj do ta lanin gjakun me qumësht. Pas kësaj do të bëhet një paradë e madhe me këta dy të rinj në krye, të cilët do të dilnin rrugëve. Dy të rinjtë do të visheshin me dy pjesë lëkure me të cilat do t’i goditnin të gjithë të cilët e dilnin përpara. Gratë romake i mirëpritnin ngjarjet e tilla se besonin se këto ngjarje do të pengonin ose do të kuronin sëmundje sterile.

Shën Valentini dhe Dita e Dashurisë

Kjo sa i përket origjinës pagane romake ndërsa lidhshmëria e Shën Valentinit me këtë date konsiston në realitetin e pamohueshëm se kur romakët pranuan krishterimin, ata me vete bartën edhe traditat e tyre, të cilët i përvetësuan si pjesë e fesë së tyre të re.

Për Shën Valentinin janë dhënë informacione të ndryshme. Thuhet se ai ishte një prift i cili kishte vepruar kundër vullnetit të perandorit romak i cili ua kishte ndaluar ushtarëve martesën. Ai, ilegalisht, lidhte kurora të ushtareve dhe për këtë u dënua me ekzekutim. Gjatë kohës sa ishte në burg edhe vet kishte rënë në dashuri me të bijën e rojës së burgut. Romaket festën e tyre të dashurisë nga koncepti pagan i dashurisë shpirtërore e bartën tek një koncept i njohur si martirët e dashurisë, të prezantuar nga Shën Valentini i cili kishte mbrojtur dashurinë dhe paqen, për të cilën çështje ai ishte “martirizuar”, sipas thënieve të tyre. Gjithashtu kjo është e quajtur festa e të dashuruarve dhe Shën Valentini ishte i konsideruar si mbrojtësi i shenjtë i të dashuruarve.

Dëshmi tjera paganizmi

Eshtë bërë zakon në mes të dashuruarve që në këtë ditë t’i dërgojnë edhe kartolina dashurie njëri tjetrit. Në disa nga këto kartolina janë figurat e “Kjupid”, i cili shfaqet si një fëmijë me dy krahë, dukë mbajtur një shigjetë dhe shtiza. Ky ishte Zoti i dashurisë së paganëve romak.

Romaket në këtë datë për zotëruat e tyre prej gurit e drurit sakrifikonin kurbane për tua ruajtur kinse kopetë e bagëtive të tyre nga ujqit.

Hipokrizia papnore dhe epiteti hyjnor

Kjo festë, neve muslimanëve na përkujton edhe një herë hipokrizinë fetare të prijëseve të krishtere. Më parë, priftërinjtë ishin kundër kësaj feste por më vonë papa e “ligjësoi” atë. Si duket arsyeja e të pareve ishte me e fuqishme se e papës. Ata e ndaluan ngase një nga besimet false të tyre të lidhur më këtë festë ishin emrat e vajzave të cilat kishin arritur kohën e martesës do të shkruheshin në letra të mbështjella dhe të vendosura në një pjatë në tavolinë. Pastaj të rinjtë meshkuj të cilët dëshironin të martoheshin thirreshin dhe secili prej tyre do të merrte një copë letre. Ai do ta vendoste veten në shërbim të asaj vajzë të cilës emri i kishte dalë për një vit, kështu që ata të mund ta njihnin njëri-tjetrin. Pastaj ata do të martoheshin ose ata do ta përsëritnin të njëjtin progres sërish në ditën e festës në vitin tjetër. Priftërinjtë të krishterë reaguan kundër kësaj tradite e cila ata e konsideruan të ishte një influencë e korruptuar mbi moralin e të rinjve meshkuj dhe femra.

