Të Fundit
LOJË SHPËRBLYESE PËRMES PËLQIMEVE NË FACEBOOK

LOJË SHPËRBLYESE PËRMES PËLQIMEVE NË FACEBOOK

Të nderuar miq të FCB-ut, nxënës dhe studentë bëhuni pjesë e lojës shpërblyese duke na dërguar Poezinë apo Esenë më të bukur kushtuar të dërguarit MUHAMED a.s.

UDHËZIMI SE SI DUHET TË KYÇENI NË LOJË:

1. Merreni fletën punuese nga FCB-ku ose në webfaqjen www.xhamiaeklleznes.com, printojeni në letër A4, nëse nuk keni ku ta printoni atëher merreni një letër A4 të bardhë.

2. Shkruani emrin-mbiemrin dhe POEZINË apo ESENË më të bukur, me fjalë shumë të dashura dhe prekëse kushtuar Muhamedit a.s.

3. Poezia apo Eseja që do të zgjidhni duhet të jetë e shkurtër, jo më shumë se sa faqja punuese e dhënë në profil. Keni kujdes, nuk duhet të jetë e njëjta poezi apo prozë nga punimet e vitit të kaluar që keni marrë pjesë vjet.

4. Shkrimi të jetë i qartë dhe i lexueshëm.

5. Afati për dorëzimin e punimit është deri me datën 17.01.2016 (e diel).

6. Mbasi ta përfundoni punimin, fotografojeni me celular punimin dhe na dërgoni në inbox të faqes në FCB/xhamiaklleznes, ose përmes VIBERIT në nr. mob. 069 649 664.

Mundeni të na e dërgoni të shkruar në letër personalisht me datë 17.01.2016 në xhami prej orës 11:00 deri në ora 12:00.

7. Punimet e zgjedhura nga ju që do ti sillni deri me datë 17.01.2016 (e dielë) ato do të publikohen në formë fotografije po atë ditë në profilin zyrtarë të Xhamisë së Klleznës në Facebook dhe do të qëndrojnë deri me 24.01.2016 (e diel) që vizitorët e profilit ta kenë mundësinë e pëlqimit të punimeve të ofruara nga nxënësit.

8. Punimi që do të pëlqehet më së shumti nga dita e publikimit në FCB, pra mbas datës 17.01.2016, gjatë 7 ditëve (prej 17 deri 24 janar) nga vizitorët e profilit të xhamisë në facebook, që do të ketë LIKE më së shumti do të shpallet fitues.

9. Fituesit e më shumë pëlqimeve nga vizitorët e faqes, Vendi i parë, i dytë dhe i tretë do të shpallet me datë 24.01.2016, ku do të kenë DHURATA dhe MIRËNJOHJE nga Xhamia e Klleznës, sipas vendit që ka fituar.

10. Andaj bëhuni pjesë e profilit të Xhamisë së Klleznës në facebook dhe insistoni që edhe të tjerët të zgjedhin punimin e më të mirit.

Të drejtë loje kanë të gjithë shqiptarët nga Mali i Zi, pasiqë në profilin tonë kemi miq edhe nga Tuzi e Malësia.

PUNË TË MBARË

KLIKO NË FOTO DHE PRINTOJENI NË LETËR A4

LOJA SHPERBLYESE PERMES FCB-ut, A4

REKLAMA

LOJE SHPERBLYESE NE FCB