Ditën e Enjte me 13.06.2019 në Bashkësinë Islame në Ulqin si dhe në çdo Bashkësi Islame në komunat tjera të Malit të Zi u organizuan garat e mësim-besimit Islam.
Nga xhamia e Klleznës në këtë garë morën pjesë gjithsejt 2 nxënës. 1 nxënës (grupi i parë, klasa 1-5) e që ishte Jasmina Spahiq, ndërsa nxënësi tjetër (nga grupi i dytë, klasa 6-9) Allma Spahiq.
Nga grupi i parë (klasa 1-5) dolën fitues:
1. Jahja Dervishi – klasa III, (xhamia e Bregut)
2. Jasmina Spahiq – klasa V, (xhamia e Klleznes)
3. Abdullah Dervishi – klasa V, (xhamia e Bregut)
Ndërsa nga grupi i dytë (klasa 6-9) fitues ishin:
1. Amin Katana – klasa VI, (xhamia e Lamit)
2. Enes Ukoshata – klasa VI, (xhamia e Lamit)
3. Allma Spahiq – klasa VIII, (xhamia e Klleznes)
Këta nxënës do të përfaqësojnë Ulqinin në garat Republikane, (Meshihati i Bashkësisë Islame në Malin e Zi) në Mësim-Besim në Podgoricë që do të zhvillohen me 15.06.2019, ditën e shtunë.
Nxënësve iu dëshirojmë suksese dhe fitore.