Të Fundit
Besmir Asllani nga Çaprajt fitues i lojës shpërblyese

Besmir Asllani nga Çaprajt fitues i lojës shpërblyese

Të Dielën me datë 24.01.2016, për të dytën vitë me radhë, përfundoj me sukses loja shpërblyese përmes pëlqimeve në facebook për punimin më të mirë me titull: “Poezia, Eseja më e bukur kushtuar Pejgamberit MUHAMED a.s. të organizuar nga Xhamia e Klleznës.
Pjesëmarrësit në lojë që kanë ofruar punimet e tyre, dhe lërja në dispozicion të publikut, vizitorëve të profilit në facebook të xhamisë së Klleznës gjatë 7 ditëve, ka bërë që të përzgjedhin tre nga kandidatët më të votuarit, apo duke marrë më së shumti pëlqime (LIKE).

Nga kandidatët vendas dhe jashtë vendit që morën pjesë, më të votuarit ishin:
1. Besmir Asllani (nga Çaprejt), 634 vota, pëlqime.
2. Valmir Bajri (nga Shtegvasha), 457 vota, pëlqime.
3. Brejdina Rexha (nga Kllezna), 406 vota, pëlqime.
4. Labinot Rexha (nga Kllezna), 180 vota, pëlqime.
5. Flora Cura (nga Kraja) 155 vota, pëlqime.

6. Ndërsa kandidatët tjerë kishin nën 90 vota, pëlqime.

Vendin e parë e fitoj Besmir Asllani nga Çaprejt, vendin e dytë Valmir Bajri nga Shtegvasha, ndërsa vendin e tretë Brejdina Rexha nga Kllezna, të cilët Xhamia e Klleznës i nderoi me MIRËNJOHJE dhe komplete librash kushtuar jetës dhe veprës së Pejgamberit Muhamed a.s. dhe disa dhurata tjera.

I falënderojmë të gjithë kandidatët që morën pjesë me punimet e tyre, ndërsa falënderim të veçantë për gjithë vizitorët e profilit të Xhamisë së Klleznës në facebook që përcjellin aktivitetet tona dhe që bënë të mundur që të përzgjedhin fituesin e kësaj loje.

Jeni pjesë e aktiviteteve tona, ku do të kemi edhe surpriza tjera në vazhdimësi.

Me respekt.
Këshilli i Xhamisë së Klleznë

2016-01-24 10.50.42 2016-01-24 10.51.50 2016-01-24 11.53.53 2016-01-24 11.53.59 2016-01-24 12.14.04-2