Të Fundit
Filloi aksioni humanitar “Shporta e Ramazanit” – 4 vite me ju.

Filloi aksioni humanitar “Shporta e Ramazanit” – 4 vite me ju.

XHAMIA E KLLEZNËS – Këshilli i Xhamisë së Klleznës dhe Forumi Rinor i Xhamisë së Klleznës, me rastin e muajit të bekuar të Ramazanit, për të katërtin vit me radhë ndërmerr aktivitetin e radhës humanitarë në bashkëpunim me ju bamirës të nderuar në ndarjen e ndihmave që do t’iu dedikohen:
jetimëve, skamnorëve, personave me aftësi të kufizuar dhe nevojtarëve në tërë territorin e komunës së Ulqinit me rrethinë dhe Krajë.

Andaj kërkojmë nga ju bamirës të dashur me aq sa të keni mundësi që të kontribuoni në lehtësimin e jetesës së këtyre kategorive me nevojë në qytetin tonë.

Xhamia e Klleznës ka të regjistruar mbi 200 familje nga i gjithë territori i komunës së Ulqinit dhe Krajës. Shpresojmë që nga ky projekt të përfitojnë këto 200 familje.

Pakot do të shpërndahen në dhjetë ditëshin e fundit të Ramazanit, ku edhe këtyre familjeve sadopak t’ju kthejmë buzëqeshjen në këtë muaj të shenjtë, ku buzëqeshja e tyre është amaneti i jonë.
Një pako do të përmbajë këto lloje produktesh:

- 5 kg. Miell; – 2 l. Voj; – 3 kesa Makarona; – 1 kg. Sheqer; – 1 paketa Çaj filtër; – 1 kg. Oriz; – 3 kesa Supa të gatshme; – 1 kuti Keksa; – 1 kuti Hurma; – 500 gr. Veget;
- 2 copa Sapunë; – Detergjent; – Shampo për flokë; – Pastë për dhëmb

Në emër të Komisionit të Shportës së Ramazanit dhe në emër të këtyre kategorive ju jemi shumë mirënjohës për ndihmën e cila do të përcaktohet nga ana Juaj.

I Dërguari i Zotit, Muhamedi a.s. ka thënë:
“Sadakaja nuk e pakëson pasurinë” “Ai që kujdeset për të shkretët dhe të varfërit është sikur ai që lufton në rrugën e Zotit”
“Lusim Zotin e Lartëmadhëruar që çdo ndihmë tuajën ta radhisë në veprat e mira”
Me respekt
Komisioni i Shportës së Ramazanit

Kontribuo dhe Telefono tani: 069 599 300; 069 829 579;
(Na kontaktoni për kontributin që ofroni, dhe NE vijmë në vendin e përcaktuar nga ju)

Vizitoni webfaqen zyrtare të Xhamisë së Klleznës në internet:
www.xhamiaeklleznes.com
Ulqin, 10.06.2016 – Ramazan 2016

SHPORTA E RAMAZANIT = 2016 - A3