Të Fundit
Mesazhe muslimanit europian,në prag të Ramazanit

Mesazhe muslimanit europian,në prag të Ramazanit

1. Vendosni një qëllim të madh para vetes,të tillë siç është, heqja dorë nga ndonje ves apo të vepruarit e ndonjë vepre adhurimi ndaj Zotit!
Angazhohuni me këtë qëllim gjatë gjithë muajit,me praktikë,lutj e vendosmeri qe kjo të mbetët e qëndrueshme tek ju edhe pas Ramazanit!.
2. Mundohuni ti realizoni objektivat e agjërimit në veten tuaj pasi ti keni mësuar ato, dhe përpiquni t’i aplikoni në formën e projekteve praktike këto objektiva.

3. Dekoroni shtëpitë bashk me fëmijët tuaj në vigjilje të Ramazanit.Dekorimet dhe ndonje garë diturie në prag të Ramazanit do të ishin mënyrat më të mira për ti pergatitë dhe gëzuar fëmijët për ardhjen e Ramazanit, sidomos kur kemi parasyesh se mungojnë manifestimet e ndjenjës së muajit në shoqërinë jo-muslimane.

4. Mos u bëj pjesë e çfardo darje,qoftë me ndonjë fjalë,publikim apo mendim!Përzgjidh xhaminë dhe imamin tuaj ku do frekuentosh gjatë gjithë Ramazanit edhe nëse ai imam nuk të përshtatet në mendimet tuaja për hirë të unitetit dhe bashkimit!
Nëse jemi të paaftë për të arritur bashkimin në nivel Europe ose vendi,se paku të arrijm unitetin nivel xhamie dhe qyteti.

5. Ushtroni fëmijët tuaj për të agjëruar, aq orë sa i përshtatet moshës së tyre, forcës fizike dhe detyrave të shkollës para moshës madhore, gjithmonë pa imponime!
Kur arrijnë moshen madhore ju bëhet obligim agjërimi,por nëse kanë vështirësi të mdha deri në atë masë sa dëmtohët fiziku apo procesi mësimorë i tyre, për shkak të gjatësisë së agjërim, nxehtit së verës, dhe kërkesave të provimeve, atëherë ju lëjohet të mos agjerojnë me kusht qe ti kompensojnë dimrit.

6. Tregoni efektin e agjërimit në punën tuaj më mjeshtëri,korrektësi,mirësi dhe disiplinë!
Ju, në punën tuaj jeni një libër i hapur mbi agjërimin dhe efektet e tij në punë dhe jetë në sytë e shokëve jomuslimanë.

7. Organizoni një iftar përbashkët me fqinjët tuaj jomuslimanë dhe mundohuni të keni një interpretim logjik lidhur me agjërimin dhe ndikimin e tij shpirtëror, fizik e shoqëror mbi muslimanin!
Kjo është një mundësi e mirë e komunikimit dhe thyerjës së pengesave dhe paragjykimeve mes jush dhe fqinjëve tuaj.
8. Shmangni ushqimin dhe pijen e tepruar dhe ruani atë që është kursyër në një fond të veçantë për të ndihmuar të uriturit dhe të varfrit në mbarë botën!
Le të participojnë edhe fëmijët tuaj në këtë fond,në mënyrë që të rritet ndjenja e vlerësimit të vuajtjes së nevojtarëve dhe përpjekjes për t’i lehtësuar ata.

9. Mblidhni familjen në një mbledhje Kur’anore për t’u mësuar atyre recitimin e saktë, ose për ti rimemorizuar ato që kanë mësuar përmendësh, apo të ju tregosh atyre çdo ditë nga një histori të lehtë Kur’anore që do ti përshtatej moshës, gjuhës dhe mjedisit të tyre!.

10. Gruaja juaj e ka drejtën e pjesëmarrjes në gjitha adhurimet e Ramazanit, prandaj mos e privoni atë!Organizohuni ashtu që të jeni bashk në lutjet e teravisë.
Le të jetë Pejgamberi a.s. shëmbelltyra e juaj në hizmet ndaj familjës suaj, siç ishte a’i me familjen e tij.
11. Merrni fatwat (përgjigjjet fetare)tuaja nga organet dhe institucionet kolektive në Evropë dhe mos importoni fetva nga jashtë. Juristët e Evropës njohin më mirë, rrethanat e jetës, privatësisë dhe anët ligjore,zakonore dhe fetare të juaja!

12. Të jeni racional dhe të vetëdijshëm ndaj TV dhe telefonit, ato mund t’ju shmangin nga përkushtimi ndaj Zotit!
Zgjidhni vetes kohë të pranueshme në telefon, si dhe menaxhoni TV me cenzurë në kohë dhe në programe, ashtu që mos të ju shkoj Ramazani para ekraneve.

Këshilli Evropian për ‏Fatva dhe Hulumtime