Të Fundit
Ana e Malit fituese e turnirit në futboll të organizuar nga Bashkësia Islame – Ulqin

Ana e Malit fituese e turnirit në futboll të organizuar nga Bashkësia Islame – Ulqin

Mexhlisi i Bashkësise islame në Ulqin ka organizuar futboll të vogël për xhematet e të gjitha xhamiave në kuadër të tij. Turniri ka përfunduar të dielën me 17.04.2016 me finalen në mes të xhamisë Brajshe-Katërkolle kundër Kollomzes.

Qëllimi i këtij turniri që ishte i pari i këtij lloji, ishte që xhematet të njiheshin në mes vete, të afrohen dhe të tregojmë se feja islame është kudo afër njerëzve në aktivitete të dobishme për shoqërinë.

Sponzorët e këtij turniri ishin kompanitë vendase të cilat ndihmuan organizimin e këtij turniri.

Vendin e parë e fitoi ekipi i përbërë nga Xhamia e Brajshes dhe Katërkollës. Duke qenë se qellimi i këtij turniri ka qenë qe të bashkohet rinia ndërsa pjesemarrja në turnir falas, shpërblimet janë si vijon:

  • vendi i tretë 50 euro
  • vendi i dytë 100 euro
  • vendi i parë 250 euro

Poashtu vendi i parë ka fituar udhetim turistik në Stamboll të financuar nga Mexhlisi si dhe nga shoqata ISKED e cila ka marrë përsipër ndërtimin e medresesë së vajzave në Ulqin.

Si lojtari më i mirë, Adi Allaj ka fituar topin nga vetë kryeimami mr. Ali ef. Bardhi.

Marrur nga: www.islam-ul.com/perfundoi-turniri-ne-futboll/

Vendi i parë: Xhamia e Brajshës dhe e Katërkollës

2016-04-17 20.59.22

Vendi i dytë: Xhamia e Kollomzës

2016-04-17 21.00.19

Vendi i tretë: Xhamia e Kryepazarit

——–

Lini një Përgjigje