Të Fundit
Gjithsejt: 341 shporta per 341 familjeve ne nevoje.

Gjithsejt: 341 shporta per 341 familjeve ne nevoje.

Në aspektin e bamirësisë dhe humanizmit, përmes një organizimi, tashmë të rëndomtë, në prag të natës së Kurban Bajramit, komisioni i Shportes se Ramazanit se Xhamisë së Klleznës dhe Forumi Rinor i Xhamisë së Klleznës, me rastin e festës së Kurban Bajramit, per te 4 vit me radhe shpërndau SHPORTËN E BAJRAMIT si aksion humanitarë bamirës në ndarjen e ndihmave që iu dedikua familjeve me gjendje ekonomike të rënduar në tërë territorin e komunës së Ulqinit me rrethinë.
Ditën e enjte, xhumane,te shtunen dhe te dielen , Xhamia e Klleznës shpërndau 115 Shporta të Bajramit për 115 familje, ku Shporta festive përmbante gjërat elementare ushqimore dhe ato higjienike.

Ju njoftojmë se, Shporta e Bajramit kishte po të njëjtat produkte ushqimore siç kishte Shporta e Ramazanit, ku gjatë muajit Ramazan u shpërndan 226 shporta të ramazanit për 226 familje, dhe pjesa e mbetur e të hollave nga donatorët e shumtë që kontribuuan gjatë muajit Ramazan, u shpërnda në 115 familje në prag të festës së Kurban Bajramit.

Andaj kemi obligim moral si para Zotit të Plotfuqishëm dhe para donatorëve ku amanetin e tyre, pasurinë e tyre që na besuan neve si xhami në shpërndarjen e ndihmave, e përfunduam me angazhimin maksimal, sinqeritet të plotë dhe me bindje se shpërblimin do ta kemi tek Zoti i Madhëruar, për të gjithë ato që kontribuuan në forma të ndryshme.

Andaj edhe njëherë i falënderojmë nga zemra të gjithë ato që kanë kontribuar në forma të ndryshme, si ato vendas por edhe mërgimtarët tanë, duke e lutur Zotin e Plotfuqishëm që të i shpërblej me të mirat e Tij, dhe ju shtoftë gëzimin në familjet e tyre ashtu siç sollën gëzimin dhe buzëqeshjen në familjet e këtyre familjeve në nevojë, sidomos në prag të kësaj feste të bekuar të Kurban Bajramit.

Cka do te thote qe xhamia e Klleznes kete vit per keto dy festa te medha shperndau githsejte 341 shporta, ku gjatë kësaj jave të kaluar, vlen të përmendet aktiviteti dhe angazhimi maksimal i të gjithë aktivistëve dhe anëtarëve të Forumit Rinor të Xhamisë dhe vet komisionit te Shportes se Ramazanit, të cilët nuk kursyen veten dhe kohën e tyre për t’i realizuar të gjitha këto aktivitete.

Besimtarë të nderuar!
Duke falënderuar Zotin për të mirat që na ka dhënë në vendin tonë, ju ftoj që sa më shumë ta kujtojmë Krijuesin dhe të jemi sa më solidarë ndaj njëri – tjetrit. Në prag të festës së Kurban-Bajramit më lejoni që edhe një herë t’ju urojë të gjithëve shëndet, lumturi, begati, mbarësi, harmoni, dashuri dhe paqe për mbarë njerëzimin!

ME FAT KURBAN BAJRAMI!
Me respekt
Enver Rexha

0-02-01-2ec9516533d16540cda98d7e1ba886cc7a9457f1ad6897dfb112909ee70408f8_full 0-02-01-5ee1fe9541d4760678098934b487fbacff4b4efdcb88e7761b117470969c24bd_full 0-02-01-6af264d466a80e0456b9d1f7d328cef611c83b1089ed2e019834226cbf355f40_full 0-02-01-309e7b730b76d31c7f2ea5d04d0bbe164bbe41533fee230771bf0678ff93ff6e_full 0-02-01-437c731c727aa783bc94f77baafa4811f4df8173eea7633ff4d1adfbb80e1f90_full 0-02-01-9154444da70081fc714143d9d228b14487c7412c617f874d1c945b7e71000b90_full 0-02-01-d3e8fd3e754a72fe1db213ac8b38541e7f9256b2d4ac94b47d55055b1e587a9f_full 0-02-01-d046c853fea805e14897aa60373bb222f85619bd9a9dde3b754bbe5a4cfee3c4_full 0-02-01-df34d98401dcf9c6d3e6801f169330979e3d082491436623f423acde0bea4c94_full 0-02-01-e1b907698a9e21d75c7b598d7919f12f853e8096082857d4a58c69292bf9307b_full 2016-09-08-09-01-44 2016-09-08-09-02-13 2016-09-08-09-02-38 2016-09-08-09-02-42 2016-09-09-14-17-20 2016-09-09-14-17-35