Të Fundit
Cilat janë dobitë e agjërimit sipas shkencëtarëve

Cilat janë dobitë e agjërimit sipas shkencëtarëve

Agjërimi mund t’i bëjë qelizat tona më elastike ndaj stresit. Kështu thonë shkencëtarët të cilët kanë qenë duke studiuar përfitimet shëndetësore të agjërimit për disa vite.

Agjërimi i vazhdueshëm (i quajtur gjithashtu edhe si agjërimi ditor) është bërë tashmë një trend botëror. Në shumicën e versioneve të agjërimit të përhershëm, njerëzit agjërojnë ose hanë pak në disa ditë në javë kurse në ditët e tjera hanë sasi normale të ushqimit.

Agjërimi është diçka që njerëzit e kanë praktikuar gjatë gjithë historisë, shpesh më shumë nga rrethanat se sa nga zgjedhjet personale. Paraardhësit tanë ishin ndoshta ekspertët e agjërimit, duke përfshirë agjërimin në periudha të gjata, transmeton Lajmi.net.

Me këtë mendje, është bërë e ditur nga shkencëtarët se qelizat tona të trupit mund të performojnë mirë edhe nën kushtet e rënda të agjërimit dhe urisë.

Kështu që, një grup i mjekëve dhe shkencëtarëve, kanë dashur të dinë nëse agjërimi bën që qelizat tona të jenë më elastike për t’u dëmtuar në mungesë të humbjes së peshës. Dhe a varen këto përfitimet e agjërimit nga stresi i përkohshëm që agjërimi e shkakton në qelizat tona?

Shkencëtarët kanë qenë në kërkim të përfitimeve të mundshme shëndetësore nga agjërimi për vite me radhë.

Një teori e re sugjeron që përfitimet shëndetësore nga agjërimi janë të lidhura me rënien e sheqerit në gjak që rezulton nga agjërimi, dhe që bën që qelizat tona të punojnë më shumë për të shfrytëzuar format e tjera të energjisë, transmeton Lajmi.net.

Njerëzit të cilët kishin agjëruar vazhdimisht në jetën e tyre u raportua se kishin jetuar më gjatë dhe ishin më të shëndetshëm në moshën më të vjetër.

Këto përfitime anti-plakje janë parë edhe në kafshë të cilët janë vënë në një agjërim të detyrueshëm, me rotacion mes ditëve të ngrënit normal dhe ditëve kur kaloritë ishin të kufizuara. Kohët e fundit, shkencëtarët kanë zbuluar edhe disa efekte të mira të agjërimit në njerëz.

Çfarë nuk është ende e qartë, megjithatë, është arsyeja pse agjërimi ka një përfitim në luftën ndaj plakjes? Kjo pyetje është bërë e komplikuar për shkencëtarët në të gjitha rastet.

Përfitimet shëndetësore nga agjërimi janë gjithashtu edhe humbja e peshës, për ata të cilët vuajnë nga mbipesha.