Të Fundit
A PREHET KURBANI NATËN E BAJRAMIT?

A PREHET KURBANI NATËN E BAJRAMIT?

I vdekuri, para vdekjes:
-ose ka lënë porosi (vasijet) të prehet Kurban për të
-ose nuk ka lënë porosi (vasijet) të prehet Kurban për të.
-Për të vdekurin i cili ka lënë porosi është vaxhib të prehet kurban për të qoft prind i vdekur qoftë familjarë i vdekur
-Për të vdekurin i cili nuk ka lënë porosi nuk është vaxhib të prehet kurban për të por nëse prehet ai Kurban është Kurban nafile (Vullnetarë) qoft prind i vdekur qoftë familjarë i vdekur.
-I vdekuri, i cili para vdekjes ka lënë porosi (vasijet) që t’i prehet kurbani, ai vasijet (porosi) patjetër duhet t’i plotësohet dhe prehet kurbani për të në ditën e Kurban Bajramit, e jo natën e Bajramit, dhe mishi i atij kurbani shpërndahet në tërësi.
-I vdekuri, i cili para vdekjes nuk ka lënë porosi (vasijet) që t’i prehet kurbani prehet kurbani për të në ditën e Kurban Bajramit, e jo natën e Bajramit, dhe mishi i atij kurbani nuk shpërndahet në tërësi por ndahet në tri pjesë dhe shpërndahët.
-Kurbani për të gjallët theret prej ditës së parë e deri në ditën e tretë të Kurban Bajramit.
-Kurbani për të vdekurit therret prej ditës së parë e deri në ditën e tretë të Kurban Bajramit.
Në suretul “Kevther” Zoti i Madhërishëm ka thënë:
“Fe Sal-li li Rabbike venhar” që do të thotë:Fale namazin(e Bajramit)dhe therre Kurbanin.
Nuk ka thënë:
“Venhar, Fe Sal-li li Rabbike” që do të kishte kuptimin:”Therre Kurbanin e pastaj fale namazin(e Bajramit)”.
Përgatiti: Hoxhë Musli Verbani
Marrur nga FCB i tij.