Papa, me dekret te “Bajram Pashës”, ditën e vdekjes së Shën Valentinit, 14 shkurt  270, e shpalli si festën e dashurisë. Nga këtu konstatohet edhe origjina false e krishterimit modern. Ai fare nuk ka te beje me Isain, alejhi’s selam. Ata autorizuan veten për çka as pejgamberët nuk kishin te drejtë. Ata lejuan dhe ndaluan gjërat që janë kompetence e vetëm Allahut të Madhëruar. Mu për këtë, Allahu konsideroi se përderisa të krishterët pranuan këto ligje, ata janë duke i adhuruar priftërinjtë dhe papate. Allahu thotë:

“اتَّخَذُواْ أَحْبَارَهُمْ وَرُهْبَانَهُمْ أَرْبَابًا مِّن دُونِ اللّهِ

Ata i (morën) konsideruan “ahbarët” (priftër jehudi) të tyre, “ruhbanët” (murgjit e krishterë) të tyre për zota pos All-llahut…”. ([4])

Kur Adiji, i biri i Hatimit, ish- i krishterë, dëgjoi këtë ajet nga goja e Muhammedit, alejhi’s selam u mahnit pak. Ai ishte i krishtere dhe nuk i kishte adhuruar ata andaj si thotë Pejgamberi, alejhi’s selam një gjë të tillë. Cudia e tij merr fund kur kupton esencën e adhurimit. Nëse dikush respektohet në gjëra të ndaluara ky respekt ka kuptimin e adhurimit. Pejgamberi, alejhi’s selam sqaroi:

“أَمَا إِنَّهُمْ لَمْ يَكُونُوا يَعْبُدُونَهُمْ وَلَكِنَّهُمْ كَانُوا إِذَا أَحَلُّوا لَهُمْ شَيْئًا اسْتَحَلُّوهُ وَإِذَا حَرَّمُوا عَلَيْهِمْ شَيْئًا حَرَّمُوهُ

Ata nuk i adhurojnë ata por kur ata i lejojnë atyre diçka që ata e pranojnë si të lejuar dhe kur ata i ndalojnë atyre diçka që ata e pranojnë si të ndaluar.” ([5])

Analize islame rreth përmbajtjes së kësaj feste

– Në bazë të përshkrimit paraprak, muslimani shumë thjeshtë do të konstatonte anomalinë e festimit të kësaj feste. Ai e di se feja e tij shquhet, krahas tjerash, edhe me sened, zingjirin e transmetuesve të një lajmi fetar, zingjir i cili është peshore e së vërtetës dhe kotës. Aty nuk matet e kota e të mos refuzohet.

Senedi ka rëndësi të madhe në ruajtjen e fesë nga devijimi dhe shtrembërimi, shtimi e pakësimi ngase bazuar në të vërtetohet vërtetësia apo dobësia e hadithit, apo edhe fabrikimi dhe shpifja e tij…

Dijetarët muslimanë senedit i kushtonin rëndësi të madhe. Për të mos marrë dituri të pavërtetuar, ata shkonin në vende të largëta vetëm e vetëm për të mësuar një apo dy hadithe. Hatib el-Bagdadi e ka një libër mahnitës për këtë të cilin e ka qaujtur “err-Rrihletu fi talebi’l hadith” (Udhëtimi për kërkim të hadithit).

Imam Shafiu ka thënë: Ai që kërkon hadithin pa sened, ai është sikur ai që mbledh drurët natën; bart me vete gjarpër e nuk e di”.

Disa të tjerë kanë thënë: Ai që kërkon ta mësoje fenë pa sened ai i ngjan shembullit të njeriut që dëshiron të hip në pullaz pa shkallë([6]).

Hadithologu i njohur, Muhammed Nasiruddin Albani, Allahu e mëshiroftë, duke folur për rëndësinë e senedit në një ligjëratë të tij([7]), respektivisht në përgjigje të një pyetje që i ishte bërë, kishte dhënë detaje të shkëlqyeshme. Për të qenë sa më adekuate për temën tonë, ne do të shkëpusim vetëm atë që na duhet duke bërë një parafrazim:

Myslimanet me urdhër kur’anor janë të detyruar për një gjë të tillë. Allahu ka thënë:

“يا أيها الذين آمنوا إن جاءكم فاسق بنبأ فتبينوا

O ju që keni besuar, nëse ndonjë i pandërgjegjshëm u sjell ndonjë lajm, ju shqyrtojeni mire…”. ([8])

Shqyrtimi është veçori e legjislacionit islam që obligon secilin musliman me korrektësi dhe vërtetësi në atë që transmeton nga Pejgamberi, alejhi’s selam.

