Të Fundit
Faleminderit stërgjyshit tonë Ademit (a.s.)

Faleminderit stërgjyshit tonë Ademit (a.s.)

– Faleminderit stërgjyshit tonë Ademit (a.s.), nga historia e tij mësova se disa pacientë nuk kanë nevojë për ndonjë arsye për të urreyr. Iblisi e urrejti Ademin (a.s.), edhe pse Ademi (a.s.) atij nuk i bëri asgjë të keqe.

– Faleminderit stërgjyshit tonë Ademit (a.s.), nga historia e tij mësova se nuk duhet të besojmë çdo gjë që dëgjojmë, dhe se nuk duhet të na mashtrojë pamja e jashtme e askujt, sepse shumë ujqër kanë veshur veshje të misionarit (predikuesit) dhe shumë njerëz keqbërës po paraqesin veten e tyre si këshilltarë. Pra, a nuk e nxori Iblisi Ademin (a.s.) nga xheneti, duke i thënë: “O Adem, a don të ta tregoj pemën e pavdekshëm dhe pasurinë që nuk zhduket?” (Kurani, Ta-ha, 120)

– Faleminderit stërgjyshit tonë Ademit (a.s.), nga historia e tij mësova se sëmundjet e zemrës janë më vdekjeprurëse sesa sëmundjet e trupit. Zilia e dëboi Iblisin nga mëshira e Allahut dhe nxiti djalin e Ademit (a.s.) që ta vriste vëllanë e tij.

– Faleminderit stërgjyshit tonë Ademit (a.s.), nga historia e tij mësova se mëshira e Allahut është më e madhe se mëkati, pa marrë parasysh se sa është mëkati i madh, nëse njeriu pas mëkatit pendohet sinqerisht. Ademin (a.s.), mëkati e dëboi nga xheneti, por, pendimi dhe bindja ndaj Allahut e kthyen përsëri.

– Faleminderit stërgjyshit tonë Ademit (a.s.), nga historia e tij mësova se njerëzit dëshirojnë të ta bëjnë të dashur mëkatin, ia ndryshojnë emrin e tij. Kështu, “pema e mëkatit” u bë “pema e pavdekshmërisë”, kamata u bë përfitim, verën e quajtën pije shpirtërore, kurse sjellja e çuditshme (ekstravaganca) u bë model.

– Faleminderit stërgjyshit tonë Ademit (a.s.), nga historia e tij mësova se disa njerëz nuk mund t’i kënaqesh, sado që të bësh përpjekje. Iblisi nuk ishte i kënaqur me Allahun e Plotfuqishëm në qiej, e si do të jenë njerëzit të kënaqur me njëri-tjetrin në Tokë.

– Faleminderit stërgjyshit tonë Ademit (a.s.), nga historia e tij mësova se Allahu ka mundur ta krijojë Havanë nga dheu siç e krijoi Ademin (a.s.), por Ai e krijoi atë nga brinja e Ademit, që të ndjejë Ademi dashuri ndaj Havasë, pasiqë ajo është pjesë e tij.

– Faleminderit stërgjyshit tonë Ademit (a.s.), nga historia e tij mësova se nuk duhet ta përbuzim asnjë nga krijesat e Zotit, sepse korbi neve na ka mësuar se si duhet t’i varrosim të vdekurit tanë.

– Faleminderit stërgjyshit tonë Ademit (a.s.), nga historia e tij mësova se konflikti në mes të së vërtetës dhe gënjeshtrës është gjithmonë i njëjti, por vetëm ushtarët e së vertetës dhe gënjeshtrës ndërrohen.

– Faleminderit stërgjyshit tonë Ademit (a.s.), nga historia e tij mësova se disa njerëz janë të gatshëm të bëjnë çdo gjë për t’i arritur qëllimet e tyre. Njëri nga bijtë e Ademit e vrau vëllanë e vet për shkak të gruas.

– Faleminderit stërgjyshit tonë Ademit (a.s.), nga historia e tij mësova se jeta, pa marrë parasysh gjatësinë e saj, e ka kufirin e vet, dhe se njeriu, pa marrë parasysh se sa jeton në Tokë, në fund përfundon në barkun (brendinë) e saj. Ademi (a.s.) ja jetuar një mijë vjet, por pas kësaj ka përfunduar në varr.

Edhem Sherkavi; saff.ba

Përkthim: Miftar Ajdini