Të Fundit
Historia e dy skllevërve

Historia e dy skllevërve

Një herë një mbret i bleu dy skllevër. Njëri nga ta ishte i pashëm, kurse tjetri ishte i shëmtuar.

Mbreti kërkoi që skllavi i pashëm të shkonte të pastrohej. Kur shkoi ky, mbreti e pyeti skllavin e shëmtuar: “Shoku yt më ka folur shumë fjalë të këqia për ty. Ai më tha se ti je hajdut dhe ke karakter të keq. A është kjo e vërtetë?”

Skllavi iu përgjigj se shoku i tij ishte i pashëm dhe se bukuria e tij e jashtme patjetër duhej të ishte reflektim i bukurisë së brendshme të tij. Ai nuk besonte se një njeri aq i pashëm mund të gënjente. Prandaj edhe shtoi: “Nëse shoku im mendon keq për mua, atëherë vërtet me mua nuk qenka diçka në rregull. Kam frikë se ai ka të drejtë.”

Mbreti e dinte se bukuria ishte vetëm një dhuratë e Allahut xh.sh. dhe nuk do të thoshte se një person që kishte fytyrë të bukur, kishte edhe zëmër të bukur e të pastër gjithashtu.

Mbreti mbeti i mahnitur nga karakteri dhe inteligjenca e këtij skllavi. Në të njëjtën kohë, skllavi i parë u kthye pasi që ishte pastruar.

Mbreti e dërgoi edhe skllavin e dytë (pra, të shëmtuarin) që të pastrohej dhe pasi që ky shkoi, i tha skllavit të pashëm se shoku i tij fliste fjalë të këqija për të. Kur e dëgjoi këtë gjë, skllavi shpërtheu me sharje kundër shokut të vet duke thënë në mes të tjerash se ai ishte gënjështar dhe vagabond.

Kështu që mbreti erdhi në përfundim se skllavi me fytyrë të bukur nuk kishte vlerë të brendshme, kurse skllavi me fytyrë të shëmtuar kishte shumë vlerë të brendshme.

Morali i këtij rrëfimi është se bukuria është vetëm sipërfaqësore. Çdo gjë që shkëlqen nuk është ari. “Secili njeri fshihet nën gjuhën e tij.” Gjuha shfaq inteligjencën e brendshme, si edhe poshtërsinë e brendshme gjithashtu. “Siguria e një njeriu qëndron në zotërimin e gjuhës së vet.”

Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Ai që është i heshtur, është i suksesshëm!”

Shqipëroi: Daim Abazi