Të Fundit
Manifestimi i mevludit – domosdoshmëri kohe dhe jo risi e dëmshme

Manifestimi i mevludit – domosdoshmëri kohe dhe jo risi e dëmshme

Një kohë të gjatë vazhdon të trazohet pluhuri rreth Mevludit, bën apo nuk bën,është risi apo nuk është risi, bëhet mëkat me këndimin e tij apo nuk bëhet etj.etj.. kjo çështje sidomos nxitet dhe sforcohet nga jomedhhebistët.

Shkrimi është ishkurtër dhe nuk mund t’i trajtojë të gjitha këto pikëpamje, por do të përpiqett’i fokusojë disa aspekte që duken më të rëndësishme.
Temë qendrore e tërë këtij diskutimi është nocioni i risisë, bid’atit, i cilipa nevojë diskutohet dhe pa nevojë humbet energji në sharjet e ndërsjella. Panevojë është diskutimi në aspektin që ndodh shumë herë ndër ne, kurse nuk ështëpa nevojë vetëmevludi dhe diskutimi për të. Respektivisht, ipanevojshëm është konteksti i diskutimit, por jo vetë tema, sepse në thelb nukka tema të gabueshme, tabu-tema, por ka akcese të gabueshme dhe metodologji tëgabueshme.
Gjuhësisht bid’at është çështje e futur, e prodhuar rishtazi. Termonologjikisht,bid’at është ajo që është futur në fe pasi që feja është mbyllur, ështëplotësuar; bid’at është ajo që nuk e ligjëson shkronja e Kur’anit as epërcakton Pejgamberi a.s.; bid’at është risi apo devijim nga praktika ezakonshme fetare ose jetësore islame. Nisma e këtij diskutimi zë fill sidomosnë perceptimin e hadithit të Muhammedit a.s.:
Men ahdethe fi emrina hadha ma lejse minhu fe huvve redd
“Ai që fut në çështjen (fenë) tonë diç që nuk është nga ajo, kjo do tërefuzohet (nga ana e Allahut).”
Kul-lu muhdethetin bid’atun …
“Çdo risi është bid’at …”.
Perceptimi dhe pastaj komentimi i ngurtë i këtyre haditheve ka ngritur pluhurindhe ka ngritur barriera drejt të kuptuarit të rrugës së drejtë. Metodologjia ekomentimit të hadithi është nxjerr nga konteksti ka shkaktuar gjithë këtërrëmujë dhe përçarje të papashme. Këtë problem e patën parasysh edhe as’habët,ndaj edhe reagimi i tyre ishte i matur. Ja disa shembuj:

1. Namazi i teravisë

Gjatë kohës së Omerit r.a. futet falja e namazit të teravisë me xhemat prej 20rekatesh. Gjatë kohës së Muhammedit a.s. namazi i teravisë falejindividualisht… Omeri r.a. për këtë risi tha:
Ni’metil-bid’atu hādhihī”
“Sa i bukur është ky bid’at”!
Analiza e këtij pohimi tregon se Omeri r.a. i vlerësoi të mirat dhe të këqijat(eventuale) të këtij tubimi të muslimanëve dhe konstatoi se kjo praktikë e cilanuk ishte e pranishme në kohë të Muhammedit a.s. shkon në dobi të muslimanëve.Edhe pse ishte e qartë se ky veprim ishte bid’at (risi), asnjë nga as’habët nuke kundërshtoi këtë praktikë.

2. Ndarja e presë sëluftës

Gjatë kohës së Omerit r.a. kufijtë e shtetit musliman u shtrinë në shumëdrejtime. U pushtua Siria, Iraku dhe vende të tjera. Deri atëherë ishte zakonqë preja e luftës të shpërndahet ndër luftëtarët dhe kjo argumentohej me ajetin41 te sures El-Enfal. Kështu është vepruar edhe me prenë e luftës pas pushtimittë Hajberit në kohën e Muhammedit a.s.. Omeri r.a. e analizoi territorin e ri,i cili ishte bujqësor dhe Arabinë i cili ishte vend jobujqësor kurse banorët esaj merreshin me tregti e luftëra, por jo me bujqësi. Ndarja e tokës ndërluftëtarët pa prirje dhe sens për bujqësi do ta dëmtonte bujqësinë dhekultivimin e kulturave bujqësore dhe do të bënte që luftëtarët ta tregtojnëtokën bujqësore dhe nga kjo tregti do të kenë dobi vetëm individët. Për këtëarsye, ai vendosi që tokën tua lë pronarëve dhe në këtë vendim e përkrahënOsmani r.a., Aliu r.a., Talhaja r.a. dhe Ibn Omeri r.a.

