Të Fundit
Fjalët që sjellin një mijë sevape dhe fshijnë një mijë mëkate

Fjalët që sjellin një mijë sevape dhe fshijnë një mijë mëkate

Transmeton Ebu Seid El Hudri r.a. se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. i pyeti sahabët: “A mundet ndonjëri  nga ju që për një ditë të fitojë një mijë vepra të mira?” Njëri nga të pranishmit e pyeti: “Si ka mundësi që ndonjëri prej nesh të fitojë një mijë vepra të mira për një ditë?”

I Dërguari i Allahut s.v.a.s. u përgjigj: “Ai i cili gjatë ditës thotë njëqind herë: SUBHANALLAH, do t’i shkruhen një mijë sevape dhe do t’i fshihen një mijë gabime.” (Sahihul Musilm, kapitulli mbi dhiarin,  nr. 2698).

 

Ja edhe një hadith madhështor për domethënien e të cilit duhet të mendojmë mirë dhe këtë dhikr duhet ta praktikojmë sa të kemi mundësi, sepse në këtë gjendet receta e lumturisë sonë. Allahu i Madhërishëm nëpërmjet pejgamberit të Tij na premton atë që zemrat e njerëzve e duan: Kush bën istigfar rregullisht, Allahu do t’i jap rrugëdalje nga çdo gjendje, do t’ia largoj çdo brengë dhe do ta furnizojë nga nuk ia merr mendja.” (Ebu Davudi dhe ibn Maxhe).