Të Fundit
A po i neglizhojmë këto tre begati çdo natë?

A po i neglizhojmë këto tre begati çdo natë?

Shumë prej nesh kemi dëshira të ndryshme, probleme, sëmundje, sprova, por ne e harrojmë këtë begati e cila na ofrohet çdo natë, dhe e cila shumicës mund t’i sjellë zgjidhje dhe shpëtim:

Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a se pejgamberi savs ka thënë: »Zbret Allahu çdo natë në qiellin e dynjasë në 1/3 e fundit të saj dhe thotë:

مَنْ يَدْعُونِي فَأَسْتَجِيبَ لَهُ
‘KUSH MË LUTET MUA QË T‘I PËRGJIGJEM ATIJ’,

مَنْ يَسْأَلُنِي فَأُعْطِيَهُ
KUSH MË KËRKON MUA QË UNË T‘I JAP ATIJ, DHE

مَنْ يَسْتَغْفِرُنِي فَأَغْفِرَ لَهُ
KUSH PENDOHET TEK UNË T‘A FALË ATË.’«

(Hadithin e shënon Buhariu dhe Muslimi)

Subhanallah, le të ndalemi nga pak te secila prej këtyre “tri pikave” dhe mendojmë për to, por në të njëjtën kohë, le ta kemi parasysh se kjo është fjala e Atij, i Cili është në gjendje që ta largojë çdo brengë dhe pikëllim, Ai që ka fuqi për të na zgjidhur çdo problem apo për të na shëruar nga çdo sëmundje, Ai i Cili: »Kur dëshiron ndonjë send, urdhri i tij është vetëm t’i thotë: “bëhu!” ai menjëherë bëhet.« (Jasin, 82).

Përshtati: Miftar Ajdini