Të Fundit
NATA E MADHE E BERATIT, e Shtune, me 24.02.2024

NATA E MADHE E BERATIT, e Shtune, me 24.02.2024

Ditën e Shtune, me datë 24.02.2024, është nata e madhe e Beratit.

Për të gjithë ata që duan ta përcjellin këtë ditë me agjërim, pra duhet të agjërohet dita e nesërme, dita e Dielë, datë, 25.02.2024.

Syfyri mbyllet në orën 04:47 ndërsa Iftari hapet në orën 17:32.

Pejgamberi a.s. lidhur me madhështinë e kësaj nate ka thënë:

“Kur të vijë nata e 15 e muajit Shaban, kalojeni me ibadet dhe itaat Zotit, kurse ditën e 15 kalojeni me agjërim! Sepse atë natë Zoti me rahmetin e vet i shfaqet qiellit të dynjasë dhe thotë:
‘A ka kush që pendohet sonte dhe Unë ta fali?,
A ka kush që kërkon rizk (furnizim e nafakë) sonte dhe Unë t’i jap?,
A ka kush që është i sëmurë dhe kërkon prej Meje shërim e Unë t’i jap shëndet?,
A ka kush kërkon diçka tjetër sonte e Unë t’i jap?’
Kështu vazhdon deri në agimin e ditës së nesërme”. (Ibni Maxhe)

“S’ka dyshim se në natën e 15 të Shabanit Zoti zbret (në mënyrë të panjohur për ne) në qiellin më të afërt me tokën dhe fal gjynahet (ose gjynahqarët) qofshin ato më tepër se edhe qimet e dhenve të fisit Kelb”. (Tirmidhiu)

Nata e Beratit bie në natën e 15-të të muajit Shaban. Ajo natë na paralajmëron ardhjen e shpejtë të Muajit Ramazan, muajit tonë më të dashur, kështu që sa më mirë duhet të përgatitemi shpirtërisht dhe fizikisht për agjërim dhe ibadete tjera. Se çfarë nate është dhe çfarë rëndësie ka kjo natë më së miri na e përshkruajnë hadithet e Muhammedit a.s. :
“Në natën e 15-të të muajit Shaban të gjitha veprat nxirren përpara Zotit të gjithësisë, për këtë arsyeje unë dëshiroj që veprat e mia të nxirren para Tij deri sa unë agjëroj”. (Nesaiu)
“Kur fillon nata e 15-të e muajit Shaban, rrini zgjuar , ndërsa ditën që pason agjëroni”. (ibn Maxhe)