Të Fundit
Duke menduar rreth Namazit, kam ardhur në përfundime interesante…

Duke menduar rreth Namazit, kam ardhur në përfundime interesante…

Një dijetar ka thënë : “Jam ndal duke menduar rreth Namazit në pjesën e tretë të fundit të natës dhe kam ardhur në përfundime interesante:

1. Në namazet Farz thirret me zërin e njeriut (Ezani), kurse në Namazin e pjesës së fundit të tretë të natës i thërret Allahu njerëzit.

2. Thirrjen (Ezanin) për Namazet Farz e dëgjon çdo njeri, kurse thirrjen për Namazin vullnetar në pjesën e tretë të fundit të natës e dëgjojnë vetëm disa njerëz.

3. Në thirrjen për Namazet Farz thuhet “EJANI NË NAMAZ-EJANI NË SHPËTIM”, kurse në Namazin e pjesës së fundit të tretë të natës thuhet “A KA NDOKUSH QË KËRKON, QË TI JA JAP…”

4. Namazet obligative i kryejnë shumica e Muslimanëve, ndërsa namazin e natës e kryejnë vetëm ata që i zgjedh Allahu xh.sh.

5. Namazet obligative ndonjëherë i kryejnë edhe munafikët (dyftyrshat), ndërsa namazin e natës e kryejnë në fshehtësi vetëm të sinqertit.

6. Duke falur namazet obligative ndodh që njeriut gjatë këtyre namazeve të mendoj për gjërat që e preokupojnë në Dunja ose shejtani i shkakton vesvese, ndërsa ai që fal namaz nate i ndërpret lidhjet me Dunjan dhe mendon vetëm për Ahiretin.

7. Ndonjëherë njeriu shkon që të kryej namazin obligativ në xhami me nijet që të takohet me vëllezër dhe flasin për gjëra të Dunjas, ndërsa ai i cili kryen namaz nate flet me Allahun xh.sh. dhe Atij i ankohet dhe vetëm prej Tij kërkon.

8. Lutjet në Namazet obligative ndonjëherë mund të pranohen por mund edhe të mos pranohen, ndërsa për Namazin në pjesën e tretë të fundit të natës Allahu xh.sh. ka premtuar që do t’ua pranon lutjet atij që lutet…”A KA NDOKUSH QË MË KËRKON, QË UNË TË IA PLOTËSOJ. …”

9. Në fund të fundit, Namazin në pjesën e tretë të fundit të natës, Allahu i Lartë Madhërishëm nuk i ia lejon sicilit që ta kryen, por ua lejon vetëm atyre të zgjedhurve Të TIJ dhe Dëshiron që t’ua dëgjon lutjet dhe kërkesat që kan ata.
Pra përgëzime dhe myzhde për ata të cilëve Allahu ua ka mundësuar që të luten dhe të qëndrojnë para TIJ derisa të tjerët flejn.