Të Fundit
Program dy ditorë me rastin e përkujtimit të lindjes së hz. Muhamedit a.s. (E Shtunë – E Dielë, 17-18.01.2015)

Program dy ditorë me rastin e përkujtimit të lindjes së hz. Muhamedit a.s. (E Shtunë – E Dielë, 17-18.01.2015)

Të nderuar besimtarë të besimit islam.

Kemi nderin të ju ftojmë të gjithëve familjarisht që të merrni pjesë në këtë kremtim i cili do të mbahet gjatë dy ditëve në Xhaminë e Klleznës.

E SHTUNË:  Programi do të fillojë natën e së Shtunës mbrëma me 17.01.2015, të përgatitur nga Forumi Rinor i xhamisë, në kuadër të projektit Kinemaja Islame, e cila do të japë shfaqjen e disa videove të zgjedhura në lidhje me jetën dhe veprën e Pejgamberit tonë të dashur Muhamedit a.s. Do të shfaqim disa filma të shkurtër në lidhje me Muhamedin a.s., ilahi të zgjedhura dhe recitime kushtuar Muhamedit a.s., hadithe dhe salavate.

Programi do të filloj me faljen e namazit të Jacisë në ora 18:30, dhe më pas me shfaqjen e programit në ora 19:00. Në fund Koktej me pjesëmarrësit në program dhe diskutime të ndryshme.
E DIELË:  Ndërsa ditën e Dielë me 18.01.2015, në ora 12:00 mbas namazit të Drekës, Këshilli i xhamisë organizon Mevludin tradicional, ku mes tjerash do të ketë Këndim Kurani Famëlartë, Ligjëratë fetare, Mevlud, Ilahi, Salavate dhe Dua-Lutje.

Në fund Koktej për pjesmarrësit.
Ju mirëpresim.

Këshilli i Xhamisë së Klleznës
Kryesia e Forumit Rinor i Xhamisë së Klleznës

KLIKO në rekalmë:

MUHAMEDI - A3