Të Fundit
Arsyeja dhe vlera e agjërimit në muajin Sheval

Arsyeja dhe vlera e agjërimit në muajin Sheval

Pyetja:

Më tregoni, ju lutem, përse pikërisht gjashtë ditë, muaji Sheval dhe agjërimi në këtë muaj ka vlerë kaq të madhe?

Përgjigjja:

Është mirë që pas muajit të Ramazanit të agjërohen gjashtë ditët e Shevalit dhe kjo mbështetet në hadithin e Pejgamberit a.s. në të cilin thuhet: “Kush e agjëron muajin e Ramazanit dhe pas tij gjashtë ditët e Shevalit, do t’i llogaritet sikur ta ketë agjëruar tërë vitin”. Sepse, për çdo një vepër të mirë pasojnë dhjetë shpërblime, që domethënë 36 ditë x 10 = 360 ditë, aq ditë sa ka viti lunar.

I Dërguari i Allahut s.a.v.s. nuk e ka bërë të ditur fshehtësinë e urtësisë që ka të bëjë me agjërimin e gjashtë ditëve të Shevalit, mirëpo është e mundur që muaji Sheval të dallohet për vetë faktin që vjen menjëherë pas Ramazanit, dhe besimtari, me agjërimin e gjashtë ditëve të këtij muaji, tregon fuqinë e tij se nuk e ka dobësuar agjërimi i muajit të Ramazanit , porse është i gatshëm ta respektojë edhe këtë sugjerim të Pejgamberit a.s., dhe njëkohësisht të tregojë nënshtrimin dhe lidhjen e tij konstante ndaj Allahut dhe Pejgamberit të Tij.

Nuk e përjashtoj mundësinë e ekzistimit edhe të arsyeve të tjera, mirëpo asnjëra nuk është shfaqur në Tekst.

_____________
Dr. Enes Ljevakoviq
Fetve-i emini i Akademisë për fetva në kuadër të Rijasetit të BI të BiH-së
www.rijaset.ba

Përktheu:
M. Alija (Islampress)