3. Ezani i dytë nënamazin e xhumasë

Deri para sundimit të Osmanit r.a. ishte zakon që para namazit të xhumasë tëkëndohej një ezan. Por, Osmani r.a. e futi leximin edhe të ezanit të dytë. Kjotraditë mbeti deri në ditët tona dhe nuk pati kundërshtime nga njerëziteminentë të kohës së tij apo më vonë, pos individëve.
Mund të konkludohet se as’habët, tabiinët dhe shumica e dijetarëve me famëgjatë historisë islame hadithet mbi qortimin e bid’atit i kanë kuptuar ashtu qëbid’at të papranuar i kanëp quajtur ata bid’ate të cilët kundërshtoheshin mebazat e sheriatit, siç është bid’ati i mohimit të kaderit të Zotit, shpalljapër mosbesimtar të personit që bën mëkat të madh etj.
Në këtë aspekt do të duhej kuptuar edhe shënimin e mevludit, regaibit, mi’raxhit, kadrit, dhikrin nëfund të namazit, duanë pas namazit etj.
Këtë mendim tonin e vërteton edhe hadithi vijues:
Men senne fil islami sunne hasene fe lehu exhruha ….
“Kush e vendosë në Islam një traditë të mirë (sunnet), do të ketë shpërblim përtë, madje edhe shpërblimet e atyre që do ta praktikojnë pas tij pa ua munguarasgjë në shpërblimet e atyre, ndërsa kush vendosë në Islam ndonjë traditë tëkeqe, do të bartë për këtë barrën e të keqes të të gjithë atyre të cilët do tapraktikojnë pas tij pa u munguar asgjë në barrët e tyre.”
Kjo tregon se bid’ati ndahej në bid’at të mirë, të lavdëruar (hasen) dhe bid’attë keq (sejjieh).

***
Konkretisht, këndimin e mevludit i pari e futi El-Muzaffer Ebū Se’īdKevkeberī në fillim të shekullit të shtatë hixhrij. Kjo metodë e manifestimittë dashurisë ndaj Muhammedit a.s. dhe e ringjalljes së sirës (jetëshkrim) sëtij shumë shpejt u bë e dashur përgjatë botës myslimane. Kjo metodë u shtri jovetëm me rastin e ditëlindjes së Muhammedit a.s. por edhe në rastet e dasmave,lindjes së fëmijëve, shkuarje-ardhjes nga haxhi, ndejeve pasmortore, ndërtimittë shtëpisë së re etj. etj.
Këtë praktikë të re e përshëndeti një numër i madh dijetarësh, si Askalaniu,Sujutiu etj.
Prandaj, bid’at, risi në kuptimin e mirëfilltë quhet çdo risi që kundërshtonfrymën e Islamit e jo a ka qenë apo jo një veprim i caktuar në kohën eMuhammedit a.s. Kjo tregon se manifestimi i mevludit nuk është risi (bid’at) i qortuar, por domosdoshmëri kohe,metodë jashtëzakonisht e përshtatshme për prezantimin e mësimeve islame, esidomos për prezantimin e jetës dhe veprës së Muhammedit a.s. ndër shtresat epopullsisë që për formë të mësimit kanë zgjedhë formën e mevludit (Leximin e Kur’anit, recitimin e cafragmenteve nga ndonjë tekst mevludi, këndimin e ndonjë ilahije e kasideje,pyetje-përgjigjeve dhe përmbajtjeve të tjera që mund të bëhet sipas aftësisë sëimamit dhe kërkesave të xhematit). Kjo formë është tradicionale dhe depërtonatje ku e ka vështirë të depërtojë punëtori fetar në raste të tjera.Personalisht nuk kam asnjë dilemë a duhet të organizohet mevludi, por dilemën e kam si ta bëjmë organizimin e mevludit më efikase, më të drejtpërdrejtë, më tëfrytshme. E gjithë forca duhet të jepet në këtë rrafsh: si të organizohet njëmevlud me përmbajtje më cilësore.

Përgatiti: Nexhat Ibrahimi