Domosdoshmëria e senedit vjen në theks edhe më kur kemi parasysh faktin se tradita e Pejgamberit, alejhi’s selam është burimi i dytë i fesë sonë. Allahu ka thënë:

“فَإِنْ تَنَازَعْتُمْ فِي شَيْءٍ فَرُدُّوهُ إِلَى اللَّهِ وَالرَّسُولِ إِنْ كُنْتُمْ تُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ ذَلِكَ خَيْرٌ وَأَحْسَنُ تَأْوِيلاً

… Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, atëherë parashtrojeni atë te All-llahu (te libri i Tij) dhe te i dërguari, po qe se i besoni All-llahut dhe ditës së fundit. Kjo është më e dobishmja dhe përfundimi më i mirë”. ([9])

Madje, kjo traditë është edhe komentuese dhe sqaruese e Kur’anit, gjë që dëshmon nevojën për sened.

“وأنزلنا إليك الذكر لتبين للناس ما نُزِّل إليهم

Ty ta zbritëm Kur’anin që t’u shpjegosh njerëzve atë që u është shpallur atyre…”. ([10])

– Therja e një qeni dhe dhie si dhe lyerja me gjak të tyre për tu pastruar më pas me qumesht është besëtytni e radhës. Para se të kaloj tutje, dua ta bëj me dije se vrasja e qenve, që nuk paraqesin rrezik, është e ndaluar. Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:

“ لَوْلَا أَنَّ الْكِلَابَ أُمَّةٌ مِنْ الْأُمَمِ لَأَمَرْتُ بِقَتْلِهَا فَاقْتُلُوا مِنْهَا الْأَسْوَدَ الْبَهِيمَ

Sikur qentë të mos ishin krijesa (që dëshmojnë ekzistencën e Allahut) do të urdhëroja që të mbyteshin por jo, prej tyre mbytni vetëm atë që është tërësisht i zi”. ([11])

Mbytja e tyre dhe përlyerja me gjak është një ndyrësi, të cilën Allahu nuk e do ngase Ai ka urdhëruar që të pastrohemi, por atë e do djalli. Allahu ka thënë:

“إِنَّ اللَّهَ يُحِبُّ التَّوَّابِينَ وَيُحِبُّ الْمُتَطَهِّرِينَ

…. All-llahu i do ata që pendohen dhe ata që ruhen prej punëve të ndyta e të neveritshme”. ([12])

“وَاللَّهُ يُحِبُّ الْمُطَّهِّرِينَ

e All-llahu i do të pastrit”. ([13])

– Marrëzia tjetër është bindja e shërimit të sterilitetit. Allahu në Kur’an dhe Muhammedi, alejhi’s selam në hadithe nuk e kanë ndaluar shërimin, madje kanë porositur për të porse kanë tërhequr vëmendjen se shërimi pa lejen e Allahut nuk mund të ndodhë prej barërave. Mu për këtë, kjo bindje, sipas kandarit kur’anor, është e gabuar ngase:

“لِلَّهِ مُلْكُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ يَخْلُقُ مَا يَشَاء يَهَبُ لِمَنْ يَشَاء إِنَاثًا وَيَهَبُ لِمَن يَشَاء الذُّكُورَ (49) أَوْ يُزَوِّجُهُمْ ذُكْرَانًا وَإِنَاثًا وَيَجْعَلُ مَن يَشَاء عَقِيمًا إِنَّهُ عَلِيمٌ قَدِيرٌ

Vetëm i All-llahut është pushteti i qiejve e i tokës; Ai krijon çka të dojë; Ai i falë vetëm femra atij që do; e i falë vetëm meshkuj atij që do. 50. Ose u falë çift, meshkuj e femra, por atë që do e lë pa fëmijë (steril); Ai është i dijshëm, i fuqishëm”. ([14])

– Parimi tjetër që bie ndesh me të vërtetat islam është edhe çështja e shenjtërimit. Shën Valentini d.t.th.: Valentini i Shenjtë? A thua vallë kush kë drejtën e një gjëje të tillë. Muhammedi, alejhi’s selam aq ishte i përkushtuar në adhurim dhe në sinqeritet saqë nuk i gjeje shok në pejgamberë e lëre më në njerëz të rëndomtë megjithatë urrente një gjë të tillë për veten e vet. Ai ishte mësuar nga Allahu të thotë:

