Të Fundit
Ne jemi armiqtë e vetes sonë…

Ne jemi armiqtë e vetes sonë…

Mendja e muslimanit të sotëm është e preokupuar me lloj lloj teori konspirative…

Nuk ka asgjë të keqe të dimë çka ndodh nëpër botë, mirëpo kjo na ka preokupuar deri në atë masë sa që nuk i shohim edhe problemet tona para syve…

E sa probleme e probleme kemi tek vetja jonë që presin zgjidhje…

Le të shikojmë pak si jetojmë dhe si silemi…

Sa keq sillemi ndaj njëri tjetrit, ndaj vetes dhe fesë sonë…

Sa keq sillemi ndaj njerëzve që janë të dobët në fe dhe pasuri..

I Dërguari ynë, s.a.v.s, i fitonte zemrat e mëkatarëve dhe armiqve të tij, sepse jeta e tij kishte kuptim dhe inspirim!

Ne nuk mund t’i edukojmë fëmijët tanë, ndërsa i kritikojmë perëndimorët dhe hebrenjtë!

A do ta largojmë përgjegjësinë tonë, nëse e fajësojmë dikë tjetër për gjendjen e familjeve tona!?

Të jemi të sinqertë me veten, fajin më të madh e kemi vet ne…

A e dini se vetëm njerëzit e dobët dhe të pafuqishmit kanë kohë të meren me lloj lloj teori të konspiracionit.

I Dërguari i Allahut s.a.v.s asnjëherë nuk është ankuar si ne: “Këtë na e bëjnë ata, ata bëjnë kurthe, shih sa të dobët jemi, ilumunantët, masonët, të gjithë janë kundër nesh…”

Jo, ne jemi armiqtë e vetes sonë…

Njëherë isha në një dark në Malajzi me disa të rinj musliman. Më kujtohet se ato më pyetën për serialin “Arrivals”. Atëherë nuk e dija për çka flasin.

“O imam Suhejb, ti ke studiuar në Egjipt. Muhamed Abduhu ka qenë mason, edhe Reshid Rida. A ke dëgjuar për këtë, për atë… Para restorantit ishte një musliman i varfër që lypte bukë. Ndërsa ata sapo kishin filluar rrëfimet për iluminatët, masonët etj… Pas kësaj bisede dolëm jashtë, ndërsa ai njeri luste për ushqim. Ata kaluan pranë tij dhe as që e vërejtën. Atëherë u thash: Vëllezërit e mi, ju silleni sikur i sëmuri me ndezje të mushkërive, ndërsa shqetësoheni për thoin e thyer. Këtu keni një lyps i cili nuk ka çka të haj, ndërsa ju flitni për diçka që nuk ju takon aspak. Ushqejeni këtë njeri dhe përmirësojeni gjendjen në rrethin tuaj, kjo është më e rëndësishme për ju.”

Autor: Suhejb Webb

Përshtati: Islampress.info