Të Fundit
100 sunnete të jetës së përditshme të Pejgamberit s.a.v.s.

100 sunnete të jetës së përditshme të Pejgamberit s.a.v.s.

I. Sunnete para shkuarjes në banjo, gjatë qëndrimit në të dhe pas daljes nga ajo 

1. Hyn në banjo me kokë të mbuluar.

2. Hyn në banjo me këpucë (është fjala jo këmbëzbathur a me çorape, pra bie fjala me papuçe, etj. – shën. i përkth.)

3. Lexoje du’anë para se të hysh në banjo.

4. Hyn në banjo me këmbën e majtë.

5. Ulu gjatë kryerjes së nevojës së vogël. Kurrë nuk duhet kryer nevojën e vogël duke qëndruar në këmbë.

6. Gjatë kryerjes së nevojave fiziologjike nuk duhet kthyer me gjoks ose shpinë nga Kibleja.

7. Mos fol derisa je në banjo.

8. Kujdes që gjatë urinimit të mos spërkatësh (moskujdesi ndaj kësaj gjëje shkakton dënim në varr).

9. Pas kryerjes së nevojave fiziologjike duhet pastruar veten me ujë.

10. Dil nga banjoja me këmbë të djathtë.

11. Lexoje du’anë pas daljes nga banjoja.

II. Sunnete para, gjatë dhe pas ngrënies

12.  Shtro ndonjë rrobe (cohë) mbi dysheme para ngrënies.

13. Laji të dyja duart deri në nyje.

14. Zbathi këpucët (e të ngjashme – shën. i përkth.) para ngrënies.

15. Ulu në dysheme dhe ha.

16. Para së të fillosh ngrënien thuaj me zë “Bismi’l-lah ve ala bereketi’l-lah”.

17. Gjatë ngrënies ulu ose në të dy gjunjët ose në njërin, ndërsa tjetrin ngrite, ose ngriti që të dy.

18. Mos u mbështet diku gjatë ngrënies.

19. Ha me dorën e djathtë.

20. Ha me tre gishtërinjtë e dorës (të madhin, treguesin dhe të mesmin – shën. i përkth.), nëse është e mundur.

21. Nuk duhet ngrënë derisa ushqimi është shumë i nxehtë.

22. Mos i fryj ushqimit.

23. Ha nga ana që është para teje.

24. Nëse ndonjë kafshatë nga ushqimi bie në tokë, merre atë, pastroje dhe haje.

25. Gjatë ngrënies, nuk duhet që të rrihet krejtësisht pa folur.

26. Mos e shaj dhe mos gjej gabime në ushqim.

27. Pastroje plotësisht pjatën dhe enët e tjera pas ngrënies. Nëse veprojmë kështu, enët bëjnë du’a për ne.

28. Pas ngrënies, lëpij gishtërinjtë.

29. Lutu (bëj du’a) pas ngrënies.

30. Largoje ushqimin para se të ngrihesh.

31. Laji të dy duart pas ushqimit.

32. Pastaj shpërlaje edhe gojën.

III. Sunnete para, gjatë dhe pas pirjes

33. Thuaj “Bismil-lah” para se të pish.

34. Muslimani duhet të pijë me dorë të djathtë. Shejtani (la’netull-llahi alejh) pi me dorën e majtë.

35. Ulu dhe pi.

36. Mos pi drejpërdrejt nga ibriku ose shishja. Fillimisht duhet hedhur pija në gotë e pastaj pihet.

37. Pi me 3 ndërprerje (gllënjka), duke e larguar enën për pirje nga goja secilën herë.

38. Pasi të kesh pirë thuaj “Elhamdulil-lah”.

IV. Sunnete para gjumit

39. Është sunnet që të flemë menjëherë pas namazit të jacisë.

40. Përpara se të shkosh të flesh, diskuto me anëtarët e familjes tënde mbi çështje që kanë të bëjnë me fenë (qoftë duke lexuar ndonjë libër fetar, qoftë duke treguar ngjarje nga jeta e sahabëve r.a., etj., etj.).

41. Të flemë duke qenë me abdest.

42. T’i pastrojmë dhëmbët me misvak.

43. T’i ndërrojmë rrobet (d.m.th., të veshim pizhama e të ngjashme) para gjumit.

44. Të vendosim surme në të dy sytë.

45. Fshije shtratin tri herë përpara se të shtrihesh në të.

46. Të flemë në krahun e djathtë.

47. Të flemë me pëllëmbën e djathtë të vënë nën faqen e djathtë.

48. Të flemë duke i mbajtur këmbët jo krejtësisht drejt.

49. Mos fli duke qenë i shtrirë në bark.

50. Të flesh në shtrat (bie fjala në krevat e të ngjashme) ose të flesh në dysheme (pra, përtoke), që të dyja janë sunnet.

51. Të kthehemi nga Kibleja.

52. Të lexojmë suren El-Mulk para gjumit.

53. Të lexojmë Ajeti Kursinë.

54. Para gjumit t’i lexojmë nga tri herë suret El-Ihlas, El-Felek dhe En-Nas, e të fryejmë në shuplaka dhe pastaj ta fërkojmë të tërë trupin me to tri herë.

