Të Fundit
“O robërit e Mi! – Hadith Kudsij

“O robërit e Mi! – Hadith Kudsij

Thotë vetë Zoti në një hadith kudsij:

“O robërit e Mi! Të gjithë ju jeni të humbur, veç atij që e kam drejtuar Unë. Prandaj, më kërkoni që t’ju drejtoj!

O robërit e Mi! Të gjithë ju jeni të uritur, përveç atij që e kam ushqyer Unë. Prandaj, më kërkoni Mua që t’ju ushqej.

O robërit e Mi! Të gjithë ju jeni të pa mbuluar, veç atë që e kam mbuluar Unë. Prandaj, më kërkoni Mua që t’ju mbuloj.

O robërit e Mi! Ju të gjithë bëni gabime ditën e natën dhe jam Unë Ai që ua fal gabimet.Prandaj, më kërkoni Mua falje që t’ju fal.

O robërit e Mi! Ju kurrë nuk do të mundni të më dëmtoni me diçka dhe kurrë nuk mund të më bëni dobi me diçka.

O robërit e Mi! Sikur të gjithë njerëzit dhe xhindët të ishin si njeriu më i mirë në faqe të dheut, Mua nuk do më sillte ndonjë  dobi.

O robërit e Mi! Sikur të gjithë njerëzit dhe xhindët të ishin si njeriu me i keq në faqe të dheut, Mua nuk do më sillte asnjë dëm.

O robërit e Mi! Sikur të gjithë njerëzit dhe xhindët të grumbulloheshin në një vend dhe të më kërkonin gjëra të ndryshme, dhe Unë secilit prej tyre t’ia jepja atë që ka dashur, kjo nuk do e pakësonte pasurinë Time, ashtu siç nuk e pakëson maja e gjilpërës detin kur futet në të.

O robërit e Mi! Këto janë punët tuaja, të cilat i veproni, dhe Ne ju shpërblejmë sipas tyre. Kush gjen të mira, le të falenderojë Zotin, ndërsa kush gjen të këqija të mos fajësojë veçse veten e tij.” (Tirmidhiu, nr. 2495)