Të Fundit
Ndarja e shpërblimeve për nxënësit e Shkollës Fetare Islame

Ndarja e shpërblimeve për nxënësit e Shkollës Fetare Islame

Në Natën e Kadrit me datë 13.07.2015, në Xhaminë e Klleznës u organizuar një program fetarë për nder të Natës së Kadrit, ku përveç xhematit vendas morën pjesë musafir edhe nga vendet tjera përreth duke i dhënë një hijeshi më shumë kësaj natë dhe kësaj xhamie.
Mbasi u fal namazi i Teravisë, imami i xhamisë Senad ef. Maku ftoi nxënësin e Medresesë së Shkodrës Enis Rexhën nga Kllezna që ti mbaj disa këshilla para xhematit në lidhje me Istigfarin – Pendimin ndaj Zotit, si një arsye e përsëritjes së saj sidomos gjatë muajit ramazan, konkretisht të natës së Kadrit.

Mbas ligjëratës gjithashtu edhe imamin i xhamisë mbajti një ligjëratë disa minutëshe kushtuar kësaj nate, ku përpos kësaj nate të Kadrit, e veçanta tjetër e kësaj ishte ndarja e shpërblimeve dhe dhuratave për nxënësit e Mësim Besimit që kanë përfunduar nivelet e tyre.

Ndarja e shpërblimeve u bë për 38 nxënësit e Mësim Besimit të Xhamisë së Klleznës. Nxënësit u shpërblyen në bazë të suksesit të arritur gjatë mësimit të vitit akademik 2013/2014, ku morën edhe certifikatat e niveleve të sapo përfunduar.

Ndërsa përfunduesit e këtij programi katër vjeçarë u dekoruan me Diploma nga Bashkësia Islame e Ulqinit.

Nga nxënësit shembullorë me notë shkëlqyeshëm, ishin:

Dorijana Meqikukiq, Edona Kurti, Albina Rexha dhe Diellëza Rama.

Ndërsa ato shumë mirë: Aide Rexha, Xhemale Elezoviq, Edina Elezoviq dhe Blerina Rexha.

Ndërsa vendin e parë si nxënësja më e dalluar, MIRËNJOHJEN e mori: Edona Kurti.

 

Të gjithë nxënësit u shpërblyen me literaturë Islame, ndërsa përposë literaturës islame me Tableta u shpërblyen nxënësit me notat e shkylqyera dhe ato shumë mirë.

Gjithashtu literatura islame iu është shpërndarë edhe pjesmarrësve – xhematit që ishin prezent nga të dyja gjinitë, si një dhuratë nga xhamia e Klleznës.

Pjesë e këtyre shpërblimeve përpos këshillit të xhamisë, kontribuan edhe dy familjet e nderuara duke ofruar cmimet më të mira në blerjen dhe dhurimin e tabletëve nxënësave tanë. Ato ofruan 8 tabletë për 8 nxënësit tanë. 4 Tabletë dhuroi Nusret Tula, ndërsa 4 të tjerë Fatmir Dervishi.

E lusim Zotin që këto nxënës ti shpërblejë dhe të bëhen pishtarë ndriçues të kësaj feje, gjithashtu familjeve Tula dhe Dervishi të cilët përherë gjinden pranë nesh në aktivitetet dhe shpërblimet e tilla, Zoti iu shtoftë bereqetin dhe pasurinë.

Në fund nxënësit e Mësim-Besimit i bënë një surprizë të këndshme mësimdhënësit të tyre, imamit të xhamisë në kuadër të përfundimit të shkollimit katër vjeçarë sipas programit të kësaj shkolle.

Ato i dhuruan imamit një Mirënjohje për punën e tij të palodhshme në edukimin e brezave të rinj, si dhe disa dhurata për te dhe familjen e tij.

Fjalët e përzemërta nga nxënësit që u shkruajtën në Mirënjohjen e dhuruar janë, citoj:

Z. ef. Senad Maku.
Të thënit “FALEMINDERIT” është e pakët për të shprehur mirënjohjen e madhe që kemi ndaj juve.
Faleminderit për katër vite të përkushtuar nga ana juaj, mbi të gjitha plot humor, durim dhe çështë më e rëndësishmja plot dituri.
Nuk ishe vetëm mësimdhënësi jonë por edhe shoku jonë më i mirë. Jemi shumë të lumtur që arritëm të mësonim shumë nga ju.
Faleminderit për punën e palodhshme që treguat ndaj nesh.
Ju urojmë çdo të mirë dhe fat në vazhdimësi!
Me dashuri nxënsat e mektebit – Kllezën 2011-2015.

 

Dhe në fund Forumi Rinor i Xhamisë së Klleznës, organizoj një koktej rasti në oborrin e xhamisë, ku atmosfera ishte e këndshme deri në minutat e fundit të kësaj nate.

Me respekt,
Këshilli organizativ i kësaj mbrëmjeje.

0786bf5ef6fa9c3ac7ad8883decb40a6085acdee0144ed80af198540338b649c 1851d9ffaf4b7abebfbc44845ea970e8002d7edeea1581e32d2341c2f04cea67 2015-07-13 13.03.37 2015-07-13 13.04.23 2015-07-13 13.04.33 2015-07-13 13.04.39 2015-07-13 13.05.42 2015-07-13 13.05.57 2015-07-13 13.06.14 2015-07-13 13.06.23 2015-07-13 22.21.30 2015-07-13 22.21.44 2015-07-13 23.48.04 2015-07-13 23.53.38-1 2015-07-13 23.54.51 2015-07-13 23.55.25 2015-07-13 23.55.26 2015-07-13 23.55.35 2015-07-13 23.55.38 2015-07-14 00.01.29 2015-07-14 00.01.30 2015-07-14 00.02.35 2015-07-14 00.03.08 2015-07-14 00.04.21 2015-07-14 00.04.31 2015-07-14 00.04.37 2015-07-14 00.04.52 2015-07-14 00.04.55 2015-07-14 00.05.04 2015-07-14 13.07.02 2015-07-14 13.07.54 a905273fafdd0d43c5225c601764e4f2840f95ac8e97dba8a1f69f10b3b17917 ae723f9cdfa251d6f4604206bc3852069d70182d09f3c3254337c87271770b6e