55. Të bëjmë tesbih para gjumit (d.m.th., 33 herë Subhanall-llah, 33 herë Elhamdulil-lah dhe 34 herë Allahu Ekber).

56. Të bëjmë lutje (du’a) para gjumit.

V. Sunnete kur të zgjohemi nga gjumi

57. Të zgjohemi për namaz nate (tehexhxhud).

58. Kur të zgjohesh, fërkoje fytyrën dhe sytë me shuplakat e duarve në mënyrë që t’i largosh efektet e gjumit.

59. Pastaj thuaj “Elhamdulil-lah” tri herë e pastaj thuaje “Kelimen Tajjibe”, pra “La ilahe il’lall-llah, Muhammedun resulu’ll-llah”.

60. Pastaj lexoje du’anë (lutjen) e zgjimit nga gjumi.

61. Rregulloje shtratin vetë.

62. Pasi të jesh zgjuar, pastroje gojën me misvak.

VI. Sunnete gjatë veshjes së rrobave

63. Pejgamberi s.a.v.s. pëlqente rrobet me ngjyrë të bardhë.

64. Kur Pejgamberi s.a.v.s. vishte ndonjë rrobe, ai gjithmonë fillonte me gjymtyrët e djathta.

65. Kur ai hiqte ndonjë rrobe nga trupi i tij i bekuar, gjithmonë fillonte nga gjymtyrët e majta.

66. Burrat duhet t’i mbajnë pantallonat (e të ngjashme) mbi nyjet e këmbëve. Gratë duhet të sigurohen që rrobet e tyre t’i mbulojnë edhe nyjet.

67. Burrat duhet të mbajnë në kokë kapele (d.m.th., kapele me prejardhje islame) ose turban. Gratë duhet të mbajnë shalle e shami që gjithmonë ua mbulojnë flokët.

68. Kur t’i mbathësh këpucët, së pari mbathe të djathtën e pastaj të majtën.

69. Kur t’i zbathësh ato, së pari zbathe të majtën e pastaj të djathtën.

VII. Sunnete gjatë hyrjes në shtëpi

70. Të bëjmë lutjen (du’anë) para se të hyjmë në shtëpi.

71. T’i përshëndesim ata që janë në shtëpi me “Esselamu alejkum”.

72. Ta lajmërojmë ardhjen tonë duke u kollitur, përshëndetur, etj., megjithëse ajo mund të jetë shtëpia jonë.

VIII. Sunnete të ndryshme

73. Përdorimi i misvakut është një sunnet i mrekullueshëm i Pejgamberit të Allahut s.a.v.s. Ai që e përdor misvakun kur merr abdest dhe pastaj falet, ai do të fitojë 70 herë më shumë sevabe. Përdorimi i tij gjithashtu do t’ia mundësojë besimtarit që me lehtësi ta shqiptojë shehadetin në çastet e vdekjes.

74. Të pastrohemi (të marrim gusull) në ditën e xhuma.

75. Të përdorim parfum (kjo vlenë vetëm për meshkujt).

76. Për meshkujt që të mbajnë mjekrën një grusht të gjatë.

77. T’i mbajmë këpucët me dorën e majtë.

78. Të marrim abdest në shtëpi para se të shkojmë në xhami.

79. Të hyjmë në xhami me këmbë të djathtë.

80. Të dalim nga xhamia me këmbë të majtë.

81. Derisa ecim të mbajmë shikimin ulur.

82. Të flasim butësisht dhe me mirësjellje.

83. T’i përshëndesim të gjithë muslimanët me “Esselamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu”.

84. Të tregojmë mëshirë për ata që janë më të rinj se ne.

85. T’i respektojmë më të vjetrit.

86. T’i respektojmë prindërit.

87. Ta vizitojmë një musliman kur ai është sëmurë.

88. Të jemi të mirë ndaj fqiut tonë.

89. Ta takojmë një musliman me fytyrë të qeshur.

90. Të kujdesemi për të varfërin dhe nevojtarin.

91. Të mbajmë marrëdhënie të mira me të gjithë të afërmit tanë.

92. Ta respektojmë dhe nderojmë musafirin, megjithëse ai mund të mos ketë pozitë të lartë.

93. Të jemi mikpritës ndaj musafirit tonë.

94. Të shkëmbejmë dhurata me njëri-tjetrin.

95. Të konsultohemi me prindërit, mësuesit ose me më të vjetrit përpara se të bëjmë a veprojmë diçka.

96. Të meditojmë mbi krijimtarinë e Allahut të Madhërishëm.

97. T’i urdhërojmë njerëzit të bëjnë mirë.

98. T’i ndalojmë ata nga e keqja.

99. Për çdo ditë të lexojmë pjesë nga Kur’ani Fisnik.

100. T’i lutemi Allahut të Madhërishëm që të na i plotësojë nevojat tona në secilën gjuhë që ne dëshirojmë.

Përktheu: Daim Abazi