Të Fundit
A lejohet të festohet ditëlindja?

A lejohet të festohet ditëlindja?

Sipas sheriatit Islam nuk ndalohet, pasi që në te ka të përkujtuarit e dhuntisë (nimetit) të Allahut ndaj njeriut për lindjen e tij. Por kjo me kusht që të mos llogaritet festë e as ta quajë ashtu.

Dhe që të jetë ky përkujtim larg çdo veprimi të ndaluar si: bashkimi i dy gjinive ( jashtë familjarëve ), pastaj veshja e ndaluar e veprime tjera që janë të ndaluara me sheriat.

Shërbehet për këtë çështje me fjalën e Allahut në lidhje me Pejgamberin Isa a.s. ku thotë:
“ Dhe paqja për mua në ditën kur linda dhe në ditën kur do të vdesë dhe në ditën kur do të ringjallem” (Merjem 33)

Dhe gjithashtu në transmetimin e Muslimit nga Ebi Katade el Ensariju se Pejgamberi a.s. është pyetur për agjërimin e ditës së hënë? Ku thotë: “ Është dita në të cilën kam lindur, dhe dita në të cilën më erdhi shpallja – ose më ka zbritur Kur’ani “,,

Ai me këtë aludon në kuptimin që përmban ligjin se dita e lindjes së njeriut është ditë begatie që i obligon atij falënderimin për të.

Hadithi gjithashtu sinjalizon për lejimin e festimit ( përkujtimit ) të të gjitha ditëve të begatisë, pasi që dita e lindjes, dhe dita e shpalljes janë dy begati ( ni’mete ) që kërkojnë falënderim në këto dita.

Kurse për publikimin e gëzimit për çdo begati në cilësinë e falënderimit ndaj Zotit, shërbehemi me kuptimin e përgjithshëm të ajetit kuranor ku thotë: “ Thuaj me Vlerësimin e Allahut dhe rahmetin e Tij, me këtë le të Gëzohen “ (Junus 59)

Lejohet për të afërmit e të zotit të kësaj ceremonie dhe shokëve të tij pjesëmarrja në këtë manifestim që të fusin gëzimin në zemrën e tij, ku kjo është nga veprat e preferuara në fe.

“ Transmeton ibnu Shahini në ‘Ettergib’ me zinxhir të pranuar nga Ebu Hurejre thotë: Është pyetur Pejgamberi a.s. cila punë është më e vlefshme? Tha: Të fusësh gëzimin te vëllau yt besimtar, ose t’ia lash atij borxhin, ose ta ushqesh”.

E ndihmon këtë ajo që transmeton Tabaraniu në ‘El evsat’ me zinxhir të dobët nga Omer ibnul Hattabi ku thotë: “ Është pyetur Pejgamberi a.s. Cila punë është më e mira? Tha:

Futja e gëzimit te besimtari kur ia largon urinë, ose e vesh, ose ia kryen ndonjë nevojë”.
Gjithashtu transmeton Ibnu vehbi në librin ‘El xhamië’ nga Muhamed ibnu Muslim (është nga Taifi) i cili ka mësuar se Pejgamberi a.s. ka thënë: “ Prej punëve më të mira pas farzeve është futja e gëzimit te besimtari “.

Gjithashtu transmeton Ibnu ebi shejbe dhe Ibnu Xha’di me zinxhir ku ka dobësi nga ibnul munkedir ku është pyetur: “Cila punë është më e dashur për ty? Tha: Futja e gëzimit te besimtari. I tha: çfarë ka mbetur tjetër që ka shije të mirë? Tha: Bamirësia ndaj vëllezërve”.

Pra, nëse radhitet manifestimi për këto raste të veçanta në bazë fetare si falënderim dhe rrëfim për to për këto dhunti nga Zoti, dhe përkujtim të ditëve të Zotit, dhe futje e gëzimit te besimtari, atëherë ngritet ligji i kësaj baze për të, dhe nuk mund të llogaritet risi e shëmtuar në bazë të asaj që kanë vendosur fukahatë dhe usulistët , dhe në bazë të asaj që veproi umeti islam në të kaluarën dhe tash në kuptimin e risisë.
( Allahu e din më së miri )

Qendra për feva Egjipt nr. 3619 dt. 1/5/2011

Përktheu: Mr. Ragmi Destani

(Islampress)