Të Fundit
Dunjaja është për katër lloje të njerëzve

Dunjaja është për katër lloje të njerëzve

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të të gjitha botëve. Dërgojmë salavat dhe selam mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, Muhamedin (savs), mbi shokët e tij, mbi familjen e tij dhe mbi të gjithë ata që kanë jetuar dhe kanë vdekur me besim në zemër.

Vëllezër besimtarë!

Tema e hutbes së sotme është: „Dunjaja është për katër lloje të njerëzve“

Pejgamberi (savs), ka thënë:“Unë do t’ua them edhe këtë, andaj mos harroni: gjendja e të gjithë njerëzve në këtë botë është si gjendja e 4 njerëzve:

(1) – Një njeri të cilit Allahu i ka dhënë pasuri dhe dituri, dhe ai ka frikë nga Zoti i tij, dhe duke përdorur dhuratën, i mban lidhjet familjare dhe e di se me çka e obligon Allahu në lidhje me të. Ky është në pozitën më të lartë.”

Kur është në pyetje pasuria, Allahu i Lartësuar muslimanit iaka urdhëruar zekatin, që ta ndajë nga pasuria e tij dhe ta pastrojë detyrën e tij. Mirëpo, besimtari duhet t’i ndihmojë njerëzit e tjerë nga pasuria e tij dhe kështu të fitojë kënaqësinë e Zotit të tij dhe shpërblimin me të cilin do të shpërblehet, vlerën e të cilit e divetëm Allahu i Lartësuar. Njeriu kurrë nuk do të humbasë pse e ndihmon fenë e tij dhe njerëzit. Përkundrazi, ajo që ka dhënë do t’i kthehet shumë herë më tepër.

Për sa i përket diturisë, njeriu është i detyruar ta përhapë diturinë e tij, ta përcjellë, t’i mësojë njerëzit e tjerë dhe të përpiqet sinqerisht duke i ftuar njerëzit në vlerat që ofron Islami.

Nderi i dijes është mbi çdo nder. Dijetar është ai, dituria e të cilit e ka penguar që të mos jetë i pabindur ndaj Zotit të tij. Nëse kohën tonë të lirë e përdorim dhe orientojmë kah fitimi i diturive, ne momentet tona i kemi investuar në fitim të vazhdueshëm. Praktikimi i diturisë na udhëzon që gjithmonë të jemi në shoqërinë e dijetarëve, sepse një fjalë e urtë thotë: “Më mirë është të qash me të dituritn sesa të gëzohesh me injorantin.”

Është faktse ka njerëz që kujdesen shumë për farefisin e tyre. Mirëpo, ndodh që të afërmit e tyre nuk ua kthejnë vëmendjen dhe kujdesin. Më shpesh raste të këtilla janë të njohura për ata që i janë kthyer fesë, kurse të afërmit e tyre ende jo. Duke dashur t’i bojkotojnë, në një farë mënyre, ata bëjnë zgjedhjen më të keqe, dmth. duke i injoruar dhe duke mos ua kthyer vizitën. Muslimani duhet të kujdeset dhe t’i vizitojë të afërmit e tij, pa marrë parasysh sa vëmendje ata i kushtojnë këtij. Kështu ai do ta tregojë fenë e tij dhe vlerat që ka me vete.

(2) – Një njeri të cilit Allahu i ka dhënë dituri por nuk i ka dhënë pasuri, dhe ai me sinqeritet thotë: Po të kisha pasuri, edhe unë do të punoja sikurse ky dhe ai. Dhe ai do të shpërblehet sipas qëllimit të tij, dhe shpërblimi i të dyve është i barabartë.”

Le të përpiqemi ta respektojmë diturinë përmes respektit për ata që e mbajnë atë. Le të përpiqemi të mos na kalojë asnjë ditë, apo asnjë moment i kohës së lirë, të cilin nuk do ta shfrytëzojmë për të mësuar diçka të vlefshme. Atij Allahu i Lartësuar nuk i ka dhënë pasuri, por qëllimi i tij është i sinqertë. Ai me pasurinë do të vepronte sikurse ky njeriu i parë, sepse është i bindur në shpërblimin e Allahut, dhe e di se do të merrmë shumë sesa që ka investuar.

(3) – Një njeri të cilit Allahu i ka dhënë pasuri por nuk i ka dhënë dituri, dhe ai nukdisponon me pasurinë e tij me maturi, dhe në këtë ai nuk ka frikë nga Zoti i tij, as nuk i ndihmon të afërmit e tij të ngushtë, dhe as nuk e pranon të drejtën e Allahut në të – ky njeri është në shkallën më të keqe.”

Ky njeri jeton në shkapërderdhje. Është i bindur se gjithçka që posedon është e tij. Begatitëqë i ka, nuk i konsideron se janë nga Allahu i Plotfuqishëm. Nuk i ndihmon të afërmit, fqinjët dhe miqtë. Ai vetëm mendon për veten e tij dhe sesi t’i kënaqë pasionet e tij.

Le të mos ua lëmë fitimin e diturisë vetëm individëve. Le të mësojmë tëgjithë sa të kemi mundësi. Dituria në Islam gjithmonë është quajtur dritë, kurse injoranca errësirë. Kështu që njeriu që punon në dritë, e di çka bën dhe veprat e tij janë të dobishme, ndërsa ai që punon në errësirë, ​​nuk është i vetëdijshëm se ajo që po bën a është e dobishme apo e dëmshme.

(4) – Njeriu të cilit Allahu nuk i ka dhënë as pasuri dhe as dituri, dhe ai thotë: Nëse do të kisha pasuri,  edhe unë do të punoja si ai dhe ky (personi i fundit i përmendur), dhe ai do të dënohet sipas qëllimit të tij, dhe mëkati i të dyve është i barabartë.” (Tirmidhiu)

Tek ky njeriu qëllimi nuk është i sinqertë. Ai nuk do të vepronte në mënyrën më të mirë, por do të përpiqej të siguronte kënaqësi për vetvete pa i kushtuar vëmendje Zotit dhe njerëzve të tjerë. Nëse qëllimet dhe synimet tona nuk janë të drejta – veprat tona janë të kota.

Ne nuk duhet t’i gjykojmë qëllimet ose nijetetnjerëzore – sepse nuk i dimë ato. Ne i vlerësojmë veprat njerëzore dhe sipas tyre marrim qëndrim. Allahu i Lartësuar, i di qëllimet tona dhe ato që duam ne. Njeriu duhet vazhdimisht t’i rishikojë qëllimet e veta, sepse qëllimet mundtë na prishen. Disa qëllime në start janë të gabuara, kurse disa shejtani përpiqet t’i prishë.

I lutemi Allahut të Plotfuqishëm, që të na bëjë besimtarë të sinqertë dhe të na shpijë në Xhenetin firdevs. Amin!

Përshtati: Miftar Ajdini