Të Fundit
Pra, a jeni muslimanë?!

Pra, a jeni muslimanë?!

Çka është me ne muslimanët, kemi Kuranin të cilin Allahu i Madhërishëm na e ka dhënë për të na bërë të fortë dhe njerëz me dinjitet, ndërsa mu tek ne muslimanët forca dhe dinjiteti duket shumë pak?!

Dy herë Allahu xh.sh në Kuran bën pyetjen „FEHEL ENTUM MUSLIMUN – pra, a jeni muslimanë? Do të ishte mirë që në kompjuterin, telefonin dhe veturën tonë të kemi këtë ajet: “Pra, a jeni  muslimanë?!

Musliman është ai që i nënshtrohet dhe i bindet Allahut dhe përhap selamin – paqen. Nga ai janë të sigurt të gjithë, jo vetëm muslimanët. (Kurani, 17:53; 25:63)

Muslimani e di se ka të metat e tij dhe për këtë nuk ka kohë të merret me të metat e tjerëve. (5:105)

Muslimani e di se gjendja nuk ndryshon duke proklamuar me dhe bërtitura të keqen, sepse Allahu nuk e do këtë, por gjendja ndryshon atëherë kur e keqja zhduket me të vërtetën dhe të mirën.

Musliman është ai që nuk i bën shirk Allahut, ndërsa ky është i vetmi mëkat për të cilin Allahu në kuran thotë se nuk e fal (4.48) ndërsa mëkatet tjera kujt do Ai ia fal. Me  vetë faktin që je musliman dhe bën pjesë në mesin e atyre që shpresojnë mëshirën e Allahut, kush jam unë ose ti t’i largojmë tjerët  nga kjo pjesëmarrje?!

Pra – ky është muslimani me vetëm disa nga virtytet e tij! Dhe nëse do të ishim prej atyre që ndjekim të dërguarit e Allahut si dhe njerëzit e devotshëm, karakterin tonë do të pasuronim edhe me virtyte tjera. Por, le ti kemi vetëm këto!

Si ka mundësi që muslimani i sotëm të kënaqet duke kërkuar të meta dhe gabime në çdo gjë, duke harruar se Muhamedi a.s. së pari ishte Beshir (sjellës i  lajmeve  të gëzueshme) pastaj ishte Nezir (ai që paralajmëron)?  Kur e dinë se ai pa dhëmbët e bukur të një kafshe të ngordhur, atëherë kur të tjerët shihnin vetëm një kafshë që kundërmon erë të keqe?!

Nga muslimani i sotëm nuk është i sigurt  muslimani e jo më t tjerët të cilëve muslimani duhet t’u tregojë se sa bukur është të jesh musliman! Mendim konfuz apo? Mu kështu jemi  shumica e muslimanëve të sotëm, për fat të keq.

Vallë, a nuk duhet të fshehim të metat e njerëzve? e si ka mundësi mezi presim t’i publikojmë ato me foto dhe statuse në rrjetet sociale. Ndoshta dikush do të thotë se:  ne i tregojmë mëkatarët dhe munafikët që njerëzit ta dinë kush janë. Nëse vërtetë e donë filan njeriun shko tek ai dhe tregoji se çka është Islami sepse e vërteta njihet vetvetiu e jo sipas njerëzve! e vërteta është e qartë.

Ku është problemi këtu? sado që të jesh i sinqertë, nëse nuk vepron drejtë ne dëshirën tënde që të tregosh anomalitë  dhe fillon të merresh me emra dhe persona, këtë mezi e presin armiqtë tuaj dhe të atij për të cilin ti flet dhe të thonë, ja,  këto janë muslimanët, nuk mund të merren veshtë njëri me tjetrin e ku mbet me neve të merren veshtë.

Duhet të largojmë nga vetja këto sëmundje që na bëjnë të kënaqemi me thashetheme, përgojime dhe debate e kota, duke kritikuar çdo kënd, ndërsa aspak nuk ia bëjmë vetes pyetjen kuranore “Pra, a jeni muslimanë?!

Duhet të marrim shembull Muhamedin a s.s i cili asnjëherë nuk është marr me emra, por hipte në minber dhe dënonte ndonjë fenomen apo veprim të gabuar. Ai edhe munafikët nuk i përmendte me emra edhe pse i dinte kush janë. Edhe ky tekst është një kritikë, por qëllimi i tij nuk është të nënçmojmë apo ofendojmë dikë, por të  ndryshojmë diçka nga gjendja jonë. Ne si duket jemi të obsesionuar me emra, grupe, sekte, medh’hebe, shejha, tarikate, pra meremi me ambalazhin e aspak me përmbajtjen. Kur shejtani dhe egoja ju detyrojnë të përmendi emra, e jo fenomene, kujtoni ajetin: “a jeni muslimanë?!Duhet të dimë se  ata që nuk na duan kënaqen dhe relaksohen me luftën tonë virtuale. Derisa ne nuk e fajësojmë veten tonë, ata nuk çajnë kokën se kush kalon garën në ketë ndeshje virtuale.

Pyesim ku është ndihma e Allahut? Kur ta mposhtim veten dhe të jemi muslimanë ashtu siç kërkon Kurani,  ndryshimi dhe fitorja do të vijnë. E pra, a jeni muslimanë?!

Shkruan: Amar Basiç

Perktheu: A. D. Breziiri