“قُلْ إِنَّمَا أَنَا بَشَرٌ مِّثْلُكُمْ يُوحَى إِلَيَّ أَنَّمَا إِلَهُكُمْ إِلَهٌ وَاحِدٌ فَمَن كَانَ يَرْجُو لِقَاء رَبِّهِ فَلْيَعْمَلْ عَمَلًا صَالِحًا وَلَا يُشْرِكْ بِعِبَادَةِ رَبِّهِ أَحَدًا

Thuaj: “Unë jam vetëm njeri, sikurse edhe ju, mua më shpallet se vetëm një Zot është Zoti juaj, e kush është që e shpreson takimin e Zotit të vet, le të bëjë vepër të mirë, e në adhurimin ndaj Zotit të tij të mos e përziejë askë”. ([15])

Nuk ka vend për tu çuditur aspak kur vet Kur’ani na ka mësuar se të krishterët janë kalorës dhe mejdanit të shpifjeve:

“وَرَهْبَانِيَّةً ابْتَدَعُوهَا مَا كَتَبْنَاهَا عَلَيْهِمْ

… ndërsa murgësinë ata vetë e shpikën….”. ([16])

– Dukuria e pikturizimit të figurave fetare të krishterët është e njohur porse pikturizimi i Zotit në kartolina të tilla, e sidomos kur kihet fakti parasysh se ajo figure është pagane, të bën të kuptosh për devijimin e madh të tyre. Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:

“إن من أشد الناس عذابا يوم القيامة المصورون

Prej njerëzve me dënimin më të madh në Ditën e Kijametit do të jenë ata që pikturojnë (vizatojnë)”. ([17])

“أشد الناس عذابا يوم القيامة : المصورون يقال لهم : أحيوا ما خلقتم

Njerëzit me dënim më të madh në Ditën e Kijametit do të jenë piktorët; iu thuhet: Ngjallni këta që krijuat”. ([18])

– Sakrifica për puta është dëshmi pabesimi. Allahu në Kur’an shumë qartë ka thënë se një gjë e tillë duhet t’i kushtohet vetëm Atij.

“قُلْ إِنَّ صَلاَتِي وَنُسُكِي وَمَحْيَايَ وَمَمَاتِي لِلّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ

Thuaj: “Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve”. ([19])

Përse të mos e festojmë këtë festë?

Ne muslimanët nuk e festojmë këtë festë ngase:

– Festat në Islam janë adhurime me të cilat njeriu afrohet tek Allahu. Në Islam nuk ka gjëra që quhen festa përveç atyre të caktuara me tekst. Askush nuk ka të drejtë që ta ligjësojë një festë që Allahu nuk e ka ligjësuar. Bazuar në këtë, festimi i kësaj feste d.t.th.: shpikje dhe shtim në fenë e Allahut, gjë që është shumë e rrezikshme. Allahu ka thënë:

” لِكُلٍّ جَعَلْنَا مِنكُمْ شِرْعَةً وَمِنْهَاجًا

…Për secilin prej jush, Ne caktuam ligje program (të posaçëm në çështje të veprimit)…”. ([20])

Transmetohet nga Enesi se Pejgamberi, alejhi’s selam erdhi në Medine e ata i kishin dy ditë që luanin në to tha Pejgamberi alejhi’s selam: “C’ka janë këto dy ditë? Thanë ata: Luanim në to në kohën e injorancës, atëherë Pejgamberi a.s tha:

قد أبدلكم الله تعالى بهما خيرا منهما: يوم الفطر والأضحى

Allahu ua ka zëvendësuar këto dy ditë me dy të tjera më të mira: ditën e Kurban Bajramit dhe Fitër Bajramit.” ([21]).

Ibni Haxheri ka thënë: Nga ky hadith nxirret parimi se urrehet gëzimi në festat e pabesimtarëve dhe përngjasimi me ta.

Madje Allahu i Madhëruar, në përshkrimin që ua bën bsimtarëve, në mes tjerash përmend edhe shmangien e tyre nga festat e jobesimtareve. Thotë Allahu:

“والذين لا يشهدون الزور

(Robërit e Zotit janë) Edhe ata që nuk dëshmojnë rrejshëm…”. ([22])

Qëllimi me Zur-in në këtë ajet janë festat e pabesimtarëve, të cilat nuk frekuentohen nga besimtarët.

