Të Fundit
Forumi Rinor: “Të festojmë së bashku”, në Ulqin dhe Katërkollë.

Forumi Rinor: “Të festojmë së bashku”, në Ulqin dhe Katërkollë.

Ditën e Enjte në Katërkollë dhe të Premtën në Ulqin, Forumi Rinor i Xhamisë së Klleznës realizoi kampanjën me moton “Të festojmë së bashku”, i cili realizohet për të tretin vit me radhë në prag të festës së Kurban Bajramit.

Me anë të këtij aktiviteti aktivistët dhe aktivistet e Forumit Rinor të Xhamisë së Klleznës, treguan dhe uruan qytetaret e pranishem dhe kalimtarët e rastit duke e ndarë së bashku gëzimin dhe festimin e kësaj feste madhështore përmes ndarjes së mesazheve hyjnore Islame, duke treguar dhe përcjellur përmes kartolinave moralin islam, edukatën që duhet ndjekur çdo njeri, si dhe duke treguar vlerat islame si fe e paqes, tolerancës, dashurisë, e lumturisë.

Edhe pse kjo kampanjë e thjeshtë në vetvehte ngjalli interes jashtë zakonisht të madh tek qytetarët e Komunës së Ulqinit, gjë që e përgëzuan Forumin Rinor për këto ide kreative dhe mesazhe inkurajuse. Po ashtu njerëzit patën mundësin të shijojnë ëmbëlsirat e përgatitura për këtë fest bajrami.

Punët me të dashura për Zotin janë punët e vazhdueshme edhe nëse janë të vogla, andaj ne, shpresojmë në vazhdimësinë e punës dhe aktiviteteve tona në të mirë të qytetarëve tanë.

Në emër të Forumit Rinorë të xhamisë së Klleznës falënderojmë të gjithë donatorët dhe bashkëpunëtorët që ndihmuan realizimin me sukses të kësaj kampanje.

Gjithë besimtarëve të besimit islam iu urojmë festën e Kurban Bajramit.

Paçi shëndet, lumturi, dashuri dhe begati në familjet e juaja.

Me respekt.

Kryesia e Forumit Rinor të xhamisë së Klleznës

2016-09-08-10-23-33 2016-09-08-10-24-55 2016-09-08-10-25-18 2016-09-08-10-25-31 2016-09-08-10-27-53 2016-09-08-10-34-34 2016-09-08-11-01-08 2016-09-09-11-11-08 2016-09-09-11-11-13 2016-09-09-11-16-01 2016-09-09-11-20-23