Të Fundit
Nëse dëshiron të jesh i lumtur, fut gëzim në zemrat e njerëzve

Nëse dëshiron të jesh i lumtur, fut gëzim në zemrat e njerëzve

Një grup të rinjsh musliman me shqetësim të madh bisedonin për fitnet që kanë marr hov në mesin e muslimanëve. Bisedonin për moralin e keq, jo tolerancën mes njëri tjetrit, përçarjet, zilinë, përgojimin, shpifjet, si dhe nevojën e ndryshimit të kësaj gjendje, pra për pastrimin e zemrave, sepse ky do të ishte nga adhurimet më të mëdha sot, i cili për fat të keq është lënë pas dore sot.

Duke dëshiruar që shokët e tij t’i inkurajoj për moral të mirë dhe pastrim të zemrës, njëri prej tyre tha: “Gjithmonë kur kaloj pranë një shtëpie të bukur muslimane, unë lus Zotin që atij dhe familjes së tij t’i jap bereqet në shtëpi.

Tjetri tha: “Gjithmonë kur shoh ndonjë begati tek muslimanët (ndonjë makinë, projekt të dobishëm, fëmijë të hajrit) unë bëj këtë lutje: “Zoti im, bëje që mirësia dhe begatia që i ke dhënë të jetë përkrahje në përkushtimin dhe nënshtrimin ndaj Teje dhe jepi bereqet në ato begati që i ke dhënë.”

I treti tha: “Kur shoh ndonjë musliman që shëtit me familjen e tij i buzëqeshur dhe i lumtur, unë lus Zotin t’ua shtoj dashurinë mes tyre  dhe përulësinë ndaj Allahut xh.sh.

i Katërti tha: “Kur takoj ndonjë njeri që bën mëkat, unë lus Zotin ta udhëzoj dhe t’ia fal mëkatet.”

I pesti tha: “Sa më përket mua, unë gjithmonë e lus Zotin t’i udhëzoj gjithë njerëzit në Rrugën e Drejtë dhe ti mbroj nga zjarri i xhehenemit.”

i Gjashti tha: “Unë çdo natë para se të flejë bëj këtë lutje: “Zoti im, unë i kam falur dhe ia kam bërë hallall çdo muslimani që më ka ofenduar, andaj fale edhe Ti! Zoti im, unë nuk dua të bëhem shkak që të vuaj ndonjë muslimanë në Ditën e Gjykimit!”

Eh  sa  zemra të mrekullueshme! A ka nevojë më të madhe për ne muslimanët sot,  se sa nevoja për një zemër të madhe dhe fisnike e mbushur me dritën e imanit dhe dashurinë vëllazërore?

Andaj, nëse dëshiron që dita jote të jetë e lumtur, fut gëzim në zemrat e njerëzve, sepse lumturia do të dyfishohet. Nëse dëshiron që të jesh i lumtur gjithmonë, bënë këtë traditë të përhershme, sepse aq sa do t’i gëzosh njerëzit tjerë, Allahu do të gëzojë ty.

Zoti ynë, mos na privo nga pastërtia e zemrave, sepse kjo është shkak i shpëtimit në Ditën e gjykimit dhe fitimit të xhenetit, ashtu siç na mësove në Librin Tënd: “Përveç atij që vjen me zemër të pastër tek Allahu!.” (Shua’ra, 89.)

Përshtati: Arsim Dauti

(Islampress)