Të Fundit
Instituti IDEA dhuroi libra për Librotekën e Xhamisë sonë.

Instituti IDEA dhuroi libra për Librotekën e Xhamisë sonë.

Sot me 12.01.2018 mbas namazit të Xhumasë, në xhaminë tonë u dhuruan rreth 30 tituj të rinj me nga dy kopje nga secila libër, donacion ky nga Instituti për Drejtësi, Edukim dhe Arsim – IDEA nga Ulqini. Me këtë donacion kemi arritur që sa më tepër të pasurohet Libraria e Xhamisë së Klleznës nga projekti i saj “DHURO NJË LIBËR, KONTRIBO NË DITURI”.

Krahas librave të dhuruara dhe të botuara nga Logos-A nga Shkupi, që na dhuruan para disa muajve, ndërsa sot këto libra të sjellura nga Instituti IDEA ishin pjesë e botimeve nga Fondacioni Alsar nga Tirana.

Andaj falënderojmë të gjithë kontribuesit në mënyra të ndryshme, dhe gjithashtu ftoj edhe të tjerët kush ka libra në shtëpi që nuk i nevojiten apo që nuk i përdorë, gjithashtu edhe nga shtëpitë botuese që të na i dhurojnë për xhaminë tonë, në projektin tonë të vazhdueshëm: DHURO NJË LIBËR, KONTRIBO NË DITURI.

Zoti ju shpërbleft.
Me respekt Këshilli i Xhamisë.
www.xhamiaeklleznes.com

2018-01-12 13.06.02 2018-01-12 13.06.16 2018-01-12 13.17.58