Të Fundit
LIBRARIA E XHAMISË SË KLLEZNËS

LIBRARIA E XHAMISË SË KLLEZNËS

Dje me datë 05.06.2017, u finalizua projekti i radhës në Xhaminë e Klleznës e cila ishte LIBRARIA E XHAMISË – “DHURO NJË LIBËR, KONTRIBO NË DITURI”, u kompletua fal donatorëve dhe kontribuesve të vazhdueshëm në projektet tona.

Andaj falenderojmë të gjithë kontribuesit në mënyra të ndryshme, shtëpin botuese Logos-A nga Shkupi që e kompletoi me rreth 200 libra, mobilerinë e Shyqyri Aloshit për punën e tij të librarisë në formën e shkronjave LEXO.

E në vecanti falenderojmë familjen e Ali Rexhes, ku i gjithë ky projekt u realizua fal z. Ali Rexhes duke kontribuar për nder të së ndjerës Diana Rexha, Zoti ju shpërbleft të gjithëve.

Andaj ftoj edhe të tjerët kush ka libra në shtëpi që nuk i nevojiten apo që nuk i përdorë të na i sjellin në xhaminë tonë, në aktivitetin tonë: DHURO NJË LIBËR, KONTRIBO NË DITURI.

Zoti ju shpërbleft.
Me respekt Imami i Xhamisë.
www.xhamiaeklleznes.com

18814205_806219996193818_6403847310041044166_n 18814257_806219992860485_2335996759020759974_n 18835743_806219989527152_88606931828821601_n 18882309_806220096193808_4328306562873822632_n 18921894_806220099527141_9219872690460388955_n