– Festimi i kësaj feste na bën të ngjashëm me romakët paganë dhe të krishterët, pasues të romakëve. Imitimi me ta është i ndaluar.

– Dashuria e synuar në këtë ditë nuk është dashuri e ligjshme. Ajo është dashuri e shthurur, dashuri e pakontrollë andaj festimi i saj d.t.th.: festim i festave të të shthururve moralisht.

– Nuk ka fe që nxit ithtarët e saj për dashuri sikurse Islami. Ai përveç që thërret për dashuri në baza fetare ndërmjet njerëzve, rrëfen se dashuria e tyre kalon edhe në gjëra të ngurta. Pejgamberi, alejhi’s selam për Uhudin kishte thënë:

“هذا أحد جبل يحبنا ونحبه

Ky është Uhudi, kodër që na do dhe e duam”. ([23])

Dashuria e Shën Valentinit dhe dashuria në Islam

Dashuria në Islam zë një vend të rëndësishëm. Ajo në radhë të parë dhe ekskluzivisht i përkushtohet Allahut dhe të dërguarit të Tij. Kjo dashuri në Islam nuk paraqet vetëm kuptimin e ngushte të fjalës, jo, ajo tejkalon këtë dhe përfshin dashurinë vëllazërore në baza të fesë. Mu për këtë qëllim, besimtari duan dhe urren për hirë të fesë. A nuk ka thënë Allahu:

” لا تَجِدُ قَوْماً يُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ يُوَادُّونَ مَنْ حَادَّ اللَّهَ وَرَسُولَهُ وَلَوْ كَانُوا آبَاءَهُمْ أَوْ أَبْنَاءَهُمْ أَوْ إِخْوَانَهُمْ أَوْ عَشِيرَتَهُمْ أُولَئِكَ كَتَبَ فِي قُلُوبِهِمُ الْإِيمَانَ وَأَيَّدَهُمْ بِرُوحٍ مِنْهُ وَيُدْخِلُهُمْ جَنَّاتٍ تَجْرِي مِنْ تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ خَالِدِينَ فِيهَا رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُمْ وَرَضُوا عَنْهُ أُولَئِكَ حِزْبُ اللَّهِ أَلا إِنَّ حِزْبَ اللَّهِ هُمُ الْمُفْلِحُونَ

Nuk gjen popull që e beson All-llahun dhe ditën e gjykimit, e ta dojë atë që e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, edhe sikur të jenë ata (kundërshtarët) prindërit e tyre, ose fëmijët e tyre, ose vëllezërit e tyre, ose farefisi i tyre”.([24])

Në Islam nuk mund të thuhet se nuk ka dashuri për femrën. Ka, por ajo dashuri është e ligjshme. Ajo nuk mbështetet në kartolina e në ditë, ajo është e përhershme dhe e porositur fetarisht. Këtë më së miri e tregon ligjërata e fundit e Muhammedit, alejhi’s selam e mbajtur në publik të madh, në Haxhin Lamtumirës, ku ndër porositë kryesore ishte edhe kujdesi për gratë.

Ndërsa dashuria tek të tjerët zakonisht ka vetëm atë domethënien e ngushtë, ajo është e përkohshme dhe false. Në një studim të ndërmarrë nga Universiteti i Kairos, çfarë ata e quajnë “martesë dashurie” dhe “martesë tradicionale” është treguar si më poshtë: “Në martesat të cilat kanë ardhur pasi një historie dashurie, 88 për qind kanë përfunudar në dështim, dhe përqindja e sukseshme nuk ka qenë më shumë sesa 12%. Por në raste të cilat studimi i quan si “martesa tradicionale” përqindja e suksesshme ishte 70%. Me fjalë të tjera, përqindja e suksesshme në martesat e përshkruar si tradicionale ishte gjashtë herë më shumë sesa atyre që janë të përshkruara si “martesa dashurie”.

Ndërsa në perëndim, ku Shën Valentini është “shenjtëruar”, pozita e gruas është jashtëzakonisht e palakueshme. Në një studim amerikan të bërë në 1987 thuhet se 79% e burrave i rrahin gratë në shtëpitë e tyre, veçanërisht nëse ata janë të martuar.

Një studim i ndërmarrë nga National American Office for Mental Health thotë:

·        17% e grave të cilat shkojnë në dhoma të ndërhyrjes së shpejt janë viktima të rrahjeve nga burrat dhe dashnorët e tyre.

·        83% e atyre të cilët janë shikuar (vëzhguar) në spital të paktën një herë për kurime plagësh, janë rezultuar nga rrahjet.

·        Studimi shton se ka shumë gra të cilat nuk shkojnë në spital për tu kuruar, por i mjekonin plagët në shtëpi.

Në një raport për Central American Agency for Examination [FPT] thuhet që çdo 18 sekonda një grua rrahet nga burri i saj diku në Amerikë.

Revista amerikane Time thotë që rreth 4000 gra nga afërsisht 6 milion të cilat rrehen vdesin si rezultat i atij të rrahuri.

Në një studim në Gjermani thuhet se jo më pak sesa 100.000 gra për vit u ekspozoheshin dhunës fizike dhe psikologjike nga ana e burrave të tyre ose me burrat që jetonin. Të dhënat e sakta mund t’i kalojnë një milionë.

Në Francë, afërsisht 2 milion gra rrehen.

Në Mbretërinë e Bashkuar (Angli), në një pyetësorë në të cilin morën pjesë 7.000 gra, 28 prej tyre thonin që kishin qenë subjekt i sulmeve nga burrat dhe dashnorët e tyre.

Të nderuar muslimanë!

Meqë Islami qenka fe që përmbush çdo aspekt të jetës, e edhe këtë emocional e dëfryes, atëherë përse ta braktisim atë dhe t’i qasemi sistemeve tjera? Përse të marrim nga fe të devijuara e ta lëmë fenë e vërtetë? Allahu nëpërmjet gjuhës se Muhammedit, alejhi’s selam na ka porosite:

“وَأَنَّ هَذَا صِرَاطِي مُسْتَقِيماً فَاتَّبِعُوهُ وَلا تَتَّبِعُوا السُّبُلَ فَتَفَرَّقَ بِكُمْ عَنْ سَبِيلِهِ ذَلِكُمْ وَصَّاكُمْ بِهِ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ

Dhe vërtet, kjo është Rruga Ime e Drejtë, kështu që ndiqeni atë dhe mos ndiqni rrugë të tjera pasi ato do t’ju ndajnë e t’ju largojnë nga udha e Tij. Këtë jua ka urdhëruar Ai që të mund të bëheni muttekinë (të përkushtuar në besimin e pastër islam)”. ([25])

O Allahu jonë, të lusim të na dhurosh dashuri për fenë tënde, për ithtarët e fesë Sate, na dhuro dashuri të ndërsjellë dhe na bë prej atyre që duan dhe urrejnë vetëm për hire Tëndin!

Mblodhi, përzgjodhi dhe përshtati nga burime shqip e arabisht: Sedat G. ISLAMI

——————————————————————————–

[1] Ali Imran, 19

[2] Ali Imran, 85

[3] Buhariu dhe Muslimi.

[4] et-Teube, 31

[5] Transmeton Tirmidhiu ndërsa Shejh Albani në Sahihu ve daifu suneni’t Tirmidhijj, 3095, e ka cilësuar të mirë-hasen.

[6] http://www.saaid.net/arabic/ar179.htm

[7] http://www.alnwady.com/stock/showthread.php?t=39687

[8] el-Huxhurat, 6

[9] en-Nisa, 59

[10] en-Nahl, 44

[11] Transmeton Ebu Davudi ndërsa Albani në Sahihu ve daifu suneni Ebi Davud, 2845, e ka cilësuar autentik.

[12] el-Bekare, 222

[13] et-Teube, 108

[14] esh-Shura, 49-50

[15] el-Kehf, 110

[16] el-Hadid, 27

[17] Transmeton Nesaiu ndërsa Albani në Sahihu ve daifu suneni’n Nesaijj, 5364, e ka cilësuar autentik.

[18] Hadithi është autentik. Shih: Sahihu’l xhamii, 999.

[19] el-En’am, 162

[20] el-Maide, 48

[21] Transmeton Ebu Davudi 1134, Nesaiu 1556 dhe Ahmedi 1241

[22] el-Furkan, 72

[23] Buhariu dhe Muslimi.

[24] el-Muxhadele, 22

[25] el-En’am, 153